15 Mars 2024, 11:54
Nga DOSJA

TIRANE - Trajneri Sylvinho ka zbuluar listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet miqësore të muajit mars, atë me Kilin në Parma të Italisë më 22 mars dhe në Stokholm përballë Suedisë më 25 mars.
Ka surpriza në listën prej 26 lojtarësh që trajneri brazilian ka zgjedhur për të provuar në këto dy ndeshje, që tashmë janë shumë pranë edhe grumbullimit zyrtarë për finalet e Europianit.
Në Kombëtaren kuqezi do të rikthehet Armando Broja, sulmuesi që aktivizohet tek Fulhami që nga janari i këtij viti, edhe pse e pak minuta në dispozicion, Sylvinho ka vendosur ta provojë, duke qenë se në prag të ndeshjes me Republikën Çeke gjatë eliminatoreve, problemet fizike nuk ia lejuan që të qëndronte më tepër se 48 orë në grumbullim dhe për asnjë ndeshje.
Për herë të parë grumbullohet nga Sylvinho edhe Rei Manaj, i cili po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin turk, ku ka shënuar rreth 17 gola. Ndërkohë që për herë të parë gjithashtu grumbullohet Arbër Hoxha. Shqiptari i Kosovës është një emër i ri për ne, ai luan me Dinamon e Zagrebit si sulmues i majtë. Një test interesant ky, por që do të vë në pozita të vështira konkurence me sa duket dy lojtarët e tjerë të atij pozicioni si Seferi dhe Uzuni.
Veç rikthimeve kjo listë ka edhe disa mungesa të rëndësishme. Më kryesorja është padyshim mungesa e qendërmbrojtësit Ardian Ismajli, i cili është dëmtuar. Ndërsa mungesa e Gjasulës, Mujës dhe Dakut janë ato që bien disi në sy, duke qenë se janë lojtarë të reparteve ku për momentin ka mbipopullim.
Megjithatë trajneri ditën e shtunë do të dalë në konferencën për shtyp për këto ndeshje për të shpjeguar më tepër gjëra rreth përzgjedhjeve të tij të këtyre dy ndeshjeve, ndërkohë që grumbullimi do të fillojë nga e diela pasdite, ku lojtarët që nuk kanë ndeshje me klubet e tyre do të mbërrijnë në Tiranë.
Ja dhe lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore më 22 mars, ora 20:45, Shqipëri - Kili, në stadiumin “Ennio Tardini”, në Parma të Italisë dhe më 25 mars, ora 19:00, Suedi - Shqipëri, në stadiumi “Friends Arena”, në Stokholm:

B.T. (Dosja.al)
Sport
15 Mars 2024, 12:00
ANGLI - Arsenali njoftoi këtë të enjte se ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Ben W...
Sport
15 Mars 2024, 11:32
SHBA - Tifozët e Nashville e provokuan Leo Messin në ndeshjen kundër Inter Miami, për Champions League të CONCACAF, me...
Sport
15 Mars 2024, 11:17
SPANJE - Pasi eliminoi Interin nga Champions League me një paraqitje të shkëlqyer, Memphis Depay godet lojtarin e...
Sport
15 Mars 2024, 10:58
SPANJE - Këtë të enjte, Robert Lewandowski ka dhënë një intervistë për gazetën polake “Meczyki&rdqu...
Sport
15 Mars 2024, 10:30
HOLANDE - Jordan Henderson ka pranuar edhe një herë se ka bërë gabim, kur u transferua në Arabinë Saudite gjatë ver&eu...
Sport
15 Mars 2024, 10:00
ANGLI - Gareth Southgate publikoi këtë të enjte listën me 25 të thirrurit për ndeshjet miqësore të kombëtares s&e...
Sport
15 Mars 2024, 09:30
SPANJE - Real Madridi nuk do t’i lirojë lojtarët francezë për Lojërat Olimpike, të cilat do të zhvillohen n...
Sport
15 Mars 2024, 09:00
ZVICER - Një nga risitë kryesore të Champions League 2024-25 është se, përtej formatit (që në vetvete ka meritat ...
Sport
15 Mars 2024, 08:30
ZVICER - Eliminimi i Villarrealit nga Marseille e ka lënë futbollin spanjol pa përfaqësues në shortet për çerekfinalet dh...
Sport
15 Mars 2024, 07:30
SHBA - E mahnitshme në Indian Wells. Një tufë bletësh vendosën të ndjekin një kamera ajrore, duke detyr...