LIVE UPDATES
Insights

”Tregim i së dielës”/ Agim Xhafka: MË ZHGËNJEVE,BABA!

23 Maj 2021, 09:59 Nga DOSJA
”Tregim i së dielës”/ Agim Xhafka: MË

Egla ishte te dollapi,duke perzgjedhur fustanin që do vishte,kur i erdhi një sms. Jam në krye të rrugës,puç,i shkruante Lilo, i dashuri. Në fakt ai emrin e kishte Berti,por ngjante kaq shumë me Lilon,aktorin e një filmi,sa Egla ia vendosi si emër të dytë,por që iu bë i parë.
-Kaq jam mësuar me Lilo,sa po më thirri njeri,o Bert,nuk e kthej më kokën,-qeshte ai.
Lidhja e tyre nisi qysh dy vjet para. Tamam-tamam atë ditë kur babai i Lilos u fut në burg nga që bëri aksident me makinë. Dëmtoi një djalë të ri që i preu rrugën me biçikletë. Ekspertiza u ndryshua disa herë. Një herë ai u quajt pa faj,pastaj doli se ishte me disa km më shpejt se rregulli,më vonë gjerat u qetësuan se djali doli nga spitali pa dëmtime serioze,por ja që eksperti nuk hapi rrugë. Duan para,thoshte babai i Lilos,por ata ishin trokë. Dyqanin që punuan familjarisht e mbyllën se nuk u eci. Atë mot Lilo qe student. Ai edhe mësonte,edhe punonte,nga shtëpia nuk mund t’i dërgonin më kokërr leku. Kështu gjykata e dënoi me tre muaj burg. Pra kur pritej të lirohej e futën në izolim. E ëma u çorodit,Lilo nuk qe në qytet se jepte provime në Tiranë. Fëmijë të tjerë nuk kishin. Ato ditë për fat nëna e Lilos,dikur mësuese,nisi punë si sanitare në spital. Me mik u rregullua. Ndérhyri një fqinji i tyre që ishte drejtor atje.
Dhe fiks kur nëna u bë pastruese,fiks kur babai u fut në burg,Lilo u njoh me Eglën. Në një zyrë ku paguheshin dritat. U gjendën para sportelit të dy.
-Urdhëroni,-hapi rrugë Lilo.
-Eshtë rradha juaj,-i tha Egla.
E shkëmbyen shikimet dhe buzëqeshjet. Sikur ranë në një ujvarë që nuk i dihej fundi. Mbetën ngurosur deri sa nga pas një thinjosh i shpotiti:
-Ej,nuk është parku rinia këtu.
Dolën bashkë dhe ecën ca rrugë duke pyetur e pergjigjur. Fjalëpakë,por shikimet si të salduara. Nuk merrej vesh nga niste drita e njérit dhe nga e tjetrit. Se sytë sikur u lëshonin xixa nga lumturia.
Egla mësoi se Lilo,kështu e quajti që atë ditë,për një vit mbaronte pë IT në Tiranë. Ajo vetë sa kishte perfunduar gjimnazin dhe hë për hë nuk do ikte kund. Më do babai pranë,qeshi dhe nisi të fliste për të atin si heroin e saj. Ishte financier,kishte hapur një studio këshillimi dhe ekspertize. Nga që ishte i zoti punët i ecnin sahat dhe kishte goxha të ardhura,nga viti në vit më shumë. Edhe Egla ishte vajzë e vetme.
-Qenkemi njësoj,-i tha Lilo.
-Hë,hë,-pohoi Egla.
E lanë të takoheshin të nesërmen. Verën e kishin para dhe Lilo qe me pushime. Ca ditë pinë kafe,hëngrën akullore dhe një muzg zunë duart,prekën buzët dhe kaq. Egla iku me vrap. Lilo qeshi. Mos harro nesër,ora 6 para stadiumit,i bértiti.
Kjo thirrje u dëgjua nga Mihrija,halla e Eglës. Ajo e pa dyshen dhe nxori celularin. Sa mbérriti Egla në shtëpi,i doli para i ati.
-Ishe me Bertin e Gaqos?
-Po.
-Me djalin e burgaxhiut? Me djalin e pastrueses? Me brekgrisurit e qytetit?
Nuk vazhdoi më se Egla hyri në dhomën e saj. Kyçi derën dhe nuk qau. Por u tmerrua. Babain e kishte shokun më të mirë,më të dashurin,më të sjellshmin,më të mirin. Sa kuptoi diçka nga jeta atë e quante heroin e saj. Nga ai frymëzohej. Por sot sikur i mbiu baba tjetër në shtëpi. Vonë erdhi e ëma në dhomë. Folën shtruar. Ajo i tha se ai ëndérronte jetë të lumtur për të,me kamje dhe pa kokëçarje,me prona e pasuri. Dhe mendonte se babai kishte të drejtë,por ja që sjellja e tij qe shumë vulgare dhe shumë poshtéruese për çdo qënie njerëzore. E vuri veten në vend të Lilos. Edhe babai i saj mund të kishte bërë aksident,edhe nëna e saj mund të punonte pastruese. Pra edhe ajo mund të fyhej nga dikushi nëse jeta rridhte ndryshe. U tmerrua serish e i premtoi vetes se nuk do fliste me të atin për Lilon. E mori në cel,ndryshoi vendin e takimit dhe tani shiheshin tek shtëpia e tij,larg hallës e halleve. Ato dy muaj qenë roman rozë. Plot pérqafime,ëndérra,puthje dhe të tjera. Edhe qyteti dukej më i bukur,paçka se qe shëmtuar për ibret.
Babai i Eglës e pyeti një ditë larg e larg,por nuk mori as po ,as jo. Mendoi se vajza ishte larguar.
Para se Lilo të kthehej në universitet,doli i ati nga burgu. E për fat një xhaxhai i tij në Australi i la një trashëgimi që telebingo quhej kruajtese dhëmbësh. Pa nisën një vilë në Tiranë,pa bënë plane për një fabrikë konservash dhe Lilo pér një studio kompjuterash dhe programimesh. Ato muaj fluturuan. Lilo vinte te Egla,por dhe Egla gjente mundësi të shkonte te Lilo.
Një ditë babai i tha Eglës:
-Ai shoku yt e ka kapur mirë veten. Ka goxha pasuri. Ti e di?
-Jo,-i tha goca.
-Po shko në Tiranë ndonjë ditë,takoje. Tani ke dhe makinë,për dy orë je atje. Shko,mos përto! Dashuri pa lodhje s’ka.
Sa dëgjoi këto fraza u turbullua. Nga pérmbajtja e tyre ,por dhe nga paturpësia e babait. Lilo ishte sërish po ai Lilo. Baba e mama nuk i kishte ndérruar,ata kishte. M’u ndryshua mua babai,mendoi Egla dhe ishte gati të vajtonte.
Atë natë foli me të ëmën. Ia tregoi të gjitha. I tha se verës tjetër do martoheshin. Dhe qante.
-Po qan nga gëzimi? – e pyeti ajo.
-Jo.
-Po a e do Lilon?
-E dua shumë?
-Po ç’ke atëhere?
Heshti pak,pérqafoji nënën e mes ngashérimit tha tre fjalë:
-Nuk dua babain!
Mbetën të dyja ashtu të mberthyera sikur i fshiheshin shikimit të njëra tjetrës. Cel lëshoi sinjalin e sms-ve. Të pres te cepi,eja!
Shpushpurisi flokët me dorë dhe doli nga shtëpia si era. Nga pas dera e hapur lëshonte zhurmën e menteshave të pavajisura,viu,viu,viu.Nëna qe ngurtësuar. As mendonte,as lëvizte. Veç merrte frymë..

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog agim xhafka tregimi i se dieles agim xhafka tregimi i se dieles

Sondazh

Poll
Insights 20 Maj 2021, 15:46

Non Grata Saliu, apo OPOZITA?

Në vjeshtën e vitit 1987, u ndodha si shoqërues i dhëndërit – që ishte  një shoku im i ngushtë, teksa do  kërkonte zyrtarisht dorën e vajzës që i kish rrëmbyer ...

Insights 6 Maj 2021, 06:39

Rruga e re kineze e Mëndafshit pëson të çara

Në Rrugën e re të Mëndafshit, si projekti prestigjoz i Kinës po shfaqen të çara. I nisur në vitin 2015, si projekti më i rëndësishëm i politikës së jasht...

Insights 3 Maj 2021, 06:23

Evropa dhe lufta për lirinë e shtypit

Sllovenia ra katër vende më poshtë në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin e kaluar. “Politikanë të njohur vazhdojnë të godasin ...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët