"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
‘S’dija ku do shkonim…çantën e kam mbajtur unë, brenda kishte armë’/ Vrasja e Armando Beqirit, mbahe
12 Qershor 2021, 14:49Nga DOSJA
ISLANDË– Gjykata e Islandës ka vendosur që të mbajë në paraburgim deri më 1 tetor, Shpëtim Qerimi, një nga katër personat e akuzuar për vrasjen e Armando Beqirit. Në deklaratën e tij, ai ka pranuar se ka çuar me makinë Angjelin Sterkajn në Rauðagerði, por shtoi se nuk e dinte pse do të shkonin, ose çfarë do të ndodhte.
Ndërkohër që nga hetimet ka rezultuar se me 12 shkurt, një ditë para vrasjes, Shpëtimi dhe Angjelin u takuan morën një çantë brenda të cilës kishte armë. Çanta u mbaj nga Shpëtimi deri ditën e vrasjes, ndërsa shtoi se nuk e kishte parë ç’kishte brenda saj. Ky detaj është konsideruar i pabesuesshëm pasi arma bashkë me silenciatorin shkonte pak më shumë se 40 centimetra. Prandaj nuk është shumë e besueshme që Shpëtimi s’ka marrë vesh planin e grupit. Tani ai duhet që të qëndrojë në paraburgim pasi rrezikon të largohet nga vendi për t’i shpëtuar burgut.
Përveç Shpëtimit dhe Angjelin, të akuzuar për vrasjen janë edhe Murat Selivrada dhe Claudia Sofia Coelho Carvahlo. Detyra e këtyre të fundit ishte që të ndiqnin lëvizjet e shqiptarit nga Tepelena.
Armando Beqiri u qëllua nëntë herë me një pistoletë me silenciator, pikërisht në ditën e tij të lindjes. I riu nga Shqipëria, babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë në vend, pikërisht në prangun e banesës.
TIRANË– Asnjë vdekje nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 2,916 teste të kryera, pozitivë kanë r...
ATHINË– Mediat greke kanë publikuar detaje të tjera lidhur me shqiptarin që dyshohet se ka vrarë 20-vjeçaren Caroline Crouch në banesën e saj, mëngj...
Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, ka mësuar ekskluzivisht se mësueset e shkollës “Qemal Stafa” kanë evidentuar disa ushtrime që penalizojnë maturantët për ...
TIRANË– Në gjashtë ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë” janë shembur 35 objekte në Ksamil, Sarandë e Velipojë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çu&...
TIRANË– Një sherr mes vajzash ka ndodhur në një qendër estetike një ditë më parë, ku ka mbetur e lënduar një 33-vjeccare.Mësohet se sherri mes grave ka deg...
TIRANË-Pasi protestuan mbi dy orë përpara Ministrisë së Arsimit, maturantët kanë mbyllur protestën në mënyrë paqësore dhe pa incidente.Më pankarta në duar ...
Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga...
TIRANË– Deklarata e ministres Kushi për provimet e Maturës Shtetërore nuk i ka qetësuar aspak maturantët. Teksa ministrja tha se do të rishikohet niveli i ...