20 Qershor 2022, 19:18
Nga k.m.

BRITANI E MADHE- Luigi Antonacci është personi që është akuzuar zyrtarisht në lidhje vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar Armend Xhika në Britaninë e Madhe. Antonacci, 24 vjeç, u vu në pranga të premten, por sot, sipas BBC, ai ka marrë statusin e të dyshuarit kryesor. Po ashtu, i riu do të dalë para Gjykatës së Kurorës në Sheffield më 22 Qershor. Megjithatë për të renë vazhdojnë hetimet për shkak të dyshimeve se mund të ketë ndihmuar autorin e vrasjes.
Armend Xhika ndërroi jetë si pasojë e një sherri që ndodhi në rrugën Earl Marshal në Burngreave. Ai u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve dhe ndërroi jetë aty. Si pasojë e sherrit me thika, ishte lënduar edhe një shqiptar tjetër, identiteti i të cilit nuk u bë publik nga mediat vendase. Përveç Antonaccit, Policia e South Yorkshire tha se është arrestuar edhe një grua 21-vjeçare, e cila dyshohet se e ka ndihmuar të fshihet të riun.
Më herët për vrasjen e Xhikës është vënë nën akuzë dhe një shqiptar, Mentor Selmani 27 vjeç që pritet të dalë para Gjykatës së Sheffield Crown për gjykim në janar 2023, por duket se akuzat ndaj tij kishin rënë. Vrasja e Armend Xhikës ndodhi në 13 maj 2021. Ai u masakrua me thikë e u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë. Shkaku për të cilin nisi sherri ende nuk është i qartë.
luigi antonacci armend xhika vrasja e armend xhikes
Aktualitet
20 Qershor 2022, 19:00
k.m.
Gledis Nano
12 nënkomisarë të rinj që sapo përfunduan studimet bachelor në Akademinë e Sigurisë, u emëruan dit...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 17:57
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ulen rastet e infektuara me koronavirus në vendin tonë. Nga dita e djeshme, ku të infektuar ishin 129 qytetar&e...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 17:04
d.a
Policia italiane
ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar kishte lënë një takim me një vajzë të mitur në...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:59
k.m.
Aldi Rama dhe Myrteza Mehmetaj
TIRANË- Zbulohet emri i punonjësit të policisë së Lezhës, i cili rezulton të jetë m...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:55
k.m.
POGRADEC- Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas turk, i cili i fshihej drejtësisë së vendit të tij në Pogradec. Bë...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:51
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Basti i fundit”, për goditjen e aktivi...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:47
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Aksion në Fier! Me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, Policia ...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:38
k.m.
Brunilda Çarçiu
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:21
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka takuar motrën e Nuredin Dumanit, Xhuljanën, e cila është kthyer në vëme...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 16:05
d.a
foto ilsutruese
BELSH- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Belsh-Kuçovë afër fshatit Marinës ku p&eum...