LIVE UPDATES
Ekonomi

VOA: Koncensionet dhe PPP-të krijuan 11.4% detyrime të mbartura për buxhetin, KRAHASIMI  në raport me GDP-në

15 Korrik 2021, 18:31 Nga DOSJA
VOA: Koncensionet dhe PPP-të krijuan 11.4% detyrime të mbartura

Në Tiranë, Organizata Monitoruese Open Data Albania publikoi një studim, sipas të cilit detyrimet e buxhetit të shtetit ndaj koncensioneve dhe PPP-ve kanë shkuar 11.4 për qind kundrejt GDP-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto).

Ky nivel që ka arritur Shqipëria me detyrimet kontigjente është 5 herë më i lartë se sa vendi europian më shumë i përfshirë në to. Open Data thotë se kjo shënon një shkallë risku shumë të lartë dhe një mbingarkesë borxhesh afatgjata, që rëndojnë financat publike të Shqipërisë.

Shqipëria ka mbi 200 koncensione në tërësi, por studimi i Open Data Albania ka vëzhguar vetëm 15 koncensione me mbështetje buxhetore deri në 30 vitet e ardhshme. Studimi zbuloi një risk të lartë që vjen nga kontratat dhe marrëveshjet koncensionare si dhe Partneritetet Publik – Privat, thotë Aranita Brahaj, drejtuese e organizatës hulumtuese Open Data Albania.

“Ne kemi 11.4 për qind detyrime të mbartura (kontingjente) mga PPP dhe koncensione dhe PPP kundrejt GDP të vitit 2020. Vendi i dytë me këtë shkallë risku është me 2.4 për qind. Pra, ne jemi 5 fish më shumë se vendi më guximtar në Europë” – tha zonja Brahaj.

Vendi i dytë në këtë renditje të detyrimeve kontigjente prej PPP-ve dhe koncensioneve në Europë është Portugalia me 2.4 për qind.

Spanja dhe Britania, që përmenden shpesh gjatë fjalimeve në Tiranë se kanë eksperimentuar me PPP-të, nuk kanë guxuar asnjëherë të kapin nivelin 2 për qind të detyrimeve me komcensione dhe PPP kundrejt GDP-së, ndërsa Shqipëria del se ka 5 herë më shumë detyrime më shumë se ato vende.

Por borxhet janë borxhe dhe mbeten aty, sado që të shtrihen në vite, thotë zonja Brahaj. Qeveria e merr detyrimin, por nuk vlerëson gjithë kohë-shtrirjen e tij, duke e parë vetëm një ose 3 vjetët e para, që ka bërë llogaritë.

“Qeveria nuk i konsideron si borxhe, por këto janë realisht borxhe afatgjata, që dalin nga financat publike, duhet një kujdes i madh për të menaxhuar këto kontrata PPP dhe koncensione, që vijnë e rëndohen me ndryshime e rinovime kontratash, si dhe për shkak të arbitrazhit” – thotë drejtuesja e Open Data Albania.

Studimi thekson se procesi PPP e koncensione e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve me risk shumë të lartë sa i takon financave publike, i cili mund të ndihet në vitet dhe dekadat e ardhshme, sepse disa prej tyre kanë efekt deri në vitin 2040-43. Disa prej tyre shtohen me anekse, që rëndohen edhe më shumë financat.

Vlerësimi i riskut nga detyrimet kontigjente ka qenë edhe një detyrë e FMN-së prej shumë kohësh në raportet vjetore që bën për Shqipërinë.

Ekspertët e Open Data pohojnë se edhe në të gjithë progress raportet e viteve të fundit Shqipërisë i është kërkuar nga BE të bëjë një vlerësim të saktë të zonave të riskut si koncensionet dhe PPP-të.

Shqipëria nuk e ka bërë se mban ende një metodë llogaritje të vitit 1995, kur duhet bërë me standartin e ri kontabël, një metodë e vitit 2010.

Ndaj BE ka të drejtë, pohojnë ata, kur heziton të bëjë pjesë të vetën vende me ngarkesë të tillë borxhesh dhe me risk të lartë financiar.

“Borxhi publik ka arritur në nivelin rreth 80 për qind me vështirësitë që ka kaluar së fundmi qeveria dhe shteti shqiptar. Po të shtojmë edhe këtë 11.4 për qind, i cili na rezulton si borxh i fshehur ose si borxh i llogarive kombëtare, detyrim kontigjent, ne do të na shkonte borxhi në nivlin 90 për qind. Pra, jemi vërtet në një zonë shumë të lartë risku, për më tepër ne ende nuk kemi nisur ta pranojmë dhe ta llogarisim në nivele zyrtare këtë lloj ngarkese të financës publike për shkak të këtyre detyrimeve” – thotë zonja Brahaj.

Open Data Albania theksoi se një nga nismat e rëndësishme të parlamentit të ri duhet të jetë miratimi i standartit të ri kontabël dhe zbatimi i metodës së re të llogaritjes së borxheve, që kërkon BE-ja dhe FMN-ja dhe fshirja e metodës së vitit 1995, sepse kështu rritet profesionalizmi dhe transparenca mbi përdorimin e financave publike dhe marrin fund fshehjet e borxheve prapa standarteve të vjetra.

Studiuesit pohojnë se është paradoksale standartet e reja të fiskalizimit dhe kontabilitetit i zbatojnë aktualisht çdo biznes i vogël e i madh, madje edhe shoqatat e organizatat jofitmiprurëse, por jo nga qeveria, e cila mban për vete një standart të 3 dekadave më parë, duke shkaktuar mungesë transparence e vetkontrolli, dhe nivel të lartë keqmenaxhimi.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi koncesionet në shqipëri open data albania koncesionet në shqipëri open data albania

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë