LIVE UPDATES
Politike

Zjarret/ Xhaçka: Politika të bashkohet, fushata s’është kundër qeverisë por në dëm vendit

1 Prill 2019, 13:43 Nga DOSJA
Zjarret/ Xhaçka: Politika të bashkohet, fushata

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një deklaratë për shtyp e ka cilësuar situatën e zjarreve në Shqipëri si të pazakontë.

Sipas Xhaçkës, deri më tani janë djegur deri tani mbi 245 hektarë pyje e kullota, ndërkohë që në shumë raste zjarret ende nuk është arritur të vihen nën kontroll.

Ministrja tha se ”Gjatë muajit Mars janë shënuar plot 243 vatra zjarri, të shpërndara gjeografikisht në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Mesatarisht, 8 vatra zjarri në ditë, edhe pse temperaturat kanë qenë nën 20 gradë.Vjet, në të njëjtën kohë ky numër ka qenë 0 edhe pse kushtet atmosferike kanë qenë të ngjashme”.

Ajo e konsideroi të pashpjegueshëm faktin se këto zjarre janë akte kriminale, pra ato janë ndezur qëllimisht dhe në pjesën dërrmuese të rasteve pa asnjë arsye përfitimi prapa. Pra s’kemi të bëjmë me zjarre të vëna për të hapur kullota apo zjarre të vëna padashje duke djegur mbeturinat, etj.

Më tej në fjalën e saj ajo u bëri thirrje të gjitha forcave politike që të bashkohen për të denoncuar dhe luftuar këtë fushatë në dëm të vendit.

“U bëj thirrje të gjithë forcave politike, të gjithë politikanëve, që të na bashkohen për të denoncuar dhe për të luftuar këtë fushatë që nuk shkon në dëm të qeverisë, por në dëm të vendit.

Shqipëria është e shqiptarëve, është e fëmijëve tanë pa asnjë dallim, sot e mot, dhe të gjithë bashkë pa asnjë lloj ndasie duhet të ruajmë pasurinë e përbashkët e të mbrojmë jetën e familjeve tona, karshi çdo përpjekje për të djegur e shkatërruar atë që na ka dhuruar natyra dhe puna e përbashkët”, – tha Xhaçka.

Ndërkohë sot është arrestuar një zjarrvënës (piroman) në Darzezë.

Deklarata e plotë:

Dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët shqetësimin për situatën shumë të pazakontë që është krijuar gjatë 3 javëve të fundit me zjarret që kanë rënë në zona të ndryshme të vendit.

Është një situatë shqetësuese sepse dëmi i shkaktuar është i madh. Janë djegur deri tani mbi 245 hektarë pyje e kullota, ndërkohë që në shumë raste zjarret ende nuk është arritur të vihen nën kontroll.

Por është një situatë shqetësuese edhe sepse me dhjetra efektivë të FA janë sot duke punuar papushim, në kushte shumë të vështira dhe të rrezikshme për të shuar këto zjarre dhe sidomos për të parandaluar që ato të përhapen drejt zonave të banuara, ku dëmet mund të bëheshin shumë herë më të rënda. Përfitoj nga rasti për t’i falënderuar të gjithë ata djem e vajza për punën që po bëjnë në shërbim të komunitetit dhe ruajtjes se pasurisë së përbashkët.

Unë dua t’ju jap sot disa fakte që edhe media, por edhe qytetarët të kuptojnë më mirë përse e quaj këtë një situatë të pazakontë.

Gjatë muajit Mars janë shënuar plot 243 vatra zjarri, të shpërndara gjeografikisht në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Mesatarisht, 8 vatra zjarri në ditë, edhe pse temperaturat kanë qenë nën 20 gradë, e madje në shumë prej këtyre zonave shumë më poshtë se aq.

Vjet, në të njëjtën kohë ky numër ka qenë 0 edhe pse kushtet atmosferike kanë qenë të ngjashme. Dhe sado të kthehesh mbrapsht në vite nuk mund të gjesh një vit tjetër me këtë frekuencë zjarresh.

Ajo që e bën këtë situatë edhe më të pashpjegueshme është fakti që këto zjarre janë akte kriminale, pra ato janë ndezur qëllimisht dhe në pjesën dërrmuese të rasteve pa asnjë arsye përfitimi prapa. Pra s’kemi të bëjmë me zjarre të vëna për të hapur kullota apo zjarre të vëna padashje duke djegur mbeturinat, etj.

Në pjesën dërrmuese këto janë akte të pastra vandalizmi, për mos ju vënë akoma një emër tjetër në mungesë të provave konkrete që do t’i zbulojnë hetimet. Janë akte që për nga logjika e natyra u ngjajnë si dy pika uji atyre sulmeve me kallëpe tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, që ndoshta si për rastësi kanë ndodhur po gjatë të njëjtës periudhë.

Në këtë situatë, kur akte të tilla jo vetëm që po shkatërrojnë pronën e përbashkët, por edhe synojnë të krijojnë një situatë alarmi e shqetësimi tek qytetarët, ju bëj thirrje të gjithë forcave politike, të gjithë politikanëve, që të na bashkohen për të denoncuar dhe për të luftuar këtë fushatë që nuk shkon në dëm të qeverisë, por në dëm të vendit.

Personalisht jam ndjerë e keqardhur dhe e revoltuar kur kam dëgjuar ndonjë syresh që është rrekur të krijojë ndonjë alibi për këtë situatë.

Nuk ka e nuk mund të ketë alibi e as justifikime për këto akte. Dhe nuk ka e nuk duhet të ketë asnjë forcë politike, pavarësisht problemeve që ajo ka, që të mbështesë duke justifikuar, apo të nxisë përmes gjuhës së konfliktit e dhunës akte, që e theksoj, nuk dëmtojnë qeverinë, por rrezikojnë të kthehen në një kërcënim real për pronën dhe jetën e qytetarëve.

U bëj thirrje autoriteteve lokale, të gjitha strukturave të njësive të qeverisjes vendore që në disa raste kanë qenë gati inekzistente përpara këtyre situatave, se, minimumi që këto struktura duhet të bëjnë me punonjësit e drejtorët, me këshilltarët bashkiakë e administratorët e kryepleqtë, pra me këtë ushtri njerëzisht që janë sot në borderotë e njësive të qeverisjes vendore, është që të informojnë në kohë për këto zjarre, të veprojnë menjëherë për parandalimin e përhapjes së tyre.

Bashkë me ta ftoj edhe të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë duke na informuar në kohë për zjarret, por edhe duke na informuar kurdo që kanë informacion për individët e grupet që qëndrojnë pas këtyre akteve të qëllimshme kriminale.

Shqipëria është e shqiptarëve, është e fëmijëve tanë pa asnjë dallim, sot e mot, dhe të gjithë bashkë pa asnjë lloj ndasie duhet të ruajmë pasurinë e përbashkët e të mbrojmë jetën e familjeve tona, karshi çdo përpjekje për të djegur e shkatërruar atë që na ka dhuruar natyra dhe puna e përbashkët.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike olta xhacka zjarret ne shqiperi olta xhacka zjarret ne shqiperi


Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd