“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Protesta për 11-vjeçaren, sheshi mbushet me "ishat" e Big Brother. Trixa, Fifi dhe Monika Lubonja
Në tubim marrin pjesë disa personazhe të njohur si Monika Lubonja, Beatrix Ramosaj, Filloreta Raçi, Zhaklina Lekatari.
31 Gusht 2022, 18:55Nga k.m.
Pamje nga protesta e sotme
TIRANË- Sheshi "Nënë Tereza" është mbushur plot me protestues që kanë vendosur të ngrejnë zërin lidhur me rastin e rëndë që ka ndodhur në Kosovë, ku u përdhunua një 11-vjeçare.
Në tubim marrin pjesë disa personazhe të njohur si Monika Lubonja, Beatrix Ramosaj, Filloreta Raçi, Zhaklina Lekatari. Me vajzat e tyre në protestë kanë qenë edhe ish-deputetët Rudina Hajdari dhe Halit Valteri, për të përcjellë një mesazh solidarizimi me vajzën e vogël.
Pas ngjarjes së rëndë, ku u abuzua seksualisht një 11-vjeçare nga 5 persona për 7 orë rresht, janë ngritur qytetarët në protestë në Prishtinë dhe Tiranë. Në të dy vendet, kanë marrë pjesë disa emra publikë, por edhe politikanë.