LIVE UPDATES
Politike

'Zëdhënësi po merrte në dorë frenat e SHISH'/ Dorëheqja e Helidon Bendos, kronologjia e përplasjes me Olian Kanushin, i shkoi në zyrë. Si ndodhi përplasja verbale

Top Channel mëson se Bendo ndërpreu kursin një vjeçar në SHBA dhe është rikthyer me urgjencë në Tiranë gjatë muajit dhjetor. E gjitha kjo sepse zëdhënësi i tij Olian Kanushi, gradualisht po merrte në dorë frenat e drejtimit të SHISH

23 Dhjetor 2022, 20:25 Nga A.B
'Zëdhënësi po merrte në dorë frenat e SHISH'/
Helidon Bendo dhe Olian Kanushi

TIRANË- Helidon Bendo, tashmë ish-drejtues i Shërbimit Inteligjent Shqiptar, ka pasur një përplasje verbale me zëvendës drejtorin e institucionit, Olian Kanushin. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se pas largimit të Bendos në SHBA me trajnim 12-mujor, në pozicionin e zëvendës drejtorit u emërua Olian Kanushi,  ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Top Channel mëson se Bendo ndërpreu kursin një vjeçar në SHBA dhe është rikthyer me urgjencë në Tiranë gjatë muajit dhjetor. E gjitha kjo sepse zëdhënësi i tij Olian Kanushi, gradualisht po merrte në dorë frenat e drejtimit të SHISH.

Një burim në SHISH, konfirmoi për Top Channel përplasjen verbale mes Bendos dhe Kanushit, në zyrën e këtij të fundit. 

“Disa ditë më parë drejtori Helidon Bendo mbërriti në zyrë duke i surprizuar të gjithë. E dinin vetëm disa njerëz të tij të afërm. Më pas ka shkuar në zyrën e Oljan Kanushit ku kanë pasur një përplasje verbale. Muajt e fundmi në SHISH kanë ndodhur shumë lëvizje të disa drejtorëve nëpër Shqipëri. Disa me lidhje të forta me Helidon Bendon, kanë filluar të japin dorëheqjen.

Ky burim, thotë se situata aktuale në SHISH nga njëra anë me Olian Kanushin i cili po kryen lëvizje drejtorësh të cilat u tentuan të ndalohen pa sukses nga Helidon Bendo është kaotike. 

Nga sot, shërbimi Inteligjent Shqiptar nuk do të vijojë të drejtohet nga Helidon Bendo, detyrë që e mbante prej nëntorit të vitit 2018. Ishte kryeministri Edi Rama ai i cili njoftoi se Helidon Bendo i kishte dorëzuar dorëheqjen dhe në vazhdim pas studimeve pas-universitare në SHBA,  do të  jetë këshilltar i tij  për reformën e institucioneve të sigurisë.

ARTIKULLI I PLOTË I TOP CHANNEL:

Shërbimi Inteligjent Shqiptar nuk do të vijojë të drejtohet nga Helidon Bendo, detyrë që e mbante prej nëntorit të vitit 2018. Ishte kryeministri Edi Rama ai i cili njoftoi se Helidon Bendo i kishte dorëzuar dorëheqjen dhe në vazhdim pas studimeve pas-universitare në SHBA,  do të  jetë këshilltar i tij  për reformën e institucioneve të sigurisë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ndërton të gjithë kronologjinë e zhvillimeve në SHISH të ditëve të fundit që çuan  në largimin e Helidon Bedos me pëlqimin e kryeministrit Edi Rama dhe dekret lirimi nga detyra, aprovuar nga presidenti Bajram Begaj. Disa muaj më parë Top Channel raportoi se Helidon Bendo kishte shkuar në SHBA me trajnim 12-mujor. Në kushtet kur SHISH prej shumë vitesh kishte mbetur pa zëvendës drejtor, prej 31 Gushtit 2022 në këtë pozicion u emërua  Olian  Kanushi,  ish këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Vajtja e Kanushit në SHISH,  shpejtoi largimin e kryetarit Bendo. Top Channel mëson se Helidon Bendo ndërpreu kursin një vjeçar në SHBA dhe është rikthyer me urgjencë  në Tiranë gjatë muajit dhjetor.

E gjitha kjo sepse zëdhënësi i tij Olian Kanushi, gradualisht po merrte në dorë frenat e drejtimit të SHISH paçka se Bendo ishte ende në detyrë, megjithëse kishte shkuar për specializim në SHBA. Për situatën e tensionuar  të ditëve të fundit mes Bendos dhe Kanushit, një burim në SHISH bëri dha këtë koment për gazetarin e  Top Channel, Muhamed Veliu.

“Disa ditë më parë drejtori Helidon Bendo mbërriti në zyrë duke i surprizuar të gjithë. E dinin vetëm disa njerëz të tij të afërm. Më pas ka shkuar në zyrën e Oljan Kanushit ku kanë pasur një përplasje verbale. Muajt e fundmi në SHISH kanë ndodhur shumë lëvizje të disa drejtorëve nëpër Shqipëri. Disa me lidhje të forta me Helidon Bendon, kanë filluar të japin dorëheqjen”, u shpreh një burim nga SHISH.

I njëjti burim vlerëson se situata  aktuale në SHISH nga njëra anë me Olian Kanushin i cili po kryen lëvizje drejtorësh të cilat u tentuan të ndalohen pa sukses nga Helidon Bendo është kaotike. Lëvizjet në SHISH nisën pasi struktura e Shërbimit Informativ u komprometua nga sulmi i hakerave iranianë që arritën të hyjnë në serverat e shërbimit sekret dhe të ekspozojnë gjithë personelin.

Në një koment në lidhje me këtë sulm, kryeministri Rama e cilësoi SHISH një strukturë të vjetruar. Me emërimin e këshilltarit të kryeministrit në krye të SHISH, ndodhi një ndryshim i fortë në strukturat drejtuese që i parapriu shkarkimit të Helidon Bendos me dekret të presidentit Begaj.

olian kanushi helidon bendo shkarkohet helidon bendo

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit