LIVE UPDATES
Aktualitet

Rektori i UT letër të hapur Shahinit: Duhet të shtyni zgjedhjet, po shkelni ligjet e po i mohoni studentëve të drejtën e v

6 Maj 2020, 18:13 Nga DOSJA
Rektori i UT letër të hapur Shahinit: Duhet të shtyni zgjedhjet,

TIRANË- Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, me anë të një letre të hapur i është drejtuar sot ministres së Arsimit, Besa Shahini, dhe i kërkon që të shtyjë zgjedhjet. Në letër Koni shprehet se Shahini është duke përjashtuar mbi 15 mijë studentë të Universitetit të Tiranës nga procesi zgjedhor dhe e drejta e tyre ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Rektori më tej shprehet se urdhri i ministres është në kundërshtim me ligjin nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”; Vendimin nr.342 datë 25.04.2020 të Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në Vendimin nr.243 datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, me të cilin, gjendja e fatkeqësisë natyrore në vend është shtyrë deri në datën 23.06.2020, si dhe urdhërin nr.260 datë 01.04.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale “Për një ndryshim në Urdhërin nr.190 datë 19.03.2020.

LETRA E PLOTË

Në vijim të komunikimit zyrtar, së fundmi edhe me shkresën nr.1551/1 datë 4 maj 2020 (https://unitir.edu.al/…/uploads/2020/05/Shkrese-MASR-04.05.…), me anë të së cilës ju kam kërkuar të rishikonit Urdhrin nr.99, datë 26.3.2020 “Për disa ndryshime në Urdhrin Nr.8, datë 14.01.2020 “Për procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë”, duke ju renditur edhe arsyet e pakontestueshme të kësaj kërkese, të mbështetura në nene të caktuara të ligjit të arsimit të lartë 80/2015 dhe të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, miratuar me Vendimin Nr.5, datë 10.02.2020 të Senatit Akademik UT, por, sidomos duke patur parasysh edhe një numër të konsiderueshëm të akteve të nxjerra nga Qeveria, Kuvendi i Shqipërisë, apo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kushtet e shpalljes së fatkeqësisë natyrore dhe të pandemisë, të shkaktuara nga Covid 19, në të cilën gjendet vendi ynë, po ju drejtohem me këtë letër të hapur.

Në fakt, isha shpresëplotë, që në mënyrë të menjëhershme (nuk duhet të ishte e nevojshme as shkresa dhe as kërkesa ime për ta bërë Ju këtë gjë), do të shpallnit ndryshimin e Urdhërit nr.99 datë 26.03.2020 dhe shtyrjen e fillimit të procesit zgjedhor (që sipas udhërit tuaj nr.99 datë 26.03.2020, është data 11 maj 2020) dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve (data 12 qershor 2020), për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë. Pa harruar edhe faktin tjetër shumë të rëndëssishëm që Urdhëri juaj nr.99 datë 26.03.2020 është i pazbatueshëm edhe për arsye të një Urdhëri tjetër, të nxjerrë po nga ju, pikërisht të Urdhërit nr.104 datë 30.04.2020 “Për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020 nga institucionet e arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia COVID-19”, me të cilin keni urdhëruar se kur dhe se cilët studentë do të paraqiten në auditore, pra, e thënë ndryshe, keni urdhëruar se cilët studentë mund apo duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e votës, apo të drejtën për t’u zgjedhur, dhe cilët të tjerë, nuk duhet ta kenë këtë të drejtë.

Në fakt, të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, studentëve ia ka dhënë ligji i arsimit të lartë 80/2015 dhe Rregullorja e Zgjedhjeve, duke i caktuar ata si një nga dy trupat zgjedhore në institucionet publike të arsimit të lartë, për të zgjedhur rektorin dhe dekanin; apo edhe përfaqësuesit e tyre në Senatin Akademik, dhe për t’i përfaqësuar denjësisht ata në këtë organ kolegjial. Pa dashur të zgjatem dhe të tregoj konkretisht në këtë letër të hapur argumentet ligjore dhe nënligjore, të cilët janë parashtruar të gjitha në shkresën e fundit nr.1551/1 datë 4 maj 2020, ajo çfarë dua të theksoj edhe një herë është fakti që, duke mos ndryshuar Urdhërin nr.99 datë 26.03.2020, jeni duke përjashtuar mbi 15 mijë studentë të Universitetit të Tiranës nga procesi zgjedhor dhe e drejta e tyre ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Urdhëri juaj nr.99 datë 26.03.2020, në këtë periudhë bie ndesh me aktet e nxjerra në kuadër të pandemisë, si psh: • Ligjin nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”; • Vendimin nr.342 datë 25.04.2020 të Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në Vendimin nr.243 datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, me të cilin, gjendja e fatkeqësisë natyrore në vend është shtyrë deri në datën 23.06.2020. • Urdhërin nr.260 datë 01.04.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale “Për një ndryshim në Urdhërin nr.190 datë 19.03.2020 “Për ndërprerjen e veprimtariosë së institucioneve arsimore publike dhe jobublike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit Covid 2019“, me të cilin është urdhëruar mbylljen e institucioneve arsimore deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni Covid 19.

Në lidhje me të gjitha sa më sipër, me shkresën nr.1556 datë 04.05.2020, i kam kërkuar Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të shprehë qëndrimin e tij zyrtar. Jam akoma në pritje të këtij qëndrimi. Shpresoj shumë që reagimi apo qëndrimi i Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, të jetë në unison me të gjitha përpjekjet dhe me atë çfarë është bërë në këto dy muaj, për manaxhimin me sukses të situatës të shkaktuar nga virusi Covid 19 në vendin tonë. Zonja Ministre, Sikurse ju kam kërkuar edhe në shkresën nr.1551/1 datë 4 maj 2020, po ju kërkoj publikisht edhe një herë të bëni ndryshimin e Urdhërit nr.99 datë 26.03.2020, për shtyrjen e procesit zgjedhor dhe datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në vend, deri në shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e fatkeqësisë natyrore në vend si dhe të urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.

Më herët sot, Mynyr Koni ka shkarkuar pedagogët që janë në Komisionin Institucional të zgjedhjeve me motivacionin se kishin shkelur rregullat. Nga ana tjetër Shahini në një interviste televizive u shpreh se po shihet mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini mynyr koni zgjedhjet ne ut besa shahini mynyr koni zgjedhjet ne ut

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen