LIVE UPDATES
Editorial

Ryshfeti, korrupsioni, krimi si një “institucion”!

30 Qershor 2021, 06:28 Nga DOSJA
Ryshfeti, korrupsioni, krimi si një “institucion”!

Rreth një muaj më parë, në intervistën time në TV Ora News me gazetaren Matilda Mcini, pasi folëm për paratë e pista që injektohen në ekonomi dhe efektin që kanë ato në shoqëri, unë theksova se “Në të gjitha rastet qytetari është i prekur, kështu që paraja e zezë ndikon në shëndetësi, arsim, siguri, dhe na vendos përpara presioneve që na rrezikojnë dhe jetën.”

Pas rasteve të humbjeve të jetës që kanë ndodhur ditët e fundit, e kam akoma më të fortë mendimin se ne jemi përditë përpara rrezikut për humbjen e jetës. Unë nuk mendoj se ndonjë shqiptar, është habitur kur e pa Shqipërinë të renditur në vendin e dytë në raportin e Bankës Botërore dhe BERZH-it në lidhje me nivelin e rryshfeteve sipas vendeve. Nuk mendoj se është habitur ndokush as nga renditja e Shqipërisë në vendin e gjashtë në botë dhe në vendin e parë në Evropë në lidhje me kanabisin.

Nuk mendoj se këto kanë qenë diçka që na ranë si rrufe në qiell të pastër, asesi nuk mund ta mendoj këtë, duke qenë se përditë ne po i paguajmë me jetët tona “renditjet në vendet e tilla të nderit”.

Duke qenë e lidhur me fushën e biznesit, për shkak të profesionit tim, unë e di se niveli i rryshfetit në Shqipëri, është në nivele shumë të larta.

Në nivelin e shoqërisë shqiptare, ryshfeti është një praktikë tashmë “e institucionalizuar” e cila drejtohet nga logjika e ftohtë, që ka një dinamikë të tijën të përcaktuar. Ryshfeti është një fenomen i perceptuar por dhe i pranuar gjerësisht nga ne. Biznesi e ka të qartë se çdo kontroll rimbursimi TVSH-je do të marr 5 deri në 10% të shumës që rimbursohet, çdo kontroll për tatim fitimin do të marrë një bakshish të majmë, doganieri do të marr minimumi 10.000 lekë të reja për çdo praktikë të rëndomtë doganore e kështu me rradhë.

Në 30 vjet tranzicion të vështirë, pavarësisht nga fakti se korrupsioni konsiderohet si faktor i cili shtrembëron çmimet dhe kushtet e tregut, zvogëlon besimin tek autoritetet, ndikon në zhvillimin e pa qëndrueshëm ekonomik të vendeve dhe kompanive, dekurajon investimet, rrit pasigurinë për të kryer transaksioneve ekonomike ndërkombëtare dhe rrit kostot e funksionimit të kompanive, përpjekjet për të luftuar korrupsionin kanë qenë krejt të paqarta, dhe shumë të vakta.

Ryshfeti është bërë një sjellje e pranuar, një rregull i ri shoqëror dhe, për këtë arsye është shndërruar në një “institucion” të ri. Ngritja e këtij “institucioni” nuk vjen nga mos njohja e ligjeve por nga situata frikësuese e ndërtuar nga vetë institucionet e shtetit kundrejt biznesve dhe kundrejt qytetarit. Bizneset dhe qytetarët, nuk shihen si partnerë të shtetit të cilët me taksat që paguajnë bëjnë të mundur funksionimin e tij por shihen si “lopët” që duhen mjelë për të mbajtur shtetin me taksa por edhe për të pasuruar me rryshfete punonjësit e tatimeve dhe të doganave, të cilët “luftojnë” shumë (me pagesa dhe tarafe) për t’i marrë këto vende pune dhe për t’i mbajtur sa më gjatë ato.

Gjatë 25 viteve të punës sime në sektorin privat jam ndeshur me shumë situata të pakëndëshme të cilat kanë filluar nga kërkimi i rryshfetit me metodën e kërkimit të lëmoshës e deri në situata të kërkimit të rryshfetit me presion. Jam gjendur shpesh nëpër situata absurde kur jam ndjerë e turpëruar përballë kërkuesit të ryshfetit të cilit nuk i dridhej aspak qerpiku, kur kërkonte të më fuste si ndërmjetëse për rryshfet mes biznesit, në mënyrë që marrësi i rryshfetit të mos linte asnjë gjurmë mes tij dhe biznesit.

Jam gjendur nëpër situata në të cilat jam ndjerë e pafuqishme kur kontrollet tatimore dhe doganore nuk kanë pranuar asnjë argument ligjor për çështjet që reklamonin por vazhdonin të këmbëngulnin në argumentet e tyre absurde vetëm e vetëm që biznesi të ndjente presionin dhe të paguante rryshfet.

Ka pasur raste kur para syve të mi shihja dyshimin që i ngrihej biznesit (klientit tim) për aftësitë e mia profesionale sepse e kisha të pamundur të mposhtja kokëfortësinë dhe arrogancën e kontrolleve tatimore dhe doganore të cilët me superioritetin e pushtetit përpiqen të të zhvleftësojnë pa mëshirë, vetëm e vetëm që të marrin shumën të cilën kanë planifikuar përpara se të nisin akt-kontrollin.

Por ashtu siç unë jam gjendur shpesh mes ryshfetit të detyruar të biznesit, po ashtu të gjithë ne jemi duke prekur përditë ryshfetin për hapësirat e plazheve, për marrjen e patentave, për kurimin nëpër spitale, për pagesat nën dorë që jemi të detyruar të paguajmë nga maja e piramidës e deri tek punonjësi më i rëndomtë i shtetit dhe pastaj përfundojmë emra për kronikën e zezë sepse tek ne krimi e blen drejtësinë, policinë dhe shtetin të cilët ne i paguajmë që të na mbrojnë.
Të gjithë zgjohemi dhe ngrysemi duke e patur jetën të ngarkuar me pamundësi për të qenë të pa ofenduar, për të qenë të respektuar dhe të vlerësuar, me pamundësinë për të jetuar.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial korrupsioni ne shqiperi meri lika korrupsioni ne shqiperi meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 29 Qershor 2021, 20:41

Danimarka, sërish “Hirushja” e Euro 2021?

Kampionati Europian i futbollit ka hyrë në fazën e emocioneve “vrastare”. Kampion të mëdhenj si Ronaldo janë larguar, ndërsa ekipe pretendente si Franca e Gjerm...

Editorial 29 Qershor 2021, 16:40

Grenell, si provokator në shërbim të mitit serb

La zananë e zu zurnanë: kështu do t’i thuhej, me një fjalë të vjetër shqipe, ndërrimit të profesionit nga z. Richard Grenell, i cili është vënë të provokojë his...

Editorial 24 Qershor 2021, 11:52

E vërteta e Ramës për dështimin e BE-së

Plot 7 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria e sheh veten të ngecur. Këtë herë Bashkimi Europian nuk e caktoi datën për hapjen e negociatave ...

Editorial 22 Qershor 2021, 09:48

Mesazhi pas sulmit ndaj Dritan Lelit

Unë nuk e njoh Dritan Lelin. Nuk e kam takuar asnjëherë. Di vetëm atë që dinë të gjithë. Ai është kryetar i Bashkisë së Vlorës prej vitit 2015. Pasi mbylli mand...

Editorial 22 Qershor 2021, 07:45

Fiskalizimi, mirë apo keq?

Nga janari 2021, ekonomia jonë hyri në një proces të ri, në implementimin e përdorimit të faturës fiskale.Deri më sot, situata nuk ka qenë aq shumë problematike...

Editorial 21 Qershor 2021, 18:22

Futbolli – dritarja ku pamë botën

Goool…mijëra njerëz në stadium dhe miliona që e ndjekin ndeshjen përballë ekraneve të televizorëve apo aparateve celularë, përjetojnë një ekstazë të vërtetë. Ma...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!