22 Qershor 2022, 17:25
Nga I.A
Pamje nga aksioni i Policise
SHKODËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi u kapën duke luajtur lojëra të fatit. Një 32-vjeçar si dhe një 54-vjeçar kanë rënë në pranga, ndërkohë që gjithashtu janë proceduar penalisht 9 persona të tjerë. Gjithashtu janë sekuestruar 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 5 palë letra bixhozi dhe 2 aparate celulare.
Njoftimi i policisë:
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit, menjëherë u organizua puna dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Poker 4”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. Z., 32 vjeç, banues në lagjen “Ajasem”, Shkodër, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. A. P., 54 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: G. L., 60 vjeç, I. O., 31 vjeç, E. V., 39 vjeç, M. A., 58 vjeç, A. K., 42 vjeç, B. T., 32 vjeç, B. T., 65 vjeç, B. N., 37 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit me administrator shtetasin E. Z., në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, janë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, duke luajtur lojëra të paligjshme, në një tavolinë pokeri, kundrejt pagesës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 5 palë letra bixhozi dhe 2 aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
operacioni policor poker 4
Aktualitet
22 Qershor 2022, 17:34
k.m.
Foto ilustruese
Në dhjetor të vitit 2021, një masiv shkëmbor u shkëput nga mali i Shëngjinit dhe ra mbi një banesë ...
Aktualitet
22 Qershor 2022, 17:22
k.m.
Rilinda Selimi
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së...
Aktualitet
22 Qershor 2022, 17:08
F.M
Bashkim Dedja
TIRANË- Dështon për të dytën herë çelja e gjykimit për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ...
Aktualitet
22 Qershor 2022, 16:48
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një vajzë e re u largua nga banesa e saj nga një fshat i Lushnjës për një jetë më t&eu...
Aktualitet
22 Qershor 2022, 16:39
k.m.
Foto nga banesat e braktisura
Nuk janë të rralla rastet kur banesa të braktisura kthehen në vende të përdoruesve të drog...
Aktualitet
22 Qershor 2022, 16:22
k.m.
Foto nga aksioni i Policisë
GJIROKASTËR- Muhamet Kraho, 56-vjeçari nga Berati, ka rënë sot në pranga pasi nuk iu bind urdhr...
Aktualitet
22 Qershor 2022, 15:58
F.M
Andrea Shtëpenja (Dingu)
TIRANË- Andrea Dingu (Shtëpenja), djali i fermerit Bektesh Shtëpenja të cilit Prokuroria e Posaçme...
Aktualitet
22 Qershor 2022, 15:55
k.m.
TIRANË- Sekuestrohen 2 milionë euro pasuri që dyshohet se është vendosur nga veprimataria kriminale. Policia e Shtetit ka bër&eu...
Aktualitet
22 Qershor 2022, 15:48
F.M
Foto ilustruese dhe shkresa
TIRANË- Zbardhet lista e pasurive të Bektash Shtëpenjës të cilat Prokuroria e Posaçme Kund&eum...
Aktualitet
22 Qershor 2022, 15:23
k.m.
Liza Marku dhe Mariglen Qato
TIRANË- Liza Marku, një nga banoret e '5 Majit' që u bë simbol i protestës së banorëve ka ...