LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet e shkuara e errët e Ben Qimes/ Si u kthye "i forti i Fierit" në furnitorin kryesor të kokainës për bandën e Aldo Bares

Arben Isufaj u largua jashtë Shqipërisë dhe nuk u pa më në qytetin e Fierit nga viti 1994 deri në vitin 1998. Në këtë kohë ai mendohet se u shpëngul në Spanjë dhe më pas në Holandë dhe Itali.

26 Shkurt 2025, 21:13 Nga DOSJA
Zbardhet e shkuara e errët e Ben Qimes/ Si u kthye "i forti i
Ben Qimja

TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës së krimit, Arben Isufaj, i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”, duke zbardhur të shkuarën e errët të tij dhe ngjitjen në shkallët e botës së krimit.

Për t’u kthyer pas në kohë, fill pas ekzekutimit të babait, Arben Isufaj u largua jashtë Shqipërisë dhe nuk u pa më në qytetin e Fierit nga viti 1994 deri në vitin 1998. Në këtë kohë ai mendohet se u shpëngul në Spanjë dhe më pas në Holandë dhe Itali.

Këtu ku duket se krijoi lidhje të fuqishme në trafikun e kokainës, ku u shndërrua edhe në furnitorin kryesor të bandës së Aldo Bares në Itali, siç u zbulua nga përgjimet. Autoritetet italiane të cilat kërkuan ekstradimin e tij në akuzat për trafik droge dhe grup kriminal.

Ekstradim që në fakt nuk u finalizua, pasi edhe njëherë Arben Isufaj ja doli mbanë përmes lidhjeve të forta ne radhët e drejtësisë, t’i shmangej drejtësisë italiane.

“Arben Isufaj në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë importuar nga Hollanda një sasi kokaine prej 3.5 kg.

Ngjarja ka ndodhur më 11 Dhjetor 2004 në Melegnano.

Më datë 18 shkurt 2005, Arben Isufaj ka mbajtur më qëllim për ta shpërndarë 3 kg kokainë, të sjellë nga Hollanda, të cilat ia ka dorëzuar për transportim, shtetasit A.G.

Më 27 Mars 2005, Arben Isufaj në bashkëpunim me A. L kanë transportuar dhe shpërndarë 5.8 kg drogë të llojit kokainë.

Ndërsa më datat 20 dhe 21 Prill 2005, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ai ka mbajtur me qëllim për ta shpërndarë, transportuar dhe importuar, një sasi kokaine prej 2 994 gr.

Një tjetër episod po kështu është edhe ai i datës 25 Gusht 2005, ku në bashkëpunim me një person tjetër, do transportonte 1 kilogramë kokainë”.

Por ndërsa shtrinte tentakulat e tij duke fituar edhe para publike, Arben Isufaj tregonte nga ana tjetër dhe forcën e tij dhe ndërtonte ditë pas dite mitin e të paprekshmit.  Kjo referuar edhe ngjarjes së ndodhur më datë 12 maj 2007, ku ai kërcënoi me armë punonjësit e policisë që tentuan të shoqëronin një familjar të tij që kishte bërë një ndërtim pa leje.

“Nga hyrja kryesore e objektit në ndërtim e sipër vjen një person me pistoletë në dorë të tipit ‘Berretë’ dhe në këtë moment njëri nga personat tha që ‘nuk e shoqëron dot ti se erdhi Ben ‘Qimja’. Ky person pasi i ka drejtuar pistoletën oficerit të policisë duke e kërcënuar ‘lëshoje se t’i hodha zorrët në tokë’ njëkohësisht shante”.

Episode të tilla dëshmojnë për një skedë të pasur kriminale, të cilës do ti shtoheshin edhe dyshime të tjera për vrasje siç ishte edhe ekzekutimi i biznesmenit 57-vjeçar Demir Backa, në tetor të vitit 2021, pronar i lokalit ‘Piazza’ në qendër të qytetit.

Ai u qëllua me kallashnikov rreth orës 20:40 të kësaj mbrëmje pranë ish QTU-së në këtë qytet, ndërsa ndodhej në makinën e tij tip ‘Audi’ nga një automjet ‘Benz’.

Makina e autorëve e cila pak minuta pas ngjarjes u gjet e djegur në fshatin Daullas, ku një nga personat e thirrur për të dëshmuar, si një nga të dyshuarit kryesorë, ishte edhe Arben Isufaj.

Arben Isufaj, por edhe bosë të tjetër të krimit në Fier, që po përplaseshin për territor, përçanë edhe mazhorancën socialiste. Siç ishte edhe kjo deklaratë në vitin 2021 e deputetit socialist të Fierit, Petro Koçi, që fliste për grupe dhe individë kriminalë në këtë qytet që po trajtoheshin me fonde publike.

“Efektet e SPAK dhe Reforma në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier, ku duart e krimit janë shtrirë edhe në financat publike.

Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtëpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh, ose nëpërmjet zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet, si dhe nëpërmjet eleminimit të konkurentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit”.

Deklaratë e cila në fakt nuk ishte edhe aq e pabazë po të shikosh fondet që personazhi i Arben Isufaj ka përfituar në këto vite. Madje jo vetëm fonde publike por dhe të Bashkimit Evropian, siç janë fondet e IPARD për fermerët ku ai ka përfituar nga këto fond plot 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në fshatin Dërmenas të Fierit.

Masa:   1. “Investimet në asete fizike të fermave bujqësore”

Sektori:      M1 – Fruit and Vegetables

Vendndodhja:  Radostine, Dermenas, Fier

Vlera e investimit: 453,817.19 Euro

Perqindja e mbeshtetjes:    60%

Vlera e Grantit:     292,144.50 Euro

Por Arben Isufaj, apo i njohur si Ben ‘Qimja’ nuk ka vënë përfund vetëm politikën por edhe policinë e drejtësinë.

Arben Isufaj, sipas SPAK del se ka fituar tendera të shumtë në kompaninë shtetërore të naftës, një zonë e pasur si Fieri.

Por edhe pse ka qenë një person i shpallur në kërkim në shtetin italian për trafik droge, dokumentet e hetimit pasuror për të tregojnë se përmes kompanive që kontrollonte në mënyrë indirekte ai ka mundur të fitojë tendera të shumtë në kompaninë shtetërore të naftës./BW

ben qimja

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë