31 Maj 2023, 19:52
Nga k.m.
Foto ilustruese
PËRMET- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet pasditen e kësaj të mërkure, ku një turiste gjermane është mbytur në kanionin e Langaricës. Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:25, ku turistja gjermane, 66-vjeçarja me inicialet A.S., ka qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës së bashku me bashkëshortin, 72-vjeçarin me inicialet F.Ë.
Por për shkak të shirave të dendur që sollën më pas edhe prurjet e mëdha të ujit, 66-vjeçaren e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të turistes gjermane. Por hetimet ende vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË:
Rreth orës 18:25, shtetasi gjerman F. W., 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja gjermane A. S., 66 vjeçe, kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, Përmet. Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen A. S. e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg. Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të shtetases A. S.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
permet
Aktualitet
31 Maj 2023, 19:33
k.m.
Bledar Haxhiu dhe Bledar Jambelli
Vurvaqis Jorgos, avokati grek që shpëtoi nga ekstradimi, Bledar Jambellin vrasësin e ish-kryepolicit t&eum...
Aktualitet
31 Maj 2023, 19:16
k.m.
Foto ilustruese
Ndërkohë që VKM-ja është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese pas një padie të deputetëve t&eum...
Aktualitet
31 Maj 2023, 18:49
k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Nga data 24 qershor deri në 1 korrik në Gjirokastër do të rikthehet festivali folklorik. Në k&eu...
Aktualitet
31 Maj 2023, 18:44
I.A
Aksidenti
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Mësohet se një furg...
Aktualitet
31 Maj 2023, 18:22
k.m.
Fatjon Murati
TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi dje që të shpallte të pafajshëm Fatjon Muratin lidhur me bazën e depove...
Aktualitet
31 Maj 2023, 18:17
k.m.
Neritan Ceka
TIRANË- Profesor Neritan Ceka ka dalë në krah të qeverisë dhe Akademisë së Shkencave në debatin pë...
Aktualitet
31 Maj 2023, 17:53
I.A
Artan Fuga
TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka komentuar vendimin e qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. N&e...
Aktualitet
31 Maj 2023, 17:41
k.m.
Foto ilustruese
Struktura gjigande prej çeliku në hyrje të qytetit të Kukësit u rikthye sërish në një kantier nd&...
Aktualitet
31 Maj 2023, 17:36
I.A
Auron Tare
TIRANË- Studiuesi u njohur Auron Tare e ka dënuar heshtjen e intelektualëve, në një kohë kohë kur p...
Aktualitet
31 Maj 2023, 17:36
k.m.
Foto ilustruese
Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-preside...