LIVE UPDATES
Aktualitet

"Duhet të vuash"/ Lala tregon detaje rrëqethëse: 28-vjeçarja donte të hidhej nga kati i pestë, i dashuri dhunues e ndaloi, e shponte me thikë në të gjithë trupin

Lala tha se shenjat e para të dhunës, Gusholli i ka shfaqur që në momentin që që ka nisur bashkëjetesa, por ka eskaluar në momentin që nisi ta rrihte në mënyrë brutale.

18 Prill 2023, 21:57 Nga F.M
"Duhet të vuash"/ Lala tregon detaje rrëqethëse:
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga dhunimi i 28-vjeçares në Tiranë. E ftuar në studion e emisionit “Open”, Lala tregoi se i dashuri i saj, Gleard Gusholli ka tentuar ta mbyste atë në mënyra makabre, si edhe e ka droguar duke e detyruar të konsumojë kokainë. Lala tha se shenjat e para të dhunës, Gusholli i ka shfaqur që në momentin që që ka nisur bashkëjetesa, por ka eskaluar në momentin që nisi ta rrihte në mënyrë brutale. Gazetarja tha se e reja i ka rrëfyer se ka tentuar të largohet edhe duke u hedhur nga ballkoni i katit të pestë ku po mbahej peng, por është ndaluar nga Gusholli i cili i ka thënë se ajo duhet të vuante.

“Sipas policisë ishim para heqjes së lirisë së një vajze të pafajshme. Ajo më ka rrëfyer gjithë historinë e saj. Ajo ishte e terrorizuar dhe në presion. Dridhej e tëra, nuk e hiqte cigaren nga goja. Në mënyrën si e rrëfeu historinë, vajza pretendon që është lindur dhe rritur në Gjermani. Ajo punonte si infermiere në një spital në Gjermani. Kishte shkuar një pacient shqiptar që nuk dinte gjuhën. Në këtë mënyrë u njoh me Gleard Gushollin dhe krijuan një lidhje intime. Ai ra në burg në Austri për 10 muaj dhe ajo e priti. Në Gjermani filloi dhuna deri sa prindërit e saj u detyruan ta largonin nga vajza. Familja e ka ndihmuar edhe financiarisht, i paguan edhe abonimin e palestrës. Pasi u ndanë, e telefonoi një numër shqiptar dhe ajo kërkoi t’i jepte një shans të dytë. Ajo erdhi në Shqipëri në ditën e Shën Valentinit dhe ka nisur bashkëjetesën me të. Java e parë ka qenë normale. Më pas Gusholli filloi të shfaqte shenja xhelozie të theksuara. Në ato ditë, 28-vjeçarja tregoi se ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i banesës, e ka droguar. Ka tentuar të vrasë veten me medikamente. Kishte përdorur thikën duke e shpuar në pjesë të ndryshme të trupit. I kishte futur dorën në gojë për ta mbytur dhe e fut në dush për ta mbytur. Ai i tha se duhet të vuante. Ishte në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Për një moment ai telefonoi kushërirën e tij, dhe i kërkoi të merrte informacion për ndalimin e tij nga Gjermania. Në atë moment ajo ka thirrur dhe për disa minuta ajo ka ardhur në banesë dhe e ka ndihmuar. Gusholli ishte aty dhe atë e larguan disa persona të tjerë të afërm. Sa i përket vajzës, në atë moment mbërriti dhe motra e Gushollit. Te ambulanca ajo i tha mjekëve që nuk e njihte vajzën dhe i tha që e kishin gjetur në rrugë atë,”- tha Lala.

E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia./Dosja.al

klodiana lala merret peng 28-vjecarja ne tirane gleard gusholli

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen