23 Tetor 2022, 18:21
Nga F.M
Gruaja në protestë
TIRANË- Një qytetarë që ka dalë në protestë ka bërë thirrje për t'i vënë zjarrin godinës së Ministrisë së Brendshme. Gruaja u bëri thirrje shqiptarëve që të dilnin e të protestonin dhe e konsideroi një turp indiferencën e të gjithë atyrë që nuk kanë dalë në shesh këtë mbrëmje që po zhvillohet protesta e dytë për Lear Kurtin.
"Këtu është një turp, është një turp që nuk reagojnë njerëzit, që rrinë në shtëpi dhe nuk dalin të protestojnë kundër këtyre mostrave. Të dalin e tu vëmë zjarrin Ministrisë së Brendshme, zjarrin t'ia vëmë. Ky është rasti i disatë që përsëritet. Nuk ka ndjen fare për politikë, por këtu duhet të çohen të gjihtë. Unë e para ia vë zjarrin vendit në momentin që kam mbështetje. Kur pashë kufomën, nuk i kishin hequr prangat, këta mostrat, këta mostrat more që paguhen nga taksat tona. Unë punoj në mjekësi prej vitesh, por kufoma që prangosim s'kemi parë akoma. Ka qarë mbrëmë, e kam vënë veten në pozicionin e nënës, pavarësisht se fëmijët e mi i kam rregulluar. Dy doza kishte, po pse more për dy doza kapet dhe futet brenda tjetri, e zëmë se i kishte, pse more nga kjo gjë i vinte e keqja këtij shteti, ti ke baronët e drogës rrugës që lëvizin lirë,"- tha ajo ndër të tjera.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.
lear kurti protesta per lear kurtin vdes lear kurti
Aktualitet
23 Tetor 2022, 18:17
F.M
Protesta për Lear Kurtin
TIRANË- Një qytetar ka tentuar të kalojë rrethimin e krijuar nga efektivët e Policisë së S...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 18:12
F.M
Protesta për Lear Kurtin
TIRANË- Ka nisur me incidente protesta në Tiranë! Qytetarët po qëllojnë me domate godinën ...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 17:59
F.M
Ministria e Brendshme
TIRANË- Protesta e dytë për Lear Kurtin që vdiq në duart e efektivëve të policisë ka nisur. D...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 17:36
Infektiv
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 307 testime, 18 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 13 të shëruar ...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 17:13
Jeta
TIRANË- Jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë. E keqtrajtuar nga ata që duhet ta mbronin, familja e saj, Jeta sot ka treguar p&eum...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 16:22
Jeta
TIRANË- Jeta është një grua 48 vjeçe e cila vjen nga një fshat i Ballshit. Kur ishte e vogël ajo ka vuajtur shum&...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 16:09
Fatmira Mustafaj dhe Lear Kurti
TIRANË- Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafaj, ka folur për herë të parë publikisht në li...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 15:36
F.M
Policia greke
GREQI- Dy shqiptarë të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga policia greke. Mësohet se t&eu...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 14:54
A.B
Adriatik Lapaj
TIRANË- Aktivisti Adriatik Lapaj ka ngritur disa pyetje për vdekjen e të riut, Lear Kurti. Ai deklaron se ka gjykuar kët...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 14:36
A.B
Fotoja e Learit (blur) dhe spitali
TIRANË- Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për mjekët e spitalit të Traum...