28 Shtator 2022, 22:04
Nga k.m.
Pamje nga videoja
Gazetarët e emisionit investigativ “Stop” u vunë në dijeni nga një qytetar se në zonën e Kasharit, në mbrëmje, ndërsa kishte ndaluar në makinë me të dashurën, iu afruan disa policë. Denoncuesi shpjegoi se policët i morën “kafe”, (para) duke i thënë se në të kundërt do t’i shoqëronin në komisariat për vepra të turpshme edhe pse ai thjesht po diskutonte me partneren e tij.
Denoncuesi: Përshëndetje emisioni “Stop”! Jam një qytetar nga Tirana. Dua të ndaj një shqetësim me ju! Në zonën e Kasharit, në orën 9 a 10 të darkës, nuk e mbaj mend ekzaktësisht, kam qenë me të dashurën. Kam ndaluar aty, për të diskutuar një problem me shoqen time. Ju sugjeroj, që të shikoni policët, pasi janë shumë të korruptuar, vijnë e të marrin lekë pa arsye! Denoncuesi: Po diskutoja dicka me të dashurën. Hapa krahun që të flisnim meqë ishim edhe në timon, hapa krahun aty, kur pas ca minutash na erdhën nja dy efektivë policie, na kërkuan dokumentet, ok, shumë bukur, ua dhamë. Jo po, çfarë doni këtu? Do t’ju shoqërojmë në komisariat. Çfarë e ke këtë gocën ti? Çfarë po bën ti me këtë gocën? Po, hiç, çfarë po bëjmë, i thashë. Ashtu patëm një gjë për të diskutuar dhe po diskutojmë.
Jo, do t’ju çoj në komisariat. Po hë, o shef, i thashë, se është turp të na çosh në komisariat, pa asgjë, pa kështu… E nejse, tha. Mendoje vetë, tha. Kisha ca lekë në xhep aty, s’e mbaj mend se sa 40 a 35 mijë lekë, s’e mbaj mend mirë tani, aq sa kisha ua dhashë. E mirë, tha, mos hajdeni më këtu, tha, se bëhen veprime të turpshme. Madje, erdhën me makinë private. Kanë qenë më makinë private, zbritën aty e filluan me të gjithë me radhë, që ishin aty. Ne s’lëvizëm nga vendi, sepse mendonim, se nuk po bënim gjë.
Rasti tjetër
Po ky nuk është rasti i vetëm. Një tjetër qytetare denoncoi të njëjtën situatë.
Denoncuesja: Ne kemi qenë në një zonë të Tiranës me të dashurin, duke diskutuar për diçka dhe në një moment na afrohen efektivët e policisë. Sipas tyre, biseda, që ne po bënim në atë moment në mjetin tonë, ishte një sjellje e pahijshme në një ambient publik. Ne dëshiruam që ta diskutonim dhe ta sqaronim, pasi, fundja, unë jam një vajzë dhe po ta merrte vesh familja ime do kishte një situatë tjetër. Efektivët kërkuan ryshfet. Sigurisht, që morën dhe unë nga kjo u habita, pasi supozohej, se në fakt nuk ishte një sjellje e pahijshme. Ne ishim brenda në mjet duke diskutuar, si çdokush tjetër, që mund të diskutojë jashtë, në ambient rruge ose në makinë.
Agjentët e emisionit “Stop”, nisur nga këto denoncime, zbarkuan në terren, në një prej zonave të përmendura në denoncim, pranë “Casa Italia”, mes Astirit dhe Kasharit.
BISEDA:
Efektivi i policisë: Mirëmbrëma! Si jeni?
Agjenti i “Stop”: Si jeni? Mirë?
Efektivi i policisë: Si kaluat?
Agjenti i “Stop”: Mirë! Si kaluat ju?
Efektivi i policisë: Ku rrini? Ku banoni?
Agjenti i “Stop”: Këtu në Tiranë!
Efektivi i policisë: Ule pak xhamin! Ku banoni?
Agjenti i “Stop”: Në Tiranë!
Efektivi i policisë: Po zonja?
Agjentja e “Stop”: Tiranë!
Efektivi i policisë: Na jepni ndonjë dokument identifikimi! Uli pak xhamat mbrapa! Çfarë po prisni këtu?
Agjenti i “Stop”: Po rrimë!
Efektivi i policisë: Na jepni ndonjë dokument identifikimi.
Agjentja e “Stop”: Patentë?
Kamera e fshehtë
Pa asnjë provë dhe jashtë çdo standardi këta efektivë akuzuan dy të rinjtë që në këtë rast ishin agjentët tanë që thjesht po qëndronin në mjetin e parkuar. Policët u morën 20 mijë lekë “për kafe”, në të kundërt do t’i shoqëronin në komisariat, të akuzuar për vepra të turpshme, derisa të vinte e t’i merrte familja.
Efektivi i policisë: Ec përpara…!
Agjenti i “Stop”: Ku do më çosh?
Efektivi i policisë: Në komisariat për verifikim!
Agjenti i “Stop”: Po shoqe e kam, çfarë e kam?
Efektivi i policisë: Çfarë ke ndonjë gjë të paligjshme brenda?
Agjenti i “Stop”: Po hajde, kontrolloje, po pati gjë…!
Agjenti i “Stop”: Po nuk kam gjë, o shefi!
Efektivi i policisë: Po hë, mos u nxito tani! Është turp. Është turp. Është turp, o vëlla. Të mbaj deri në 11 në komisariat, të vijë të të marrë familja!
Agjenti i “Stop”: Po më pe në këtë vend, ose në ndonjë vend tjetër jashtë… se qenka problem i madh.
Efektivi i policisë: Na sill ndonjë kafe dhe ik!
Agjenti i “Stop”: Të të jap ndonjë njëzetëshe, se nuk kam shumë!
Efektivi i policisë: Ik! Lëviz, që këtej, se do vijë shërbimi tjetër dhe…/tvklan
polici merr ryshfet ne tirane tirane
Aktualitet
28 Shtator 2022, 21:48
k.m.
Pamje nga aksioni në Spanjë
SPANJË- Një plantacion kanabisi është zbuluar në një fushë në Señor&ia...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 21:35
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Nesër, në orën 10.00 para Kryeministrisë, prindërit e kopshtit "Zubeyde Hanim" bashkë me fë...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 20:57
k.m.
Foto ilustruese
Mësueset e shkollës “1 Maji” në kryeqytet bëjnë kurse private me nxënësit e klasave dhe shko...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 20:50
k.m.
Pamje nga aksioni
Ajo që në muajin korrik 2021 ndodhi në mes të ditës, ku policia dështoi publikisht, në një operac...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 20:32
k.m.
Brilant Martinaj
TIRANË- Rakip Martinaj ka treguar se ditën e vrasjes të të birit nuk kishte asnjë ide për vendndodhjen e tij...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 20:25
k.m.
Lufti Haka dhe Valter Bami
TIRANË- Pas vrasjes së trefishtë në Fushë Krujë, Policia kontrollet e para i bëri në zon...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 20:20
k.m.
Foto ilustruese
Vrasësi i dyfishtë nga Hauseni doli përpara Gjykatës së Lartë - ai nuk mundi t'i shmangej burgimit të p&...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 20:14
k.m.
Brilant MartinaJ
FUSHË KRUJË- Brilant Martinaj ishte karbonizuar i gjithi nga flakët që përfshinë makinën ku ai u vra. K...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 19:42
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
KRUJË- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen e “Mireve” n&eum...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 19:37
k.m.
Pamje nga atentati
ELBASAN- Dalin për herë të parë pamjet nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Pamjet e papublikuara më p...