5 Gusht 2024, 18:25
Nga S.B
foto ilustruese
BELGJIKË- Bashkimi Evropian ka shtuar të hënën 28 zyrtarë dhe “propagandistë” të Bjellorusisë në listë të zezë, të lidhur me shtypjen që u bën kundërshtarëve, lideri autoritar, Alexander Lukashenka.
Blloku me 27 vende anëtare ka sanksionuar disa herë Qeverinë bjelloruse, prej kur autoritetet kanë nisur të shtypin protestat kundër regjimit të Lukashenkas më 2020.
BE-ja ka shtuar sanksionet ndaj Bjellorusisë edhe për shkak të rolit të këtij shteti në nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Me vendimin e fundit, numri i individëve bjellorusë në listën e zezë të BE-së ka shkuar në 261.
Në atë listë veçse janë Lukashenka dhe familjarë të tij.
Në mesin e individëve të sanksionuar të enjten janë Irina Akulovich, shefe e agjencisë kombëtare të lajmeve, BelTA, dhe prezantuesi televiziv, Nikita Rachilovsky.
“Këta propagandistë të regjimit kanë përhapur me qëllim informacion të rremë për shtypjen e kryer prej autoriteteve shtetërore”, ka thënë BE-ja përmes një deklarate.
Lukashenka, aleati më i ngushtë i Rusisë, pati nisur shtypje të protestave në gusht të vitit 2020, pasi pretendimi i tij për fitore në zgjedhje pati nxitur protesta masive.
Grupi për të të drejta të njeriut Viasna, vlerëson që Bjellorusia ka më shumë se 1.400 të burgosur politikë, dhe që mijëra persona tjerë kanë ikur prej shtetit.
Lukashenka ka tri dekada që udhëheq Bjellorusinë me grusht të fortë./ REL
be bashkim europian
Bota
5 Gusht 2024, 18:04
S.B
pamje nga ngjarja
SHKUP- Një incident ka ndodhur ditën e sotme pak para nisjes së konferencës për shtyp mes kryeministrit t&e...
Bota
5 Gusht 2024, 17:45
S.B
Pablo Escobar
KOLUMBI- Suvenirët me fytyrën e bosit të ndjerë kolumbian të drogës Pablo Escobar mund të ndalohen n&...
Bota
5 Gusht 2024, 17:26
S.B
Keir Starmer
BRITANI E MADHE- Britania dhe Irlanda Veriore u përfshinë nga protestat e dhunshme gjatë javës së kaluar, pas vr...
Bota
5 Gusht 2024, 17:24
S.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të diskutojë të hënën mbi tensionet në Lindjen e Mesme m...
Bota
5 Gusht 2024, 17:16
I.A
ANGLI- Një studim i ri ka zbuluar se adoleshentët që përdorin në mënyrë të tepruar telefonët e tyre inteligjent&e...
Bota
5 Gusht 2024, 16:24
S.B
Qeni Nuggi
ZELANDË E RE- Bie në pranga pronarja e një qeni në Zelandën e Re. Mësohet se pronarja e ktheu qenin e saj Nug...
Bota
5 Gusht 2024, 15:05
S.B
foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar të hënën për Radion Evropa e Lirë se është duke u zhvi...
Bota
5 Gusht 2024, 14:23
S.B
foto ilustruese
FRANCË- Rrjeti social TikTok do të heqë përgjithmonë funksionin e shpërblimeve të...
Bota
5 Gusht 2024, 13:42
r.ll
Zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Naser Kanaani
TEHERAN- Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, por b...
Bota
5 Gusht 2024, 13:20
r.ll
albin kurti, hristijan mickoski
SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Maqedoninë e Veriut ku ka zhvilluar një takim me ...