LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali/ Spitali privat ngatërron CD-të e skanerëve të pacientëve, i riu rrezikon jetën: Mora një qese me ilaçe, mendov

18 Shkurt 2021, 21:16 Nga DOSJA
Skandali/ Spitali privat ngatërron CD-të e skanerëve të

TIRANË– Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në shëndetësi, ku një i ri ka rrezikuar jetën pasi stafi i një spitali privat i dha CD-në e një skaneri që kishte bërë një pacient tjetër.

Ardian Cami ka dyshime të forta se edhe mjekimi që ka marrë nga ky spital është i personit tjetër, pasi skaneri tregonte se pacienti tjetër “ishte për intubim”.

“Në datën 5 dhjetor 2020 kam bërë kontroll mjekësor te Turkish Hospital, që është në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. U vizitova se kisha një shtrëngim në kraharor. Duke dëgjuar lart e poshtë për Covid shkova në këtë spital privat bëra një skaner dhe një vizitë” thotë Ardiani, ndërsa ka paguar edhe faturat; 150 mijë skaneri, 50 vizita.

“Pas vizitës doktoresha më dha një listë të gjatë me ilaçe e vitamina. Shkoj i marr në Maqedoni se u shqetësova. Në skaner thoshte se kam Covid. Unë përveç shtrëngimit në kraharor, s’kisha asnjë shqetësim tjetër. As temperaturë, as këputje trupi. Shijen, nuhatje dhe oreks kisha. U shqetësuan edhe ata të shtëpisë” pohon Ardiani, ndërsa tregon edhe pasojat nga mjekimi.

“Sa fillova të marr ilaçet, i ndjeva shumë keq. Më ra të fikët. Bëj analiza në spitale të tjera dhe më thonë s’ke Covid. Ata të Turkish Hospital më dhanë edhe një CD me skanerin. Ua dërgoj njerëzve të mi jashtë dhe më thonë se nga imazhet në skaner je ‘për intubim’. Brenda zarfit të skanerit ishte një emër tjetër, nuk ishte emri im. Edhe skaneri që më dhanë nuk ishte i imi, por i dikujt tjetër. Më rrezikuan jetën. Edhe mjekimet që mora do të jenë të atij tjetri, pasi ishin sa një qese marketi. Nuk dua dëmshpërblim asnjë gjë, dua drejtësi” përfundon ai.

Pacienti dhe bashkëpunëtorët e “Fiks Fare” shkuan për të pyetur në Spitalin “Turkish Hospital”, duke kërkuar CD-në e saktë të skanerit, të bërë në datën 5 dhjetor 2020. Fillimisht, sportelistet i thonë se do ta sjellim, por ato ia vonojnë. Herën tjetër, kordinatorja i thotë se pacientit se CD-të e skanerave të vitit 2020 janë fshirë të gjitha. Pas shumë minutash, sportelistja dhe kordinatorja i thotë pacientit se duhet të vijnë pas 1 ore. Pas kësaj sorollatje, stafi i spitalit bëri gati një CD dhe ia jep pacientit.

Por, bashkëpunëtori dhe pacienti kërkojnë edhe protokollin e mjekimit të dhënë, ndërsa kordinatorja i lë takim me doktoreshën Arjana Sina. “Ne e kemi në sistem. Futemi dhe shikojmë sistemim. Unë kërkoj falje për gabimin, por s’është bërë gabim në mjekim. Këtë rast e kam parë me kujdes, s’dua të më rëndojë mbi mua.

Ka ndodhur një gjë, padashje ka ndodhur që atë disk s’e ka parë njeri, se ne nuk kemi nevojë ta shohim. Unë të ofroj një test sereologjik nëse e ke kaluar apo jo” i thotë doktoresha pacientit. Më pas justifikohet se në një ditë shikon 120 CD me skanera dhe një gjë e tillë edhe mund të ndodhë.

“E kam parë veten në sytë e prokurorisë sikur unë të isha kriminel, mund të ndodhte. Ajo që duhet të siguroj që nuk është bërë asnjë gjë jashtë protokollit. Unë s’kam bërë asnjë gabim. Pacienti që ishte te dosja jote s’ka pasur nevojë për mjekim, ishte shëruar. Ti s’ke marrë mjekimin e atij. Mua më marrin shumë në telefon pasi u bie të fikët. Ndodh një këputje e frikshme dhe bie trupi. Realisht bie pacienti” pohon doktoresha, ndërsa i thotë se edhe testi sereologjik nuk e përcakton nëse e ke kaluar apo jo koronavirusin. “Mos harroni një gjë, që ka njerëz që nuk krijojnë antikorpe. 10 % e njerëzve, pas asaj, nuk krijojnë antikorpe. Ti më hidh në gjyq, bëj ça të duash je i hapur. Po rëndësi ka të jetë ky mirë. Se unë dal nga burgu, dal nga të gjitha pa problem fare” përfundon doktoresha.

***

“Turkish Hospital International Tirana”

Pacienti – Më duhet një kopje të grafisë që kam bërë këtu në datën 5 dhjetor (2020).
Sportelistja – Ne grafitë i japim vetëm me disk. Ta verifikoj direkt tani. Mund të më japësh…
Pacienti – Ardian Cami.
Sportelistja – Ardian Cami.
Pacienti – Urdhëro të jap një dokument.
Sportelistja – Një moment të lutem, do verifikojmë. Do presim, të them unë.
Pacienti – Ok.

Pas disa minutash…

Sportelistja – E ke marrë përgjigjen e diskut më përpara apo jo?
Pacienti – Po.
Sportelistja – Do pak kohë që të bëhet.
Pacienti – Sa?
Sportelistja – Maksimumi 5 minuta, 7 minuta.

Presim…

Sportelistja – Po verifikojmë. Po verifikojmë dhe diskun, se nuk po arrijmë ta gjejmë.
Kordinatorja – Se janë fshirë imazhet e 2020-ës.
Pacienti – Po tani, si?
Kordinatorja – Nuk e kam si imazh. Po diskun nuk e keni juve?
Pacienti – Po jo pra.
Kordinatorja – Unë kam vetëm përgjigjen.

Shkojmë sërish!

Fiksi – Të lutem na lë një orë që edhe ne mos të rrimë këtu.
Sportelistja – Ja e kemi mbaruar të vitit të kaluar dhe…

Pas 1 ore…

Sportelistja – Ja ku e ke (CD-në).
Fiksi – Mjekimin që ka marrë?!
Kordinatorja – Jo, mjekimin nuk e gjej dot.
Fiksi – Ne morëm diskun (më përpara), po është i dikujt tjetër. Deri më sot s’e ka kapur Covidi.
Kordinatorja – Duhet të flasësh me personat që janë përgjegjës për këtë pjesë. Unë mjekimin nuk kam ku ta gjej. E di kush ishte, ja dy minuta të flisni me doktoreshë Arjanën.

Vjen doktoreshë Arjana

Fiksi – Problemi është këtu…

Doktoresha – E kam lexuar, bëhet fjalë për një skaner.

Pacienti – Po.

Doktoresha – E kam lexuar, madje kam folur edhe me doktoreshën që e ka ndjekur, që madje edhe e ka referuar dhe i kemi kthyer përgjigje. Dhe nuk është parë skaneri që kemi futur ne aty brenda, se ne nuk kemi nevojë ta shohim atë skaner. Ne kemi sistem, aty nuk ka ngatërresë. E kam përgatitur edhe letrën do ta jap dorazi për të thënë që unë kërkoj falje për gabimin njerëzor. Nuk të është bërë asnjë gabim përsa i përket trajtimit.
Fiksi – Ka bërë analiza të gjitha (në spital tjetër), jo i kanë thënë nuk ke Covid, mos bëj gabim se do ikësh…
Doktoresha – Ai ka Covid se e kam parë unë. Këtë rast e kam parë me aq kujdes. Nuk dua të më rëndojë në jetën time asnjë lloj gabimi njerëzor. Profesional dhe keqdashës se pastaj njerëz jemi, dalim me makinë, shtypim dikë. Të thashë që ka ndodhur fakti, kur ne kemi përfunduar çdo gjë, aty ka disa disqe dhe atë… atë disk s’e ka parë njeri! Se ne nuk kemi nevojë ta shohim. Ne e japim për juve. Ne kur shohim CD-në apo imazhet skanerike të dikujt , ne përshembull kemi sistemin tonë. Futemi dhe del sistemi jonë. Unë të ofroj të bësh një sereologjik (analizë nëse e ke kaluar apo jo Covid 19) për të kuptuar e ke kaluar apo s’e ke kaluar. Vjen gjithë Tirana dhe unë shoh minimumi 120 skanera në ditë. Edhe mund të bëj ndonjë gabim se megjithë këtë punë mund të ndodhi. E kam parë veten në sytë e prokurorisë si personi që mund të isha kriminel përshembull. Nuk është bërë asnjë gjë jashtë protokollit.

Fiksi – Si ka mundësi që sapo iku që këtu i ka dhënë problem, i ka rënë të fikët. E dyta, përse nuk iu hoq mjekimi…
Doktoresha – Si reagon njëri nuk reagon tjetri. Dëgjo, po të ishte puna që unë të kem bërë ndonjë gabim, unë do gjeja… Unë kam marrë në telefon doktoreshën. Unë nuk kam bërë asnjë gabim, po edhe mund ta kisha bërë! Dhe fatmirësisht pacienti që ishte emri te dosja jote është pneumoni në rezorvim. Ai ishte shëruar dhe s’kishte nevoja për mjekim. Ne nuk i kemi dhënë mjekim atij. Që do të thotë, ti s’ke marrë mjekimin e atij. Po të ishte ngatërruar historia ti s’do kishe marrë mjekim. Ti thjesht ke marrë mjekimin tënd. Merre CD-në tëndë, diskutoje te kush doktor imazherist ku të duash ti.

Fiksi – Ishte rëndë (pas mjekimit), të të bjerë të fikët.

Doktoresha – E di sa veta mi bien të fikët mua. E di sa veta më marrin në telefon dhe i bien të fikët?! Sepse ndodh një këputje e frikshme. Njerëzit dalin nga ajo sëmundje pa muskuj… 4 pacientë i kam, kanë rënë në banjo. Po janë drama të rënda. Sepse ne s’kemi më ça të bëjmë. Ne po përpiqemi fortë, po ne s’kemi ça të bëjmë

Fiksi – Do ta bëj sereologjikun…

Doktoresha – Mos harroni një gjë, që ka trupa që nuk krijojnë antikorpe. 10 % e njerëzve, pas asaj, nuk krijojnë antikorpe. Ti më hidh në gjyq, bëj ça të duash je i hapur. Po rëndësi ka të jetë ky mirë. Se unë dal nga burgu, dal nga të gjitha pa problem fare.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet turkish hospital turkish hospital

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen