“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
VD- Babanë ia vranë në krye të detyrës, djali i Genci Sinës kërkon statusin “Dëshmor i Atdheut” për të
9 Tetor 2021, 21:10Nga DOSJA
TIRANË– Djali i Genci Sinës, truproja i familjes së ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, i vrarë në krye të detyrës në vitin 2000 kërkon statusin e “Dëshmorit të atdheut” për babanë endjerë. Në një rrëfim për “Vetting”, Lusjo Sina tregon se si e mori vesh ngjarjen dhe vështirësitë më të cilat u përball familja e tij.
21-vjecari tregon se pavarësisht se babai i tij u vra në krye të detyrës ai nuk e gëzon statusin e dëshmorit të atdheut për disa kleçka ligjore, pasi e ëma nuk e ka bërë kërkesën brenda afateve ligjore.
Ai shton se ka hapur një proces gjyqësor, ku kërkon statusin “Dëshmor i Atdheut” dhe thotë se këtë nismë nuk e ka ndërmarrë për para, por për dinjitetin e babait të tij të ndjerë. Me familjen e ish-prokurorit nuk kanë më marrëdhënie edhe pse kanë kaluar 18 vite pas ngjarjes. Vetë Lusjo bashkë me disa fëmijë të tjerë kanë hapur një fondacion për të mbështetur familjet e policëve të renë në krye të detyrës.
“Siç ma kanë shpejguar të afërmit, unë e kam kuptuar që në moshën tre vjeçe që babai im kishte vdekur. Këta nuk e kuptonin, por unë e ndjeja dhe vetëm qaja. Sado që ma shpjegonin, unë e dija që diçka nuk shkonte dhe qaja. Nuk dija çfarë shpjegimi t’i jepja. Duke u rritur më ka shtyrë kuriozitëti dhe kam kërkuar në internet për të lexuar historinë. Në përfitojmë të gjitha të drejtat si një familje dëshmori, por statusin me shkrim nuk e kemi. Dua që t’i njihet zyrtarisht,”- thotë ai.
Genci Sina u vra më datë 30 shtator të vitit 2003. Shoferi i Gardës Genci Sina, si çdo ditë, ishte ngarkuar të shoqëronte familjarët e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, kur rreth orës 21:00 një taksi u afrua paralelisht me të. Dikush qëlloi nga brenda saj me pistoletë me silenciator dhe e la të vdekur në vend. Bashkëshortja e kryeprokurorit Zeqine Sollaku, sot gjyqtare dhe vajza e tij nuk pësuan asnjë lëndim.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kantautori Gjergj Leka ka shpërthyer në komente pas arrestimit të ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllci. Në një postim n...
TIRANË– Covid-19 ka marrë miliona jetë njerëzish, mes tyre personalitete të njohur në botë e jo vetëm. Në Shqipëri, humbjet e jetëve shtohen dita e d...
ANGLI– Emrat e një grupi personash të shumëkërkuar janë publikuar së fundmi nga policia angleze dhe mes tyre janë edhe gjashtë shqiptarë. Renato Shehu ësh...
LIBRAZHD– Një person ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një askidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka n...
BERAT– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat ku një makinë e tipit Hunday, me katër persona brenda është përplasur me një furgon mallrash...
TIRANË– 6 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Sipas Ministria e Shëndetësisë, viktima më e re është ...
SHKODËR- Një grup kriminal, i cili merrej me kultivim të lëndëve narkotike në Shkodër është shkatërruar ditën e sotme nga Policia e Shkodrës. Mësohet se në...