LIVE UPDATES
Aktualitet

Rihapja e dosjes “Gërdeci”, Fatmir Mediu: Sulm politik! Jam hetuar e përgjuar 360°

3 Nëntor 2021, 15:36 Nga DOSJA
Rihapja e dosjes “Gërdeci”, Fatmir Mediu: Sulm politik! Jam

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dalë në një konferencë për shtyp për të bërë reagimin e tij të parë lidhur me rihapjen e çështjes së shpërthimit në Gërdec. Para mediave në një konferencë për shtyp, ish-ministri i Mbrojtjes u shpreh se deri më tani kishte heshtur në respekt të viktimave të shpërthimit, por shtoi se e gjitha ishte sulm politik ndaj tij, pasi ishte hetuar vite më parë. Në fjalën e tij, Mediu u shpreh se menjëherë pas ngjarjes së rëndë dha dorëheqjen nga posti duke votuar edhe vetë për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë hetimeve. Sipas tij, ai dhe familjarët e tij janë hetuar dhe përgjuar nga Prokuroria, e se procesi ishte ezauruar.

Fjala e Mediut:

Jam për të prezantuar qëndrimin tim në lidhje me veprimet e Prokurorisë së Pocaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK dhe me vendimin të Gjykatës së Posaçme të Apelit sipas të cilave edhe një herë synohet gjykimi im në lidhje me tragjedin e Gërdecit. Që në krye të herës dua të them si kerkesa e SPAK për të rihapur këtë çështje drejtuar Gjykatës së Lartë po ashtu dhe vendimi i Gjykatës së Apelit janë akte juridike në kundërshtim të plotë me Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, Kushtetutën e Shqipërisë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut. Si të tilla këto akte kompromentojnë rëndë profesionalizmin dhe pavarësinë e këtyre institucioneve dhe nuk sjellin asnjë dobi për drejtësinë apo për interesin publik. Përkundrazi krijojnë precedentë shumë të rrezikshëm për liritë dhe të drejtat e njeriut, kur cënojnë rëendë dhe dukshëm disa prej parime të rëndësishme për një proces të rregullt ligjor. Kundërshtimi im ligjor i këtyre akteve dhe vendimin të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme të Apelit nuk lidhet aspak e theksoi me ndonjë qëllim tim për të refuzuar drejtësibërjen po me bindjen së këto shkelje vetëm bërjen e drejtësisë nuk kanë qëllim. Paligjshmëria në gjykimin tim nuk prodhon asnjëherë drejtësi por të kundërtën. Propaganda manipulative dhe qëllim-keqe si dhe interesat e disa grupeve politike të mbështetura nga grupet mediatike të caktuara nëpërmjet fabrikimit, publikimit të lajmeve të rreme dhe keqintepretimit të fakteve kanë synuar të krijonë perceptimin se Ministri i Mbrojtjes, është ai përgjegjës për atë ngjarje dhe se i është shmangur drejtësi-bërjes gjatë këtyre viteve. Nuk kam reaguar kundrejt sulmeve të ulta të përbaltjes vetëm në respekt të dhimbjes dhe vuajtjes të atyre që e pësuan rëndë në atë tragjedi, por kështu duket se i është krijuar terren çdo intriganti dhe spekulanti që të dezinformojë dhe përbaltë. Janë fakte të pakundërshtueshme dhe të provuara me dokumenta që nuk kam pasur asnjë lidhje direkte apo indirekte unë apo familjarët e mi me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit në Gërdec. Urdhrat e Ministrit për zhvillimin e procesit të demontimit janë bazë dhe për zbatim të vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe legjislsacionit në tërëzi. Nuk ka asnjë nxitje apo shtysë apo presion nga ana e Ministrit për të miratuar bazën juridike të zhvillimit të këtoj procesi. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë dhe të gjërë me të gjitha nivelet e strukturave civile dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk është prezantuar pranë ministrit asnjë shqetësim në lidhje me mënyrën se si zhvillohej veprimtaria e demontimit në Gërdec dhe në mënyrë të posaçme mbi sigurinë teknike të këtij procesi.

Kam dhënë dorëheqjen si Ministër dy ditë pas ngjarjes duke e parë vetën përgjegjës moral dhe politik si asaj ngjarje të rëndë. Por aspak i fajshëm si shkaktar i pasojave. Akti im i dorëheqjes ishte gjithashtu shprehje e dhimbjes së thellë për jetët e humbura në atë tragjedi. Nuk jam shmangur hetimit dhe gjykimit të kësaj çështje, kam kërkuar që në fillim dhe votuar heqjen e imunitetit dhe jam vendosur në dispocicion të hetimit pa asnjë rezervë, menjëherë. Prokuroria e Përgjithshme e kohës ka bërë për mua dghe familjarët e mi një hetim 360 gradë si asnjë politikan tjetër apo funksionar tjetër publik duke kqyrur cdo llogari bankare apo dokument që lidhej me mua apo me familjarët e mi, duke pyetur çdo person që kishte lidhje me mua brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke përgjuar telefonin dhe jo vetëm. Pra nuk është e vërtetë që për këtë cështje nuk ka pasur hetim si për mua apo dhe për të tjerë, apo se kjo çështje nuk është gjykuar. Për këtë çështje ka pasur hetim dhe ka  vendime gjyqësore sipas të cilave janë deklaruar fajtor dhe disa të tjerë kanë fituar pafajësi. në vitin 2009 mbrojtësit e mi ligjor i kanë kërkuar Gjtakës së Lartë dhe dua ta theksoi që edghe pse se kisha fituar imunitetin, të vazhdojë me hetimin e çështjes, por nuk kamë kërkuar mosvazhdimin e gjykimit sikur se dezinformojnë dhe manipulojnë disa. Për këtë do t’iu kërkojë të lexoni vendimin përkatës të Gjykatës së Lartë atë pjesë ku theksohet dhe pse përfaqësuesit e Fatmir Mediut duan të vazhdojnë gjykimin dhe nuk i njohin vetës imunitet, imuniteti nuk është vendim personal por e drejtë kushtetuese e Kuvendit prandaj kërtkesa për vendim gjykimi nuk mund të konsiderohet. Jam pjesëmarrës në katër procese të tjera gjyqësore të Gjtkatës së Lartë gjatë periudhës 2009-2012 të nxitura dhe të iniciuara kundër meje për qëllime meskine nga grupe të cilat kanë kanë abuzuar dhe përdorur dhimbjen e familjarëve dhe viktimave. Ajo çfarë SPAK sot kërkon dhe Gjtkata e Posaçme e Apelit ka vendosur janë çështje të shqyrtuara nga prokuroria e Përgjithshme në vitin 2014 dhe përsëri nga Gjykata dhe Prokuroria e Tiranës në vitin 2018. Në dy rastet Prokuroritë përkatëse kanë refuzuar rihapjen e kësaj çështje dhe në 2018-ën Gjtkata e Tiranës ka lënë në vendimin e Prokurorisë në fuqi.

LAJMI KRYESOR: I pandehur për dosjen ‘Gërdeci’, Fatmir Mediu: Sulm politik, jam gjykuar njëherë!

(I.A;k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike dosja gerdeci fatmir mediu dosja gerdeci fatmir mediu

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit