21 Nëntor 2022, 19:44
Nga k.m.
Pamje nga mbledhja
Qendra studentore 'ABC Tiranas Club' në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe me mbështetjen e programit B4Students zhvilluan ditën e henë, 21 Nëntor 2022, ora 10:00, Forumin e Diskutimit “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?”
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Edicionit të Pestë të programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, të cilin ABC Tirana Cub e realizon prej vitit 2019. Të ftuar ishin studentë dhe pedagogë, ekspertë, përfaqësues të OJF-ve, medias etj.
Paraja virtuale nuk është më “e nesërmja”, u tha gjatë Forumit. Ajo është “e sotmja” në zhvillimet ekonomike dhe financiare në rang global dhe atë kombëtar. Është një pjesë dinamike që ndikon në tregjet finaciare. Përfaqësues të qeverive, të sistemit bankar, ekspertë dhe studiues të ndryshëm e kanë në agjendën e tyre të hulumtimit dhe rregullimit qarkullimin e parasë virtuale. Sot kriptomonedha është pjesë e agjendave të debatit - fuqia reale e saj, roli, ndikimi, efektet në tregjet botërore dhe ato kombëtare etj.
Pamje nga takimi
Gjatë Forumit u fol mbi realitetin e kriptomonedhave në Shqipëri, për legalizimin e kësaj pjese të tregut, për legjislacionin e miratuar si dhe sfidat për të ardhmen. Në aktivitet u prezantua dhe një sondazh me 300 të pyetur mbi perceptimet dhe vlerësimet e tyre mbi kriptomonedhat, për gatishmërinë dhe hezitimin e qytetarëve për t’u përfshirë në qarkullimin e parave virtuale.
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, prof.dr. Dhori Kule ka përgëzuar studentët për përfshirjen në një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut, aq më tepër kur fokusohen dhe në tema që kanë ndjeshmëri tek qytetarët.
“Rëndësi ka që përmes këtyre aktiviteteve të përçohet besim tek sistemi, pasi çdo keqinformim apo spekullim në përhapjen e informacioneve jep efekte negative tek publiku, ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik dhe financiar. Dukuritë e reja në fushën ekonomike kërkojnë përgjegjësi në menaxhim dhe interpretim, në të kundër stimulohet kaos te njerëzit, te mendimet dhe vendimarrjet e tyre”.
Drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan Muka, tha se organizata është prej më shumë se katër vitesh në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë duke konkretizuar programin “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, me synimin “të nxisë interesin e publikut, sidomos të të rinjve, mbi aspekte ekonomike dhe financiare. Të nxisë më shumë institucionet publike, sidomos Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, si dhe agjencitë varëse të saj që, edukimi ekonomik dhe financiar të jetë më shumë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor”.
Nga viti 2019 ABC Tirana Club, ka realizuar disa edicione. Edicioni i Parë ishte “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”; viti 2019. Edicioni i Dytë mbi “DeCash-izim vs informalitet”, viti 2020. Edicioni i Tretë titullohej “Apliko pagesën elektronike”, viti 2021. Edicioni i Katërt ishte “Kursim apo investim - kur është koha?”, realizuar në maj të vitit 2022. Aktualisht po zhvillohet Edicioni i Pestë titulluar “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?”, ku veç Forumit të Diskutimit me ekspertët dhe zhvillimit të sondazhit, është planifikuar dhe një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimit me publikun.
fakulteti ekonomik abc tiranas club
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 19:30
k.m.
Pamje nga përmbytjet
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e radhës, në orën 18.30, duke pretendu...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 19:14
k.m.
Haki Çako
TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka bërë një përditësim të të dhënav...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 19:15
A.B
Ministria
TIRANË- Për shkak të motit të keq, mësimi do të pezullohet në disa zona të vendit. Vendimi është...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 18:32
k.m.
Pamje nga lumi Gjadër
SHKODËR- Situata në veriperëndim të vendit, e kryesisht në Shkodër e Lezhë, vijon të jet...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 18:15
A.B
Enivled Aliaj dhe Dino Majko
SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykatë dosjet për dy ngjarje...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 18:10
A.B
Pjetër dhe Jason Rrushaj
SHKODËR- Ngjarja që ndodhi në Bogë, ku babë e bir, Pjetër dhe Jason Rrushaj humbën jet&eum...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:54
A.B
Permbytje
TIRANË- E gjithë ultësira veriperëndimore e vendit gjendet në ujë. Mijëra banorë janë të r...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:50
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka publikuar një raport zyrtar në lidhje me situatën e krijuar në kryeqendrë...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:49
A.B
Permbytje
LEZHË- Një nga bashkitë e përmbytura në vend si pasojë e reshjeve të shiut është dhe Lezha. Stacioni...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:31
k.m.
Foto nga Infektivi
TIRANË- Vetëm një qytetar është infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Sh&eu...