24 Tetor 2023, 10:47
Nga A.B
Jamarber Malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi, i cili një ditë më parë u la në masën e sigurisë 'arrest me burg', është dërguar në paraburgimin 313 në Tiranë. Ai është transferuar në paraburgim një ditë pasi GJKKO la në fuqi masën e arrestit.
Dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës i arrestuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ është lënë në burg nga gjykata, pas seancës së djeshme e cila zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta. Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë për dhëndrin e Berishës si dhe për ortakun e tij ndërtuesin Fatmir Bektashi, për të cilën gjykata ka kërkuar ‘detyrim paraqitje’ por nuk i lejohet të largohet jashtë vendit.
Malltezi mohoi akuzat gjatë seancës, duke pretenduar se inventarizimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama, që në atë kohë ishte kryetar bashkie.
“E gjithë prona nuk ka qënë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qënë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm”, ka argumentuar Malltezi, duke shtuar se i ka pasur mundësitë të largohej jashtë vendit, por nuk e ka bërë, pasi është i pafajshëm.
/Dosja.al
arrestohet jamarber malltezi
Aktualitet
24 Tetor 2023, 10:22
A.B
Policia
ELBASAN- Kontrollet për Suel Çelën në Elbasan, kanë çuar në shoqërimin e të atit dhe vëllait ...
Aktualitet
24 Tetor 2023, 10:14
A.B
Armet
DURRËS- Arrestohet Lorenc Luku. Ndalimi i 38-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit 'Baza', i cili u finalizua nga Se...
Aktualitet
24 Tetor 2023, 09:42
A.B
Oficeret
TIRANË- Vijon sekuestrimi i pronave të Jamarbër Malltezit, dhëndrrit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali ...
Aktualitet
24 Tetor 2023, 09:00
h.k
Mjegull e dendur
MALIQ-Një mjegull e dendur ka mbuluar aksin rrugor Maliq-Pogradec, çka ka krijuar dhe probleme në qarkullimin e automjet...
Aktualitet
24 Tetor 2023, 08:45
A.B
Suel Çela
ELBASAN- Aksion në Elbasan për kapjen e Suel Çelës! Forca të ndryshme të policisë të asistu...
Aktualitet
24 Tetor 2023, 07:36
BIRN
Berisha dhe Malltezi
Më 1 qershor 2022, Fatmir Bektashi, biznesmen, pronar ose bashkëpronar i një numri kompanish ndërtimi në...
Aktualitet
24 Tetor 2023, 07:28
a.bb
Moti
TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura shtresore.
Temperaturat minimale do të luh...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 22:41
I.A
E reja
TIRANË- Një zonjë denoncon motrën e saj të madhe në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan, e cila,...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 22:39
I.A
TIRANË- Në 12 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një problemtikë të një shtetasi itali...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 21:45
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga përpjekjet e Policisë së Shtetit për t'i dorëzuar Sali...