24 Nëntor 2022, 08:50
Nga e.k
Pamje nga përmbytjet në Lezhë
LEZHË- Qarku i Lezhës është një nga më të prekurit nga përmbytjet që përfshinë vendin katër ditët e fundit. Ditën e sotme situata paraqitet e qetë dhe ujë ka nisur të tërhiqet nga banesat dhe tokat bujqësore kjo për shkak të uljes së intensitetit të reshjeve gjatë natës. Në një njoftim ku bën me dije situatën deri në këto momente Bashkia Lezhë njofton se ka ende 4 banesa që ndodhën në 'pushtetin' e ujit ndërkohë dhe disa rrugë vijojnë ende të jenë të bllokuara. Sipas bashkisë hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre. Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike.
NJOFTIMI I BASHKISË LEZHË:
Në territorin e qarkut Lezhe , gjate mbrëmjes deri sot në mëngjes , kemi patur rreshje shiu me intesitet të mesëm. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje. Rreshjet e shiut janë ndërprerë, gjë e cila do ndikojnë pozitivisht tërheqjen e ujit dhe në normalizimin e situatës.
Situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë:
Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.
Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Kemi prezencë të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme dhe nga mjetet e vogla.
Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet. Në zonën e Zadrimës ka 250ha tokë bujqësore të përmbytura kurse hidrovori Balldre në kuotën -0.8m nga 1.5m kuota kritike, ka rreth 800ha tokë bujqësore të përmbytura Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë. Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.
Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre. Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave portë papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.
permbytet shqiperia 2022 lezhe bashkia lezhë
Aktualitet
24 Nëntor 2022, 08:31
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një e moshuar ështrë p&...
Aktualitet
24 Nëntor 2022, 07:24
e.k
Foto Ilustruese
TIRANË- Prej ditësh nën 'pushtetin' e reshjeve të dendura të shiut që sollën dhe përmbytje në&...
Aktualitet
24 Nëntor 2022, 06:58
“Një vend i vogël është i lehtë të qeveriset dhe vështirë të mbrohet” shprehet De Gol në një ...
Aktualitet
24 Nëntor 2022, 06:52
Tiranë
Plakja e shpejtë e Shqipërisë do të vërë sistemin shëndetësor të vendit përballë sfidave...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 21:41
F.M
Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja
TIRANË- Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja ka treguar historinë dhe njohjen me dy djem francezë që...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 21:26
Drejtoresha Adelina Parangoni
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal, pasi mësu...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 21:20
Joy
Në Shënjestër/Pjesa e Dytë
Por ajo që është e habitshme dhe vlen edhe njëherë të ndalemi ësht&e...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 20:54
k.m.
Bora në Theth
SHKODËR- Pas përmbyetjeve, në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Në rrugën Qaf...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 20:56
Ardit Moshi
TIRANË- Një i ri ka paguar 3 mijë euro për punë në Gjermani, por s’mori kurrë kontratën e pun&eum...
Aktualitet
23 Nëntor 2022, 20:31
Joy Aoko
Në Shënjestër/ Pjesa e Parë
Jeta e saj e re në Shqipëri, duhet të ishte një fillim tjetër. Shumë...