14 Maj 2025, 22:28
Nga N.F
Sheshi Skenderbej
TIRANË- Bllokimet e para të rrugëve në kuadër të mbarëvajtjes së Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet të premten në Tiranë do të nisin që mbrëmjen e sotme në orën 22:00 deri në orën 23:00. Për një orë, aksi rrugor nga aeroporti i Rinasit, hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar”, deri te ish sheshi “Shqiponja” vazhdim Unaza e re krahu i Astirit, rrethrrotullimi i Saukut të vjetër, Rruga e Elbasanit deri në qendër, do të bllokohet plotësisht.
Edhe të enjten, në 15 Maj, por më gjatë, nga ora 08:00 deri në 24:00 dhe në 16 maj të premten ditën e Samitit, nga ora 06:30 deri në 11:30 do të bllokohen të njëjtat akse rrugore, duke shtuar disa rrugë të tjera si ajo “George ë. Bush”, “28 Nëntori”, “Rruga e Dibrës”, rruga “Urani Pano” dhe sheshi “Skënderbej” ku do të mbahet aktiviteti.
I njëjti itinerar, por me drejtim nga qendra për në Aeroportin e Rinasit do të jetë e bllokuar në datën 16 Maj nga ora 13:00 deri në orën 18:00. Të premten, duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të darkës, do të jenë të paaksesueshme për makinat dhe këmbësoret të gjitha rrugët dhe bulevardet që të afrojnë drejt sheshit Skendërbej. Gjatë ditës do të ketë bllokime të pjesshme gjatë kohës kur delegacionet do të lëvizin nga hotelet ku do qëndrojnë drejt sheshit ku do të mbahet aktiviteti.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC) që do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025 është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që do të mbledhë 47 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa, përfshirë vendet anëtare të BE-së dhe ato jashtë saj, si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Turqia. Ky është samiti i gjashtë i EPC-së dhe për herë të parë mbahet në Ballkanin Perëndimor.
Komuniteti Politik Evropian është një platformë e krijuar për të forcuar dialogun politik dhe bashkëpunimin mes vendeve evropiane në çështje të përbashkëta si siguria, stabiliteti dhe prosperiteti. EPC-ja nuk është një strukturë e BE-së dhe nuk zëvendëson organizata ekzistuese, por synon të krijojë një hapësirë fleksibile për koordinim politik ndërmjet vendeve anëtare dhe jo-anëtare të BE-së.
tirane samiti i komunitetit politik evropian
Aktualitet
14 Maj 2025, 22:11
r.ll
foto nga fletet e votimit te denoncuara nga PD
TIRANË- Ditën e djeshme në Tiranë gjatë numërimit të votave në KZAZ ...
Aktualitet
14 Maj 2025, 21:51
N.F
Foto
KOSOVË- Raportimet e shpeshtuara për ngacmime seksuale ndaj grave në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosov...
Aktualitet
14 Maj 2025, 21:03
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- 3 ditë pasi u denoncua zhdukja e një 71-vjeçari është gjetur trupi i pajetë i tij. M&eum...
Aktualitet
14 Maj 2025, 17:39
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KOSOVË- Në varrezat e Dragodanit në Prishtinë janë kryer gërmime këtë të m&eum...
Aktualitet
14 Maj 2025, 17:45
Blerina Gjoka
foto ilustruese
TIRANË- Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelor...
Aktualitet
14 Maj 2025, 16:57
N.F
Foto
FRANCË- Autoritete belge pas disa muajsh hetimesh kanë arritur të arrestojnë një grup kriminelësh. Sipas hetimeve&n...
Aktualitet
14 Maj 2025, 16:34
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon në Parkun Olimpik. Sipas rezultateve të pë...
Aktualitet
14 Maj 2025, 16:05
N.F
Foto
KOSOVË- Në Kosovë janë shënuar nëntë raste të fruthit në javën e dytë të majit tek fë...
Aktualitet
14 Maj 2025, 15:40
N.F
Elton Qyno
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e SPAK duke lënë në fuqi vendimin e shfuqizimit ...
Aktualitet
14 Maj 2025, 15:32
N.F
Aksidenti
TIRANË- Një aksident është regjistruar mesditen e sotme në Tiranë. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në ...