LIVE UPDATES
Ekonomi

Shëndetësia në “alarm”, rritet vdekshmëria foshnjore dhe jetët e humbura nga simptoma të panjohura me 2019

21 Maj 2020, 14:08 Nga DOSJA
Shëndetësia në “alarm”, rritet vdekshmëria

TIRANË- Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetër shëndeti i popullatës po përkeqësohet, duke rritur jetët e humbura në mosha të reja.

Teksa numri i lindjeve është në rënie të mprehtë vitet e fundit, vdekshmëria foshnjore i është kthyer rritjes. Vdekshmëria në këtë grupmoshë zakonisht është tipar i vendeve të varfra. INSTAT raportoi sot se, në vitin 2019, niveli vdekshmërisë foshnjore është 10,3 për 1 mijë lindje të gjalla kundrejt 8,9 për lindje të gjalla në vitin 2018. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 38,2 % dhe “sëmundjet që shfaqen në periudhën e rreth lindjes” me 27,6 % të kësaj grup moshe gjithsej.

Rriten  vdekjet nga infarktet dhe simptomat e panjohura

Në vitin 2019, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 21.937, duke shënuar një rritje prej 133 vdekje më shumë se në vitin paraardhës (ose 0,6 %). Sipas gjinisë, 11.781 është numri i vdekjeve të raportuara për meshkuj (1,0 % më shumë se në vitin 2018) dhe 10.156 vdekje të raportuara për femra (0,2 % më shumë se në 2018). Niveli bruto i vdekshmërisë për vitin 2019 është 768,6 vdekje për 100 mijë banorë përkundrejt 760,6 që ishte në vitin 2018. Referuar shkaqeve të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë vdekjet nga “shkaqet natyrale” 94,1 %, ndjekur nga “Aksidentet” me 2,4 %.

Në vitin 2019, vdekjet nga grup-sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 53,4 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 410,0 për 100 mijë banorë dhe krahasuar me vitin paraardhës ka një rritje prej 0,9 %.

Brenda grup-sëmundjes të “Aparatit të qarkullimit të gjakut” përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “sëmundjet kronike të zemrës” me 29,4 %, “sëmundjeve të enëve të trurit” me 28,9 % dhe “sëmundjet ishemike të zemrës” me 23,9 %. Vdekjet nga grup sëmundja “simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, shënon një rritje prej 2,2 %, krahasuar me vitin 2018.

Në këtë grup, 72,4 % të rasteve e zënë vdekjet mbi moshën 70 vjeç dhe shkaku specifik i vdekjes “vdekje nga pleqëria” zë 96,8 % të vdekjeve në këtë grup. Vdekjet nga grup-sëmundja “Tumore” zënë 16,3 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i tretë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara (nga sëmundjet).

Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh është 125,5 për 100 mijë banorë dhe ka një ulje prej 3,0 %, krahasuar me vitin 2018. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi i “tumore të aparatit të tretjes”, me 34,2 % dhe “tumore të aparatit të frymëmarrjes” me 25,9 %.

Burrat vdesin nga tumoret, gratë nga sëmundje të panjohura

Vdekshmëria sipas gjinisë Grupi i sëmundjeve të “aparatit të qarkullimit të gjakut” janë shkaku kryesor i vdekjeve si tek burrat dhe tek gratë me një nivel vdekshmërie 422,6 për burrat dhe 397,5 për gratë, për 100 mijë banorë.

Grup-sëmundjet “Tumore” janë shkaku kryesor i vdekjeve tek meshkujt me një nivel vdekshmërie 159,4 për 100 mijë banorë, ndërsa për femrat 91,8 për 100 mijë. Gratë kanë nivelin më të lartë të vdekshmërisë në grupin e “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, 146,4 për gratë dhe 117,9 për burrat, për 100 mijë banorë.

Mosha e reja vdesin nga helmimet, të moshuarit nga tumoret

Me rritjen e moshës rritet dhe numri i vdekjeve nga sëmundjet e “aparatit të qarkullimit të gjakut”, këto sëmundje janë shkaku kryesor i vdekjeve në grupmoshat mbi 70 vjeç. Grup sëmundjet “Tumore” shënon vlera të larta në grupmoshën 50-59 vjeç me mbi 30 % të numrin të vdekjeve në këtë grupmoshë, ndërsa në grupmoshat 40-69 vjeç vdekjet nga tumoret janë shkaku i mbi 25 % të rasteve të vdekjeve. Dëmtimet traumatike dhe helmimet janë grupi me peshën më të madhe në vdekjet e shkaktuara për grupmoshën 15-39 vjeç.

Gjirokastra me vdekjet më të larta, Tirana më të ultat

Sipas qarqeve, koeficienti bruto më i lartë i vdekjeve vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 1245.0 për 100 mijë banorë, ndërsa më i ulëti në qarkun e Tiranës me 598.3. Qarku i Beratit shënon vlerën më të lartë të koeficientit bruto të vdekshmërisë për grup sëmundjet “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 534.1, ndërsa qarku i Durrësit shënon vlerën më të ulët me 345.4 për 100 mijë banorë.

Referuar grup sëmundjes “Tumore” në vitin 2019, koeficienti bruto më i lartë i vdekjeve është në qarkun e Gjirokastrës dhe Korçës përkatësisht me 215.2 dhe 175.4, ndërsa më i ulëti në qarkun e Tiranës dhe Durrësit me 94.5 dhe 115.4 vdekje për 100 mijë banorë të qarqeve përkatëse. Në vitin 2019, vdekshmëria sipas grup sëmundjeve kryesore për çdo qark ruan të njëjtën strukturë, është e dallueshme që në qarkun e Gjirokastrës dhe Elbasanit vdekjet nga “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” zënë mbi 20 përqind të vdekjeve në këto qarqe.

(Marrë nga Monitor.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale vdekshmeria foshnjore vdekshmeria foshnjore


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë