LIVE UPDATES
Ekonomi

Si u gjendën shqiptarët e Ukrainës pas shpërthimit të luftës?

8 Maj 2022, 15:19 Nga DOSJA
Si u gjendën shqiptarët e Ukrainës pas shpërthimit të

“Çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë, unë do të jem këtu”, thotë Aleksandr Dermentli, një shqiptar nga fshati Karakurt i Ukrainës. Fshati i tij ndodhet në jugperëndim të Odesës, rajon i cili, në javët e fundit, disa herë ka qenë shënjestër e sulmeve të ushtrisë ruse. Dermentli, 55-vjeçar, thotë se ka disa shqiptarë që luftojnë në krah të forcave ukrainase, por nuk jep më shumë detaje për ta.


Ukraina ndodhet nën pushtimin rus qysh më 24 shkurt. Mijëra njerëz atje janë vrarë, miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë. Dermentli, i cili udhëheq Shoqatën “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, thotë se në këtë vend jetojnë rreth 5,000 shqiptarë – të përqendruar kryesisht në rajonin e Odesës dhe të Zaporizhjas. Në Karakurt, ai thotë se situata është ende e qetë dhe se bombardimet dëgjohen vetëm natën. Ai tregon se fshati është mbushur me shqiptarë të tjerë që janë zhvendosur nga zona e Kievit dhe e Odesës.

Ai thotë se disa grave dhe fëmijëve u ka ndihmuar të ikin jashtë kufijve. “Një familje nga qyteti Irpin ka ikur në Shqipëri dhe ka shumë familje [me prejardhje shqiptare] që kanë ikur në Gjermani; në Poloni ka shumë; në Zvicër ka pak”, tregon Dermentli për Radion Evropa e Lirë.


Ai thotë se është në kontakt me disa shqiptarë në Zaporizhja – një zonë më e prekur nga luftimet – për të konfirmuar se kanë furnizime të mjaftueshme me ushqime dhe ilaçe.

Disa organizata humanitare, përfshirë Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, janë të pranishme në Ukrainë, por qasja e tyre shpesh është e limituar, për shkak të luftimeve.

Bashkëvendësja e Dermentlit, Nelli Syupyur, është zhvendosur me djalin e saj tre vjeç në qytetin Gisen të Gjermanisë.

Bashkëshorti i 43-vjeçares me prejardhje shqiptare ka mbetur në Ukrainë, për shkak të ligjit të luftës, i cili nuk i lejon burrat e aftë për luftime, të ikin jashtë vendit.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Nelli thotë se pak ditë pasi ka nisur lufta, ajo është larguar nga Odesa bashkë me fëmijën e saj; kanë arritur me tren në qytetin Lviv dhe, prej aty, kanë ecur më shumë se 30 kilometra në këmbë, për të kaluar kufirin me Poloninë, bashkë me të zhvendosur të tjerë.

Atje thotë se e kanë ndihmuar disa shqiptarë nga Gjermania, duke e shoqëruar për në këtë shtet.

Pasi të përfundojë lufta, Nelli thotë se dëshiron të jetojë në Shqipëri.

“Kishim plan me burrin të shkonim në Shqipëri dhe Kosovë, sepse djali im ka lindur në Tiranë. Dëshiroj që ai ta dijë gjuhën letrare [shqipe] dhe të shohë tokën ku ka lindur”, thotë Nelli.


Për shkak të situatës në Ukrainë, ajo thotë se rrallë arrin të kontaktojë me bashkëshortin.“Burri mendon për neve, më thotë puthe djalin, më do edhe mua, flasim pak”, tregon ajo shkurtimisht.


Nelli, me profesion koreografe, thotë se ka jetuar midis zonave të Kievit dhe Odesës – aty ku i ka pasur studiot e vallëzimit. Nelli tregon se autoritetet gjermane e kanë financuar, i kanë dhënë një apartament dhe se tani pret të nisë kursin e gjuhës vendase. Maxim Kirchev, 39-vjeçar, po ashtu me prejardhje shqiptare, është larguar nga Kievi në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai thotë se bashkë me gruan e tij, Ludmillën, dhe dy fëmijët e tij – katër dhe gjashtë vjeç – janë larguar nga kryeqyteti ukrainas pak pas sirenave të para për sulme.

“Kam qenë i përgatitur me familjen time, sepse ka qenë presion i madh dhe ne kemi fëmijë… Unë e kam parashikuar një sulm të tillë, jo vetëm me trupa, por edhe me sulme ajrore. Prandaj, qëkur kanë nisur sulmet e para, ne kemi tentuar të largohemi nga Kievi, para se të bllokoheshin rrugët”, rrëfen Maximi. Ai dhe familja e tij janë duke jetuar tani në Ivano-Franvisk, një qytet në perëndim të Ukrainës, prej nga është edhe gruaja e tij. Maximi thotë se ka nisur të punojë në një kompani për telekomunikime dhe se, tash për tash, nuk planifikon të kthehet në Kiev. Të parët e shqiptarëve të Ukrainës sot besohet se kanë arritur atje rreth 200 vjet më parë, për t’iu ikur atëbotë luftërave të Perandorisë Osmane në zonën e Ballkanit.

Shumë prej tyre besohet se kanë ruajtur gjuhën dhe traditën. Dermentli thotë se komuniteti shqiptar, para fillimit të luftës, po planifikonte hapjen e një shkolle në gjuhën shqipe në fshatin Karakurt. Aktualisht, nxënësit atje, por edhe në zona të tjera me shqiptarë, mësojnë vetëm një orë në shqip gjatë javës. Dermentli dëshiron që gjuha shqipe të mësohet sa më shumë, andaj thotë se i flet shqip djalit të tij dy vjeç. Ai thotë se edhe gruaja e tij, Ana, e cila është ukrainase, e mëson vazhdimisht shqipen. Ai, po ashtu, thotë se dëshiron të vizitojë Shqipërinë sapo të përfundojë lufta.

Por, fundi i luftës nuk duket afër. Pas dështimit për të marrë kontrollin e Kievit dhe për të rrëzuar Qeverinë atje, ushtria ruse ka përqendruar ofensivën në juglindje të Ukrainës. Nga të dyja anët ka luftime të ashpra, ndërkohë që edhe bisedimet për tv gjetur zgjidhje vazhdojnë, por, deri më tash, pa ndonjë rezultat.

Marrë nga REL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sociale sociale lufta rusi-ukraine lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll
Ekonomi 8 Maj 2022, 06:30

Policët më të mirë janë ekonomistët

Tom Wainwright, në botimin e tij tejet interesant “Narconomics”, përdor ekonominë ((e)conomics) për të përshkruar dhe për të kuptuar trafikun e përbotshëm të na...

Ekonomi 8 Maj 2022, 10:18

Përgatituni për ndryshimet klimatike monetare

Nga Les Nemethy, CEO Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën BotëroreNe po hyjmë në një epokë të re monetare, të karakterizuar nga inflacion...

Ekonomi 8 Maj 2022, 09:41

Ekonomia ilegale e kanabisit

Me qëllim rritjen e punësimit dhe ekonomisë, Kryeministri Edi Rama shpalli së fundmi nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor. Por nisma e qeverisë erdhi në ...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!