Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero ka treguar një anë tjetër të mjekut që dy muajt e fundit ka pushtuar të gjitha ekranet shqiptare. Në një lidhje me Skype në emisionin “Shqipëria live”, përballë, Flori Gjinit dhe Erjona Rusit, Pipero u shpreh se ka frikë për të vëllanë që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.
Ndër të tjera, Eduard Pipero, që prej vitesh jeton në Gjermani, rrëfeu se Pëllumbi për ta (vëllezërit dhe motrat e tjerë) është gjithçka që kanë, pasi e ëma i ka lënë në moshë të re. Ndërsa babai u ka vdekur para disa kohësh.
“Mundohemi të zbatojmë atë që na udhëzon Pëllumb Pipero. Mjekët janë heronjtë e vendit tonë dhe jam i kënaqur që kryeministri është shumë i kujdesshëm. Patjetër unë shpesh komunikoj me vëllanë, sepse na lidh sporti, atë vrapi dhe mua boksi. Unë gjithmonë e thërras doktor. Jemi shumë krenar për të, po ashtu lutem që i gjithë vendi jonë të dalë nga kjo situatë. Doktori është një motivator shumë i fortë dhe sinqerisht, ashtu siç shfaqet në televizor është në të vërtetë. Një ditë kur fola kishte pothuajse tre ditë pa fjetur. Ai është shumë optimist, i vendosur, luftëtar, ne krenohemi me të. Sinqerisht mua më kanë shkruar shumë pyetje në Facebook dhe jam mundurar t’i lidh me doktorin.
Jam munduar me mundësitë e mia t’i lidh me profesorin. Doktori është njeri shumë i dashur, zemërmirë, i durueshëm. Ne jemi rritur pa nënë dhe na ka mbajtur dashuria për njëri-tjetrin. Doktori është më i madhi nga vëllezërit e motrat. Babai na vdiq para disa kohësh, ndërsa nëna kur kam qenë i vogël dhe ai për ne është baba, nënë gjithçka. Së pari unë ju përshëndes ju, faleminderit për intervistën. Përshëndes vëllanë, Pëllumbin. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dëgjojnë mjekët dhe të ndjekin këshillat e tyre sepse është shumë e rëndësishme. Ju lutem respektoni atë që ju thotë doktor Pipero,”- përfundoi fjalën e tij Eduardi.
Mjeku Pëllumb Pipero është kthyer në një ‘udhërrëfyes’ për të gjithë shqiptarët që tashmë po kalojnë një periudhë mjaft të vështirë për shkak të koronavirusit. Ai ka qenë i ftuar në shumë emisione, dhe ka dhënë këshilla të vlefshme për të gjithë të karantinuarit. Së fundmi, Pipero u kthye dhe në një picë që kishte figurën e një pëllumbi, për të qenë akoma më afër tavolinave tona.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Eduard Kakarriqi, epidemiolog dhe virolog u shpreh se Covid-19 ka qarkulluar në vendin tonë që në muajin janar të këtij viti. Në një lidhje m...
TIRANË– Doktori Pëllumb Pipero deklaron se kjo javë do të shënojë shifra pak a shumë të njëjta, një shesh pushim sa I takon kurbës së të infektuarve...
TIRANË– Është zbardhur dokumenti ku shihet kërkesa Shqipërisë, drejtuar NATO-s, për një sasi ndihmash me materiale mjekësore. Në listën e publikuar n...
TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve ka reaguar sot pas debatit të shtuar lidhur me strategjinë që po ndiqet për nurmin e testimeve. Në një deklaratë të sh...
TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Infektivi, aty ku po trajtohen pacientët e infektuar me Covid-19. Videoja u publikua nga ministrja e Shëndetësisë, O...
TIRANË– Humoristi Gëzim Kruja u përcoll për në banesën e fundit nga një grumbull qytetarësh Shkodranë, të cilët, në mungesë të homazheve, thyen karantinën ...
TIRANË– Seriali që ka mbajtur mbërthyer të gjithë botën, nuk përfundon me katër sezone! Edhe pse izolimi për shkak të karantinimit mund t’ju ketë bërë që t...
TIRANË– Agjencia e Prokurimit Publik ka sqaruar njoftimin për anullimin e të gjitha tenderave. Në një njoftim në faqen zyrtare, APP-ja shkruan se nuk do të...
KUKËS– Përfaqësues të insitucioneve dhe të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë mbajtur një takim për hapat që janë marrë në lidhje me qarkullimin norma...
TIRANË– Albano Kusi, vëllai i Griseldo Kusit, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerëve është liruar nga burgu. Gjykata e Apelit në Tiranë k...