23 Maj 2023, 09:19
Nga k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- I moshuari që qëndronte dje pranë trupit të djalit të tij bëri xhiron e rrjetit. Por pas ekzekutimit të Arian Gosës, i moshuari ka mbetur i vetëm. Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se 80-vjeçari kishte 3 djem; njëri i larguar në Gjermani tjetri iu vra 2 muaj më parë dhe të tretin e pa t’i vritej në sy. Gjatë fjalës së saj në emisionin "Opinion" ajo bëri me dije se 48-vjeçari Arian Gosa ishte kthyer nga Italia, pas vrasjes së vëllait të tij, Edmond Gosa, pasi i moshuari kishte mbetur i vetëm.
PJESË NGA EMISIONI:
Klodiana Lala: Arian Gosa është kthyer nga Italia, pasi…
Blendi Fevziu: Ai jetonte në Itali?
Klodiana Lala: Jetonte në Itali. Familja Gosa është nga zona e Peqinit, e zhvendosur në zonën e Kavajës prej vitesh. Janë tre vëllezër të cilët jetonin me babain e tyre të moshuar 80-vjeçar. Në momentin që është vrarë Edmond Gosa, pra vëllai i tij, sepse një vëlla tjetër nuk jeton në Shqipëri. Ai ka vite që është larguar për arsye shëndetësore, në drejtim të Gjermanisë. Në momentin që është vrarë Edmond Gosa, i moshuari mbetet i vetëm. Dhe për këtë arsye Arian Gosa është larguar nga Italia dhe ka ardhur në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Është kthyer nga Italia në Shqipëri.
Klodiana Lala: Është kthyer për t’u kujdesur për babain.
Ndërsa shtoi se për familjen nga Kukësi, viktimat ishin 2 pasi ngjarja ndodhi në sy të nipit të tyre të vogël, të cilit gjithashtu iu rrezikua jeta.
“Familja Rexha e bënte përgjegjës Edmond Gosën për vrasjen e vëllait. Familja Rexha e konsideronte si viktimë potenciale djalin e vogël dhe është një hakmarrje, jo vetëm për vëllain, por edhe për nipin e vogël,”-shtoi Lala.
Habib Rexha është kthyer vetëm pak ditë më parë nga Gjermania dhe ka patur si motiv për vrasjen, hakmarrjen. Më 29 Mars vëllai i tij gjeti vdekjen i vrarë nga vëllai i Arian Gosës, Edmond Gosa, gjithashtu i mbetur viktimë në ngjarje. Prezent në këtë përplasje kishte qenë dhe djali i mitur i Altin Rexhës, i cili u lëndua lehtë.
klodiana lala
Aktualitet
23 Maj 2023, 09:18
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Një 28-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se transportonte me furgon ...
Aktualitet
23 Maj 2023, 08:00
k.m.
TIRANË- Pas debateve të ashpra për dosjen e arrestimit të kryebashkiakut të sapozgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, kreu i ...
Aktualitet
23 Maj 2023, 08:34
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se aksi Fushë Krujë–Thumanë do të bëhet i pakaluesh&eum...
Aktualitet
23 Maj 2023, 08:29
I.A
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë një ...
Aktualitet
23 Maj 2023, 08:05
I.A
Anila Ruçi
ITALI- Emisioni Uniko ka udhëtuar drejt Italisë, në Scaldasole të Pavias, aty ku u vra 38-vjeçarja shqiptare ...
Aktualitet
23 Maj 2023, 07:53
I.A
Ministrat e Jashtem
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të BRE-së në takimin në Bruksel ftuan edhe gjashtë homologët e tyre nga...
Aktualitet
23 Maj 2023, 07:43
I.A
Jetmira Beka
GJERMANI- Një 28-vjeçare nga Kosova është dhunuar për vdekje në parkingun e një dyqani në Aache...
Aktualitet
23 Maj 2023, 07:15
I.A
Moti
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës s&eum...
Aktualitet
22 Maj 2023, 23:28
A.B
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se familja Rexha, dyshohet se nuk u hakmor vetëm për vrasjen e 43-vjeçarit, por edh...
Aktualitet
22 Maj 2023, 23:22
A.B
Marin Mema
TIRANË- Gazetari Marin Mema tregoi në “Top Story” se pretendimet se ai është shpallur non grata në Gre...