LIVE UPDATES
Insights

Takimi me Ditmirin me kominoshe, ç’më tha për shokët e idealit

1 Nëntor 2021, 11:13 Nga DOSJA

Siç fotografia e tregon u poqëm me Ditmirin! Letrës nuk iu përgjigj, por erdhi vetë përmes shumë mundimesh! Me një të njohur më la takim në Babrru me lutjen për mirëkuptim! Atje ku tha shkova! Prit e prit e dikur shoh një mesoburrë të veshur me kominoshe plot njolla vaji e një kapele Adidas që zbret nga një kamion! Hiç u zhduk!

Kur pas nja 5 minutash më bën me dorë kamerieri! E ndoqa nga pas drejt një qilari aty ishte Ditmiri që sapo kishte hequr kominoshet! Po ti? E janë kohe të këqija këto Gjegji! Pa u pyetur për shëndetin te shokët e kishte mendjen! Si e kam Damianin a mbahet me shëndet se ca si i hequr ngjan nga ekrani, halle ka mbi supe ai djalë, halle dhe një si lot i shkëlqeu në cep të syrit!? Mirë më duket mua i thashë si buçko edhe mendimet i ka të rrumbullakosura! Shoqen Etildë tha e shoh gjithmonë të trishtë me kokën mbi kompjuter, fjalë pak mesa duket konspekton tezat e Taulantit gjate debatit parlamentar!! Po ai Ahmetaj si i dobësuar ngjan mos kursen si gjirokastrit e ha pak, se helbete me rroge e ruan për çilimiqërit! E rëndësishme që me Braçen shkojnë si vëllezër se partia lyp unitet.

Po zgjatet Braçja nga pak? E hoqën edhe si dezhurn. Zërin e ngre, rrëfeva gjithnjë e më të përvajshëm e të hollë. Po Teze Mirela që kaq shumë të lëvdonte dikur e zemrën i thyeve, me atë dolloma të bukur qe kishte hedhur mbi shtat shumë po lodhet po nuk ankohet, u bë copash për këtë të uruar vatan. Të lutem shoqen Evis mos ma ngacmo se ti e di dikur të dy t’i admironim satirat në fshehtësi. Për Nikon s’po te ha kohë se ai vjen herë pas here, natën e më takon gati si fshehurazi, se kuptoj pse msheftas se Rama u ka dhënë liri të sillen me dinjitet njerëzor. Kur vjen nga ministralet e NATO-s më sjell ndonjë peshqesh. Por me rroba ushtarake kamuflazhi, çudi, herë si gjeneral e herë si kapter.

I menduar Klosi ë? Ashtu duket mbase kujton kafen me Fahron dhe teposhtën që ajo i dha shtova unë. Pyeti për të gjithë shokët e betejave dhe te idealit një nga një! Pastaj mu kthye erdha të them se mgjs investove shumë që unë të thyhesha me liderin tonë plot ymër nuk ia dole! Vërtetë në dukje me ka ndëshkuar mu Pandin, Fatmirin, Braçen, Musanë e ngratë, Taon, por vetëm në dukje është kështu! Ne tani po mendojmë ku e kemi prishur, ku vesi na ndyu virtytin e sapo ta gjejmë do bëjmë tjetër autokritike! Po jo mor burrë, i thashë pa të keq e kisha se mu dhimbse!

Ty të dhimbset vetja që nuk ju bashkove dy nipave të Hysniut nipit të Maxhunit e djalit të xha Rrustemit për të mbrojtur të djathtën historike dhe Doktorin e Hysniut! Unë djali i Sulës e vuaj shumë mungesën në këtë front. Ne si Parti mbështesim fort kauzën e Doktorit për demokratizim se atë morëm si model dhe demokratizuam tonën!! Me Bashën si kalon? Po mirë me duket. Kujdes porositi se tani ti i duhesh i ke dalë kundër Doktorit që të kishte qejf se sapo të kalojë kjo gjë ai do mendojë ky që i prishi qejfin Doktorit të madh, mua ma prish ku e ku ndaj të jep të shtyrën.

Po shoqja Blerinë se desh harrova qysh i ka punët e dertet, a i shënon ato që thotë Elisa për t’i lexuar në shtëpi? E shoh që shkruan i thashë po kushedi çfarë! Ato ato shënon mu përgjigj thatë se e ka shume përzemer!!! Po si nuk po më pyet për shoqen Xhaçka i thashë ministren e jashtme? Po pse tha nuk është Genti ende ministër, se pas meje të gjithë gentër me duken, psherëtiu. Se ngava më shumë!

Do flasim për gjera serioze tha tani? Po he flasim! Do ta bëjmë atë bashkëqeverisjen? Ke mandat për këtë temë? Po mo tha më ka dërguar Rama. Po pse na solle në Babrru? Më mirë të duket si takim sekret që të vishet me mister. Po je pajtuar aq sa të të ketë të besuar për këto gjera! Ta thashë se je shumë paragjykues. Rama e ka zemrën e madhe, ne gabojmë ai jo, ne urrejmë ai jo. Po mirë kthehemi tek tema! Pranoj të bisedojmë me kusht që Ulsiun, Muzhaqin dhe Elisën se njeh edhe kanunin të mos i preke asgjë. Vendet e tyre të ruhen në qeveri. E ke nga vetja apo nga Basha këtë pyeti? Partia jonë ka nderim për këta tre personalitete se edhe ne i kemi ca të tillë. More …dhe pat një pauzë …a të duket ty që Belinda Balluku në çdo seancë duket më e re, më e dobët, më e hajthme? Jo vallahi se kam shquar po do ta këqyr në vazhdim.

Një flesh u ndez diku, me gjase kamerieri na fotografoi, kjo është historia! U ngrit u mbështoll me kominoshe, rrasi kapelën mbi krye, ndezi kamionin e drejt për në Surrel!

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

opinione opinione agron gjekmarkaj ditmir bushati agron gjekmarkaj ditmir bushati

Sondazh

Poll
Insights 31 Tetor 2021, 11:56

Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin

Vota pro e opozite per Eurobondin eshte gabim i rende politik. Justifikimi se nuk mund te votohet kunder marreveshjeve nderkombetare eshte i rreme. Eurobondi es...

Insights 26 Tetor 2021, 17:23

Pse jemi kaq të tmerruar nga e panjohura?

Imagjinoni që po prisni të merrni një përgjigje mbi një pozicion pune që e keni ëndërruar prej kohësh. Intervistuesi juaj ishte i vështirë për t’u “...

Insights 25 Tetor 2021, 07:33

Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy

1- Kriza e PD-së po thellohet. Shumica e demokratëve e di që jemi në pikën më të ulët, por kjo nuk e pengon as Berishën as Bashën të zihen në distancë. As njëri...

Insights 25 Tetor 2021, 06:23

Energjia, së shpejti e papagueshme?

Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më s...

Insights 24 Tetor 2021, 19:21

Shoku im Goni…

Kur më tha Calja në telefon,vdiq Goni,m’u këputën gjunjët. U rritëm bashkë,jetuam në të njëjtën lagje deri sa ai fluturoi. Ashtu heshtur,siç jetoi. Shkov...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale