LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Vulgare, turke e përzier”, kompozitori Elton Deda i zhgënjyer me artistët: Kemi shumë pak të vërtetë…

27 Qershor 2020, 11:24 Nga DOSJA
“Vulgare, turke e përzier”, kompozitori Elton Deda i

TIRANË– Muzikanti dhe kompozitori Elton Deda ka dhënë mendimin e tij në lidhje me muzikën dhe artin në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Provokacia” me Mustafa Nano,  Deda tha se muzikës shqiptare nuk i mungojnë elementët por kushtet dhe mundësitë. Ai bëri edhe një krahasim me cilësinë e muzikës që dëgjohet rëndom në Shqipëri, kur tha se “këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, si turke e përzier me otoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do shohim civilizimin perëndimor.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Elton Deda: Ëndrrat tona kohë qenë që të ishim “Deep Purple” të Shqipërisë apo “Led Zeppelin”, grupe me peshë. Nuk është se jam zhgënjyer, kemi ndjekur linjën tonë nuk kemi bërë shumë kompromis dhe sot e kësaj dite vazhdojmë të marrim frytet e punës tonë. Mendoj që në një moment artisti është edhe ëndërrimtar por bëhet edhe pragmatist. E mira është që idetë në çdo vend i vogël apo i madh, duhet ti thuash.

Mustafa Nano: Ju keni patur një parantezë amerikane, është kohë e humbur apo e fituar?

Elton Deda: Absolutisht kohë e fituar.

Mustafa Nano: Vitet e fundit kemi patur edhe afirmim të këngëtarëve shqiptarë në botë, siç është Dua Lipa etj…

Elton Deda: Kemi nevojë të jemi në tokën duhur sepse farën e kemi. Mjafton të tregoj eksperiencën time në “The Voice of Albania” ku për 3 vjet kam parë çudira. Vajza dhe djem të rinj që këndonin shumë bukur ndaj thashë që e rëndësishme është se në çfarë toke do të mbillet kjo farë, çfarë zone të ujitet, si do kujdesen njerëzit dhe fatkeqësisht në Shqipëri jemi pak ngadalë në këtë pikë. Kjo nuk është ankesë por një realitet që duhet ta pranojmë të gjithë. Është një vend i vogël me mentalitet ballkanik. Këtu ekziston një treg pa lidhje që nuk zhvillohesh dot. Unë e konsideroj këtë pasojë si të ardhur zinxhir gjatë viteve që pas 90’, që nga politika, strategjitë e ndjekura për të ndihmuar artin. Artisti gjithmonë e do një sponsor sepse ka kosto.

Në momentin që ka një politikë të shëndoshë, e cila krijon një strategji për artin, sigurisht që ka edhe art të mirë, duhet të ketë një strategji të mirë sepse ndryshe do përfundojmë kështu si kemi përfunduar. Ne kemi shumë pak këngë që kanë një poezi të mirë, shumica e atyre që qarkullojnë janë tepër vulgare. Është e frikshme sepse kur flasim për artin, flasim për formën më të lartë të estetikës njerëzore. Tregu i lirë nuk ka nevojë të frenohet, tregu i lirë rregullohet me ndërgjegjësimin edhe të muzikantëve edhe të politikave. Aktivitetet duhet të fillojnë nga morali, në fund të fundit ka shumë moral brenda, arti jep mesazhe përmes tij. Shumica e njerëzve janë të lodhur, të varfër dhe arti jep mesazhe për t’ja pakësuar këto.

Mustafa Nano: Në tregjet e mëdha ku ka kompeticion, ai që del në krye është më i zoti, është gjithmonë kështu?

Elton Deda: Në tregun jashtë ka disa parametra dhe të dhëna që nuk të lënë të gabosh plus që varet edhe nga lidhjet dhe mundësitë që ke për të pasur arritje. Unë kam jetuar në New York edhe është një xhungël e vërtetë. Takoja çdo ditë artistë që punonin kamerierë dhe punonin në punë të rëndomta, ditën punonin dhe natën bënin audicione.

Mustafa Nano: Artistë më A të madhe sa mund të jenë në Shqipëri?

Elton Deda: Mendoj që kemi pasur shumë dhe nga viti në vit fillojnë e pakësohen. Pjesa më e madhe e asaj që prodhohet nuk bën. Në çdo klub që shkojnë servilet e njëjta muzikë. Duhet ndryshuar mentaliteti, ka gjëra të reja në këtë botë, ka gjëra shumë të bukura, nuk është vetëm një model. Kemi gjetur model të keq, këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, si turke e përzier me otoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do shohim civilizimin perëndimor.

(k.a;f,g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elton deda muzika shqiptare elton deda muzika shqiptare

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 27 Qershor 2020, 11:09

ORIGJINALE/ Si të sigurosh distancimin social

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale e cila tashmë është bërë virale tregon se si të ruani distancimin social në vendet që janë të populluara duke qenë se ...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit