Pritë për pronësinë në Lushnje, gruaja plagoset në këmbë, po kthehej nga gjyqi i vëllait. "Autori": Unë jam në Greqi, kam 19 ditë këtej
Vëllai vrau kushërinjtë për disa degë ullinj! Plagoset me armë zjarri motra e Kastriot Hasallës 30 Mars, 17:...
Vëllai vrau kushërinjtë për disa degë ullinj! Plagoset me armë zjarri motra e Kastriot Hasallës 30 Mars, 17:...
"Marre duhet të të vijë Erion!"/ Veliaj zbuloi pronaren e 'Lolitës', reagon ashpër Buzhala: Stil mafioz! Linçoi ...
Arrestimi i gazetarit në Rusi! "Wall Street Journal" mohon akuzat për spiunazh: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm t&...
U shtrua me urgjencë në spital! Papa Francesku bëhet më mirë, Vatikani: Hëngri mëngjes dhe lexoi disa gazeta ...
Sipas raportit të fundit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i mbështetur financiarisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, deri në fund të vitit 2021 në dy shkallët e GJKKO-së funksionojnë 13 gjyqtarë nga 27 që do duhej të ishte organika e plotë.
MARIGLEN KUME/ Gjyqtarët në Shqipëri nuk shfaqin interes për të punuar pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjykatë e cila shqyrton çështjet e ndjekura nga SPAK-u.
Sipas raportit të fundit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i mbështetur financiarisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, deri në fund të vitit 2021 në dy shkallët e GJKKO-së funksionojnë 13 gjyqtarë nga 27 që do duhej të ishte organika e plotë. Ajo që është shqetësuese sipas raportit është fakti se pavarësish hapjeve të thirrjeve për aplikim gjyqtarët nuk kanë interes për t’u bërë pjesë e këtyre strukturave.
“Për shkak të dorëheqjeve apo shkarkimeve në kuadër të procesit të vetingut dhe emërimeve në Gjykatën e Lartë, gjatë periudhës objekt monitorimi, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të dyja shkallët e gjykimit numëron 14 vende vakante, përkatësisht 6 gjyqtarë ushtrojnë funksionin pranë kësaj gjykate nga 11 që parashikon ligji dhe 7 gjyqtarë pranë instancës së shkallës së parë nga 16 që parashikon ligji. Tre prej gjyqtarëve pranë GJKKO-së në Shkallë të Parë janë të caktuar nga skema e delegimit, ndërkohë që pranë GJKKO-së së Apelit aktualisht janë emëruar 2 gjyqtarë nga KLGJ-ja.
Vlen të theksohet se, GJKKO-ja si pjesë e institucioneve të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka nevojë të plotësohet me të gjithë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve, pasi numri i hetimeve në këtë fushë nga Prokuroria e Posaçme është voluminoz. KSHH-ja vëren se KLGJ-ja ka qenë aktive në nxitjen e gjyqtarëve për të qenë pjesë e këtyre gjykatave, por ka munguar interesi i pritur për aplikime. Nisur nga kjo situatë, në të ardhmen duhen konsideruar strategji më efektive dhe të bashkë koordinuara me institucione të tjera të reja të sistemit të drejtësisë, me qëllim plotësimin e vakancave”, thuhet në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Ndërkohë edhe më e thellë është vakanca në të gjithë sistemin gjyqësor. Deri më dt. 4 Nëntor 2021, në të gjitha instancat e sistemit gjyqësor në vendin tonë, janë gjithsej 76 vende vakante. Në lidhje me plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, aktualisht rezultojnë 5 vende vakante në këtë Gjykatë. KLGJ-ja ka hedhur disa hapa të rëndësishëm në plotësimin e pjesshëm të tyre, megjithatë Këshilli inkurajohet të ndërmarrë hapa të tjerë më pro aktiv në plotësimin e të gjithë vakancave të Gjykatës së Lartë.
Kjo gjykatë ka ende një numër shumë të lartë çështjesh për t’u evaduar dhe emërimi i çdo gjyqtari, në secilën nga kolegjet e saj do të sillte një ndryshim të prekshëm në funksionimin e kësaj gjykate”, vijon raporti.
Situata me vakancat paraqitet problematike edhe në strukturat e prokurorisë, por ajo që bie në sy është fakti se në SPAK vakancat janë më të ulëta ndryshe nga GJKKO-ja. “Vakancat në magjistratët prokurorë kanë prekur edhe sistemin e prokurorisë në vendin tonë. Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga KLP-ja, rezulton se 57 vende vakante numërohen në të gjitha shkallët e prokurorisë, 6 prej të cilëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 5 pranë SPAK, 6 pranë Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit dhe numrin më të lartë e konstatojmë pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore përkatësisht 40”, thuhet në raportin e financuar nga ambasada e SHBAsë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësimin se mosplotësimi i vakancave ka bërë që çështjet në gjykata të shqyrtohen me 3 apo 4 vite me vonesë.
“Shqetësues është fakti që Gjykata Administrative e Apelit gjate periudhës objekt monitorimi ka shqyrtuar çështjet gjyqësore të regjistruara pranë gjykatës në vitin 2016, pra më shumë se 4 vite më parë. Kjo gjykatë reflekton gjithashtu shqetësimin e mungesës së të dhënave të përpunuara, për shkak të periudhës së shkurtër kohore nga miratimi i tyre. Në Gjykatën e Apelit Tiranë (juridiksioni i përgjithshëm) rezulton se janë duke u gjykuar çështjet e vitit 2017, pra më shumë se 4 vite më parë, me përjashtim të çështjeve të natyrës urgjente”, thuhet në raport.
Raporti ka gjithashtu kritika edhe për Këshillat. KLGJ-ja dhe KLP-ja sipas raportit nuk kanë miratuar aktet nënligjore që i kanë detyrim. “Këshillat, në bazë të ligjeve të posaçme, kanë detyrimin për të miratuar një sërë aktesh nënligjore, që nuk janë miratuar, siç janë rregulloret e brendshme por edhe rregullat standarde për funksionimin e brendshëm të gjykatave nga ana e KLGJ-së si dhe Kodi Etik, dhe rregullorja për vlerësimin profesional dhe etik të prokurorëve, nga ana e KLP-së. Vlen të përmendet se KLGJ-ja ka pasur aktivitet më të lartë normues dhe rregullues në krahasim me KLP-në, e cila gjatë gjithë periudhës së monitorimit ka miratuar vetëm një rregullore”, thuhet në raportin e KSHH-së./Panorama
Talo Çela Talo Çela vijon të mbetet një ndër personat më të kërkuar në Shqipëri pas një morie at...
Foto ilustruese DURRËS- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor ‘Maminas-Sukth’. Sipas Policisë, drejtues...
Foto ilustruese DURRËS- Dy të rinj janë vënë në pranga pas një sherri. Mësohet se ata janë kunetër, nj&eu...
busti i mbretereshes Elizabeth HAS- Ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II, e cila mbretëroi për 70 vi...
Vendi i ngjarjes SHKODËR- Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, mbetet ende pa autor, por babai i viktimës deklaron për policin&eum...
Pamje nga aksioni anti-drogë në Peru LIMA- Dy europianë, dy organizata ndërkombëtare të drogës po funksionojnë n&eu...
Policia GREQI- Një 25-vjeçar shqiptar vendosi që t'i jepte fund jetës duke u hedhur nga një urë me lartësi 10 met...
Astmer Bilali, Erjon Xhenje dhe Endri Mustafa SHKODËR- Erjon Xhenjen, i cili u vra dje në Shkodër dhe Endri Mustafën, i bashkon një...
Momenti kur Suli futet ne SPAK TIRANË- Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka mbërritur ditën e sotme në Strukturën e Pos...
Zyra VLORË- Vijon ende bllokimi i zyrave ALEAT. Në Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan, zyrat e ALEAT kanë mbetur pa...