Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Teknologjia dhe mosha e tretë duket se kanë krijuar një “gang” bashkë. Të ecësh në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, shikon të moshuar në trotuare që po qëndrojnë në telefon, të moshuar që ecin rrugës dhe mund ta kuptosh nga larg se po flasin me kamer me dikë, dëgjohet e bërtitura e tyre. Por a e forcoi pandemia këtë lidhje?
“Gocat e mia jetojnë në Itali dhe kur arriti virusi, u mbyllën në shtëpi, gjë që na futi frikën dhe ne”, thotë Doda, një 60-vjeçar i cili tregon se para pandemisë kishte një telefon të thjeshtë, me butona, siç i thotë ai dhe me vajzat fliste me telefonin e djalit që jetonte afër tij.
“Gjëja e parë që bëra kur u shënua rasti i parë ishte të shkoja në një dyqan dhe të blija një telefon të mirë, do më duhej”, tregon ai. Që atë ditë, Valmira, shitëse tek dyqani “All in one” thotë për Gazetasi.al se në pandemi janë rritur shitjet e telefonave, “sidomos blerjet nga mosha e tretë” pasi e dinin se do të kishin më shumë kohë për të kaluar me to. Një tjetër e moshuar që ndodhet ulur në parkun e Tajvanit thotë për Gazetasi.al se tani telefonin e shikon si “një fëmijë i tretë”. Kjo sepse ajo kalon më shumë kohë me telefonin sesa fëmijët e saj, të cilët i banojnë në katin e parë të shtëpisë, ndërsa ajo jeton në katin e dytë.
“Tani në pandemi jam zgjuar me telefonin dhe kam fjetur me telefonin”, tregon ajo që me shaka thotë se kaq shumë video me gatime shqiptare dhe të huaja ka parë sa tani ka filluar të shikojë një grua nga Azerbaxhani që gatuan.
Por sa të vështirë e kanë pasur të mësojnë të përdorin telefonin?
Doda thotë se gjëja e parë që i ka kërkuar djalit kur ka blerë telefonin ka qenë që të bëjë shkronjat të mëdha dhe ta lërë shqip, që të mos lodhet shumë me të. Nuria, një 67-vjecare tregon për Gazetasi.al se telefoni në pandemi ka qenë shpëtimi i saj.
“Po të mos kisha pasur atë, se di çfarë do të beja”, tregon ajo e cila shpjegon se jeton vetëm dhe telefoni ka qenë shoqëruesi i saj gjatë gjithë izolimin.
Ina, shitëse në një nga pikat e Vodafone tregon për Gazetasi.al se ka shumë raste që shkojnë të moshuarit për të rregulluar një problem ‘të madh’ që ka telefoni i tyre, “ju ka mbaruar oferta dhe nuk e kuptojnë pse nuk hapin dot asgjë në internet”.
Ajo thotë se më së shumti janë të moshës 70-vjeçare personat që e shohin atë vend si një pikë ku mund të rregullojnë çdo problem që kanë në telefon, qofshin ato dhe të llojit “kam një mesazh në telefon dhe nuk e di pse më ka ardhur aty, nuk mbaj mend passëordin e Facebook apo dhe kërkojnë të jua shkruaj në një letër gjithë hapat që ndiqen për të postuar një fotografi në Facebook”.
Ina thotë se është shumë e thjeshtë të vihet re fakti se tani të moshuarit janë një brez cool, me dëshirën më të madhe të përshtaten me modernen.
Gazeta Si
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Shërbimi delivery në Shqipëri është lidhur gjithnjë ngushtë me imazhin e një djali që lëviz si i çmendur me motorin përgjatë rrugëve për të arritur sa më...
SERBI– Revista gjermane Cuerts ka publikuar një tjetër dokument “non paper” që propozon një tjetër ndarje të Kosovës. Media serbe “Alo!” ka publikuar versionin ...
Një banor nga fshati Baldushk me inicialet A.A. pretendon se është grabitur në rrugë nga katër persona të armatosur që I kanë rrëmbyer të gjitha lekët që ai kis...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Unazës së Re, pranë Liqenit të Thatë. Ka qënë drejtuesi i motorit, 23-vjeçari L.DH, a...
TIRANË– Ditën e sotme është vënë re se në qendrën e vaksinimit në sheshin ‘Skëndërbej’ ka pasur mungesa të vaksinave kineze. Kjo ka krijuar konfuzion dhe r...
VLORË– Çelet sezoni turistik në Vlorë. Kryebashkiaku Dritan Leli ka hapur një ditë më parë sezonin turistik në qytetin e Vlorës me anë të një koncer...
ELBASAN– Qytetarët e Elbasanit e kanë konsideruar skandaloze heqjen e stendës së vaksinimit nga sheshi i qytetit dhe hedhjen e shirngave në tokë. Në një prononc...
KORÇË– Një 32-vjeçar i identifikuar si Spartak Çardhaku, me precedent të mëparshëm penalë është vënë në pranga pasi akuzohet për...
ITALI– Një shqiptar 34 vjeç është vënë në pranga në Modena të Italisë, pasi akuzohet se është pjesë e grupit që priste 294 kilogramë kokainë në Francë, n...
LEZHË– Një 27-vjeçar i identifikuar si Hidisen Dervishi është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar 1 kilogramë kanabis me makinën...