LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja dhe Britania ndihmë Australisë për të prodhuar nëndetëse bërthamore

16 Shtator 2021, 10:13 Nga DOSJA
SHBA-ja dhe Britania ndihmë Australisë për të prodhuar

SHBA– Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të ndihmojnë Australinë të zhvillojë një flotë nëndetësesh me energji bërthamore, tha të mërkurën Presidenti amerikan Joe Biden, ndërsa udhëheqësit e të tre vendeve njoftuan një partneritet të ri trepalësh të sigurisë të fokusuar në rajonin Indo-Paqësor.

Ne duhet të jemi në gjendje të trajtojmë si mjedisin aktual strategjik në rajon, ashtu edhe se si ai mund të evoluojë“, tha Presidenti Biden. “Sepse e ardhmja e secilit prej kombeve tona, dhe me të vërtetë e botës, varet nga një rajon Indo-Paqësor i lirë, i hapur, dhe i begatë në dekadat në vazhdim”.

Treshja do të njihet me shkurtimin AUKUS.

Presidenti Biden, Kryeministri australian Scott Morrison dhe Kryeministri britanik Boris Johnson theksuan se këto nëndetëse me energji bërthamore nuk do të mbajnë armë bërthamore.

Më lejoni të jem i qartë, Australia nuk po kërkon të marrë armë bërthamore ose të krijojë një aftësi bërthamore civile“, tha zoti Morrison, duke folur virtualisht në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me homologët e tij amerikanë dhe britanikë. “Dhe ne do të vazhdojmë të përmbushim të gjitha detyrimet tona të mospërhapjes bërthamore”.

Një zyrtar i lartë i administratës Biden, i cili informoi gazetarët para njoftimit, caktoi një afat kohor prej 18 muajsh që të tre vendet të punojnë së bashku për të identifikuar rrugën optimale për prodhimin e nëndetëseve.

Zoti Johnson tha se vendi i tij do të luajë një rol të rëndësishëm në shkëmbimin e njohurive me Australinë, një ish-koloni britanike që mbetet pjesë e Commonwealth-it, një organizatë e udhëhequr nga Mbretëresha Elizabeth II.

Kjo marrëveshje, tha ai, “do të mbështetet në ekspertizën që Britania e Madhe, ka fituar gjatë brezave që datojnë nga lëshimi i nëndetëses së parë bërthamore të Marinës Mbretërore mbi 60 vjet më parë”.

Partneriteti i ri do të lejojë që të tre vendet të ndajnë informacion dhe ekspertizë më lehtë në fushat kryesore teknologjike të tilla si inteligjenca artificiale, teknologjia kibernetike, teknologjitë kuantike, sistemet nënujore dhe aftësitë e goditjeve me rreze të gjatë.

Kjo nismë ka të bëjë me sigurimin që secili prej nesh të ketë një aftësi moderne, aftësitë më moderne që na duhen për të manovruar dhe për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve që zhvillohen me shpejtësi“, tha Presidenti Biden.

Një përgjigje ndaj Kinës

Edhe pse asnjë nga tre udhëheqësit nuk e përmendi Kinën në komentet e tyre të mërkurën, analistët e shohin këtë si një lëvizje tjetër të aleatëve perëndimorë për të reaguar ndaj rritjes së Pekinit në fushat ushtarake dhe teknologjike.

Tashmë është e qartë nga konteksti se përgatitja për një mjedis lufte me intensitet të lartë – dhe kjo është ajo që bën një nëndetëse – ka me të vërtetë vetëm një kundërshtar potencial të qartë në atë ekuacion“, tha Euan Graham, bashkëpunëtor i lartë për sigurinë e Azi-Paqësorit në Zyrën në Singapor të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Marrëveshja, e nënshkruar nga vendet që tashmë mbajnë lidhje të ngushta, është një shenjë e qartë e synimit të Uashingtonit për të mbetur një fuqi dominuese dhe stabilizuese në rajon.

SHBA efektivisht është e gatshme të ndajë pothuajse gjithçka që ka“, tha Julian Ku, një profesor i Universitetit Hofstra i cili fokusohet në mosmarrëveshjet dhe ligjin ndërkombëtar. “Ajo e ngre, atë që tashmë është një aleancë shumë e thellë, në një nivel tjetër”.

Flota e re, të cilën një zyrtar i administratës Biden e përshkroi se kishte karakteristikat e “fshehtësisë, shpejtësisë, manovrimit, mbijetesës”, do të ketë një gamë më të gjerë dhe mund të qëndrojë nën sipërfaqe për periudha të gjata.

Taktikisht, kjo do t’i japë Canberra-s një mjet operacional për të ruajtur fuqinë luftarake nënujore për një kohëzgjatje shumë më të gjatë në Paqësorin Perëndimor, në krahasim me nëndetësen aktuale me naftë të Australisë“, tha Eric Sayers, një studiues jorezident në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve, i cili fokusohet në politikat e sigurisë në rajonin Azi-Paqësor.

Marina kineze ka një flotë prej 60 nëndetvsesh, e cila përfshin gjashtë nëndetëse sulmuese me energji bërthamore.

Deri në këtë njoftim, Australia kishte qenë në bisedime me kompaninë franceze Naval Group për të ndërtuar deri në 12 nëndetëse bërthamore të me projektim francez. Ky program u vlerësua të kushtojë deri në 70 miliardë dollarë.

Presidenti Biden vuri në dukje se kjo është një përpjekje shumëpalëshe dhe se treshja mirëpret ndihmën nga aleatët e vjetër. “Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë ngushtë me Francën dhe vendet e tjera kryesore në të ardhmen“, tha ai./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson eric sayers euan graham joe biden scott morrison boris johnson eric sayers euan graham joe biden scott morrison

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen