LIVE UPDATES
Aktualitet

Investigimi: Ekzekutimi i Zelkës në Brazil ende pa përgjigje, shkoi të nxirrte nga burgu 'Dritanin'

Mediat vendase kanë rikthyer ngjarjen e ndodhur në mes të ditës, brenda një restoranti në një nga lagjet më të shtrenjta në Brazil, duke dënuar mosreagimin e shtetit.

31 Gusht 2022, 17:50 Nga k.m.
Investigimi: Ekzekutimi i Zelkës në Brazil ende pa përgjigje,
Ilir Zelka

BRAZIL- Kanë kaluar 2 vite që nga vrasja e shqiptarit Ilir Zelka në São Paulo, por autori nuk është vendosur ende pas hekurave të burgut. Mediat vendase kanë rikthyer ngjarjen e ndodhur në mes të ditës, brenda një restoranti në një nga lagjet më të shtrenjta në Brazil, duke dënuar mosreagimin e shtetit.

"Kanë kaluar gati dy vjet, askush nuk është arrestuar dhe prova më e fortë që policia ka deri tani është motori i përdorur në krim, i braktisur nga vrasësi. Mjeti rezulton në emër të një burri që jeton në Curitiba. Në kërkim të përgjigjeve, gazetaria e Record Tv ka marrë detaje të hetimit dhe ka zbuluar se pronari i motoçikletës është dëgjuar, por dëshmia nuk është shtuar në dokumentet e tjera,"-thuhet ndër të tjera në kronikë. Ndërsa kanë rikthyer edhe njëherë momentin e vrasjes ku duket qartë momenti, kur shqiptari është i ulur vetëm në tavolinën e tij, ndërkohë autori i veshuri i gjithi me të kuqe, përfshirë edhe skafandrëm e motorit, sillet disa herë rrotulll restorantit.

Pa u futur brenda, autori e qëllon nga jashtë xhamit 47-vjeçarin shqiptar, i cili pasi merr plumbin e parë tenton që të çohet dhe t’u shmanget plumbave por rrëzohet përtokë pa ndjenja. Pasi e ka parë që është rrëzuar, autori është larguar me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët.

Megjithatë gazetarët e “RecordTv” nuk janë ndalur me aq, por e kanë hetuar me detaje, duke u kapur tek lëvizjet e fundit të shqiptarit. Madje kanë marrë në pyetje edhe gruan që e shoqëronte javën e fundit, para se të vritej. Ajo u tha gazetarëve: Kishte shumë para, në dollarë. I ruante në një kasafortë të hotelit. Ishte si libër i hapur dhe pinte shumë. Një ditë pagoi dhe konsumoi dhjetra spumante. Isha mësuar me 'klientë të tillë'. Zelka donte që të fshihej shumë. Fliste për një sherr që kishte me një ortak në Shqipëri. Të gjithë ato para që kishte, thoshte se i kishte nga biznesi.

Por po ashtu, Zelka i kishte çuar një letër dashurie dhe një gruaje në Rio De Janerio, me të cilën kishte pasur takime virtuale. Madje i thoshte se ajo ishte arsyeja se përse kishte shkuar në Brazil.

Investigimi: Ekzekutimi i Zelkës në Brazil ende pa përgjigje,

“Ejani në adresën time në Rio de Zhaneiro, për t'u njohur me njëri-tjetrin, pasi ne kemi pasur vetëm takime virtuale dhe kontaktin e parë do ta kemi personalisht. Jeni arsyeja e vetme e udhëtimit tuaj,”-shkruante Zelka. Vajza nuk pranoi që të jepte një intervitë, por foli me mesazhe me gazetarin që po investigonte çështjen.

MESAZHET ME GAZETARIN: 

Investigimi: Ekzekutimi i Zelkës në Brazil ende pa përgjigje,

Vajza: Nuk e njihja, nëse do keni akses në këtë proces hetimor, po ju them se nuk dëgjoni kurrë asnjë lloj komunikimi mes meje dhe këtij zotëri.

Pyetje: Ju kurrë nuk e keni nënshkruar apo shkruar këtë dokument, apo jo? A është falsifikuar firma juaj?

Vajza: Shikoni, nuk mund t'ju them këtë, sepse unë kam bërë tashmë një praktikë në disa studio ligjore, kam firmosur disa dokumente, përfshirë disa pa lexuar, me nxitim, por vërtet nuk e njoh këtë zotëri.

Kjo vajzë e identifikuar si “Përkthyesja” në fakt ka foto shumë intime me shqiptarin, i cili ia çonte edhe familjes së tij në Shqipëri.

Investigimi: Ekzekutimi i Zelkës në Brazil ende pa përgjigje,
Ilir Zelka dhe përkthyesja
Investigimi: Ekzekutimi i Zelkës në Brazil ende pa përgjigje,
Ilir Zelka dhe përkthyesja

Por ka edhe një të vërtetë tjetër.

Në Brazil shkoi për Dritanin (nuk kuptohet mbiemri i shqiptarit për shkak të theksit të gazetarit brazilian)!

Investigimi: Ekzekutimi i Zelkës në Brazil ende pa përgjigje,
Dritani

“Zelka nuk erdhi në Brazil vetëm për turizëm seksual. Por të ndihmonte një tjetër shqiptar të dilte nga burgu, i cili ishte dënuar për trafik internacional droge. Do paguante 15 mijë dollarë amerikanë si granci për ta nxjerrë mikun nga burgu.”

Dritani përdorte pseudonimin Ze dhe ishte martuar me një braziliane me emrin Alina.

Investigimi: Ekzekutimi i Zelkës në Brazil ende pa përgjigje,
Mesazhet e Ze

Kësaj të fundit i shkrunte për Zelkën: Ju mora këtë numër. I thashë mos të kalonte asgjë nga ty. Ai me të cilin isha unë. Unë jam i dyshuari kryesor.

Dritani nga burgu udhëzonte gruan e tij, e cila në fakt e kishte pritur edhe në aeroport viktimën.

Në telefonin e tij, Zelka kishte edhe aplikacionin Sky ECC, brenda të cilit kishte disa foto kokaine, të gjitha me logon e mjeti “Audi”.

Investigimi: Ekzekutimi i Zelkës në Brazil ende pa përgjigje,
Fotot e kokainës

Për drogën fliste  me një person me pseudonimin "Gordo". Identiteti i tij nuk u mësua kurrë.

Investigimi: Ekzekutimi i Zelkës në Brazil ende pa përgjigje,

Ndërkohë që në Brazil Zelka kishteë zënë vend mirë, në Shqipëri, sipas SPAK, 47-vjeçari nuk ka asnjë lloj rekordi kriminal, por që përmes kompanisë që kishte në Çeki ka bërë transaksione të mëdha parash. Paraprakisht ai dyshohet se ishte lënë si një lloj garancie në Brazil pasi punonte për llogari të një grupi kriminal nga Fieri që ka më shumë se 20 vite që merret me trafikim të lëndëve narkotike. Ose ishte dërguar për të nxjerrë mikun nga burgu. Por përse nuk e bëri? Investigimi vazhdon…

*Investigimi i “recordtv” është përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Dosja.al

ilir zelka vritet ilir zelka


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen