LIVE UPDATES
Bota

Bumi i ri i IA-së në Kosovë, i shtyrë nga të rinjtë

Nga përdorimi i teknologjive të përditshme si softueri i IA-së, ChatGPT, ato kaluan në një ambient ku ekspertë ndërkombëtarë diskutojnë për mënyrat se si IA-ja mund të integrohet në ushtri e misione për siguri kombëtare të një shteti.

17 Gusht 2024, 14:04 Nga N.F
Bumi i ri i IA-së në Kosovë, i shtyrë nga të
Foto ilustruese

KOSOVË- Që rreth një muaj, 20-vjeçaret Blinera Tola dhe Alba Cikaqi janë duke jetuar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara dhe jeta e tyre është fokusuar tek inteligjenca artificiale (IA). Nga Prishtina, ato bënë rrugën drejt Arlingtonit në Virxhinia pasi u pranuan në një program të Projektit të Studimeve Speciale Konkurruese (SCSP) për IA dhe Siguri Kombëtare.

Nga përdorimi i teknologjive të përditshme si softueri i IA-së, ChatGPT, ato kaluan në një ambient ku ekspertë ndërkombëtarë diskutojnë për mënyrat se si IA-ja mund të integrohet në ushtri e misione për siguri kombëtare të një shteti.

“Kam mësuar se dilema me IA-në është jo nëse duhet ta përdorim apo jo, por kur duhet ta përdorim. E kam parë që është e paevitueshme, është gjithkund. E kemi parë përdorimin e saj nga ushtritë në edukim, bujqësi, transport e shumëçka tjetër”, thotë prishtinasja Tola për Radion Evropa e Lirë.

Bashkëmoshatarja e saj nga Prizreni, Cikaqi, thotë se ditët e para në SHBA i kanë dhënë asaj shumë mësime për mënyrat se si një shtet mund t’i përdorë teknologjitë e reja në të mirën e vet.

“Ambicia ime më e madhe është të kontribuoj në të mirën e vendit tim. Kështu që do të kthehem dhe jam e përkushtuar ta përdor edukimin dhe përvojën time për të sjellë ide të reja në Kosovë”, thotë Cikaqi.

Tola dhe Cikaqi po qëndrojnë në SHBA si pjesë e një bashkëpunimi të Institutit Rochester të Teknologjisë (RIT) në Kosovë (A.U.K) dhe SCSP-së për të ndihmuar studentët në Kosovë “të vetëdijesohen për epokën transformuese në ardhje të IA-së”.

Ky është viti i parë që studentë nga Kosova kanë pasur mundësinë të shkojnë në SHBA për të mësuar për IA-në dhe Cikaqi thotë se ka vërejtur shumë zhvillime teknologjike që do t’i shërbenin vendlindjes së saj.

“Vendi jonë përballet me kërcënime të sigurisë çdo ditë. Sa herë që mësoj për një sistem të sigurisë që po aplikohet ose do të aplikohet këtu, më shkon mendja te Kosova. Kemi nevojë për këto teknologji dhe e di që e kemi talentin e të rinjve për të punuar në këto projekte”, thotë Cikaqi.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar edhe më parë lidhur me hovin e zhvillimit të kompanive të teknologjisë informative në Kosoë, që punësojnë kryesisht të rinj me paga dukshëm më të mëdha se paga mesatare në vend.

Nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) thonë për REL-in se përparësi për Kosovën përbën popullsia e re, për shkak se ky sektor kudo në botë dominohet nga të rinjtë.

Kosova është shteti më popullsinë më të re në Evropë. Sipas të dhënave preliminare të regjistrimit të sivjetme të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), mosha mesatare në Kosovë është 34.3 vjeç.

Megjithatë, ligjëruesja e lëndës IA dhe Politika në RIT Kosovo (A.U.K), Teuta Avdimetaj, tregon se për herë të parë në Kosovë, studentët filluan të mësojnë për IA-në vitin e kaluar, kur ajo nisi ligjërimin e lëndës IA dhe Politika.

"Është në të mirën e studentëve, veçanërisht tani që përdorimi i termit IA është përhapur gjerësisht. Megjithatë, ende nuk e dimë saktësisht çfarë ndikimi do të ketë, sa i shpejtë do të jetë zhvillimi dhe si mund të adaptohemi. Prandaj, lënda IA dhe Politika është një hyrje e rëndësishme në këtë fushë,” thotë Avdimetaj për REL-in.

Kur pa potencialin e nxënësve, ajo kërkoi bashkëpunim me SCSP-në dhe arriti një marrëveshje: projekti amerikan do të ndihmonte në strukturimin e një lënde tjetër - për IA-në dhe Sigurinë Kombëtare - do të ofronte praktikë për studentët dhe do të ndihmonte në organizimin e një konference rajonale.

“E kam parë të rëndësishme të shqyrtojmë se si mund të bashkëpunojmë, sepse IA-ja është një sfidë me të cilën do të përballemi. Por, sa të gatshëm do të jemi për të përfituar nga potenciali që ofron IA-ja, varet nga sa shumë punojmë në atë drejtim”, shton Avdimetaj, Drejtoreshë për Zhvillim në RIT Kosovo (A.U.K).

Ajo tregon se, si pjesë e programit të lëndës, studentët kanë projektuar metoda se si inteligjenca artificiale mund të shfrytëzohet në të mirë të sigurisë kombëtare të vendit, si për shembull në monitorimin e kufijve.

Ligjëruesi i kësaj lënde, Gent Carrabregu, thekson se, në rastin e Kosovës, kjo teknologji do të shërbente "veçanërisht për kufirin më të gjatë dhe më problematik nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, që është ai me Serbinë".

"Aftësitë parashikuese të inteligjencës artificiale janë sidomos të vyeshme për të identifikuar hallkat e dobëta në zinxhirin e sigurisë kombëtare përgjatë gjithë gjatësisë së kufijve të Republikës së Kosovës", thotë ai për REL-in.

Por, sipas Carrabregut, nuk mjafton vetëm investimi në teknologji.

"Për të shfrytëzuar sa më mirë mundësitë që ofron ajo në fushën e sigurisë kombëtare duhet të investohet mençurisht në burime njerëzore, në burokraci dhe në infrastrukturë digjitale për përdorim dhe shfrytëzim të të dhënave", shton ai.

Ndërkohë, Avdimetaj thekson se, në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit, ka ende kërcënime të ndryshme dhe teknologjitë si IA mund të përdoren për t’i përshkallëzuar këto kërcënime.

Kosova, por edhe vendet e tjera të rajonit, kanë qenë disa herë edhe pre e sulmeve kibernetike. Vetëm në maj të këtij viti, shkaku i një sulmi të tillë, disa uebfaqe qeveritare të Kosovës ishin bllokuar.

Por, si një ndër sulmet kibernetike më të rrezikshme, Departamenti amerikan i Shtetit thekson edhe fushatat e dezinformimit.

Sipas një ankete të Institutit Kombëtar Demokratik, të realizuar më 2021, rreth 41 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk i verifikojnë fare informacionet në të cilat hasin online, ndërsa vetëm 16 për qind e kontrollojnë burimin e informacionit.

Por, me një strategji të qartë kombëtare, thotë Avdimetaj, teknologjitë mund të shfrytëzohen edhe në të mirë të vendit.

“IA ka një potencial të jashtëzakonshëm për të pajisur të rinjtë e Kosovës me aftësitë e nevojshme për të ardhmen. Ndërsa jemi në prag të këtij revolucioni teknologjik, është e domosdoshme të kemi një kornizë strategjike në nivel kombëtar”, përfundon Avdimetaj.

Ajo thotë se kjo mund të arrihet përmes një vizioni të qartë për të ardhmen e vendit, udhëzimeve për përdorimin etik të IA-së dhe përcaktimin e mënyrave se si IA-ja mund të shfrytëzohet për ta nxitur inovacionin dhe zhvillimin ekonomik.

“Duke investuar në edukim rreth IA-së, ne mund t’i fuqizojmë të rinjtë tanë të bëhen liderë në këtë fushë, duke siguruar që Kosova të mos jetë vetëm një përdoruese e teknologjive së IA-së, por edhe një kontribuuese në zhvillimin e tyre”, përfundon ajo.

Për SHBA-në, qëllimi duhet të jetë që ushtria të jetë e gatshme të përdorë IA-në për luftë deri në 2025-tën, ka thënë Ylli Bajraktari, drejtor ekzekutiv i SCSP-së. Bajraktari, para rolit të tij në SCSP, ka shërbyer në Këshillim Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, në Departamentin amerikan të Mbrojtjes dhe si drejtor ekzekutiv i Komisionit Kombëtar të Sigurisë për Inteligjencë Artificiale.

Në një paraqitje të tij në Prishtinë gjatë muajit korrik të këtij viti, Bajraktari kishte thënë se ekipi i tij në SCSP ishte befasuar nga aftësitë e studentëve nga Kosova dhe nga potenciali i vendit për t’u zhvilluar në këtë fushë.

Tola, njëra nga dy studentet që po kryejnë praktikë në SCSP, beson se edhe Kosova do të përfitonte nga integrimi i IA-së në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) në rrugëtimin drejt transformimit në ushtri të rregullt deri më 2028.

“Mendoj se Kosova mund të mësojë me të vërtetë nga kjo [teknologji], veçanërisht nga fakti që IA-ja përdoret shumë në ushtrinë në SHBA. Mendoj që Kosova mund t’i ndjekë këta hapa për ta përforcuar instrakturën e saj të sigurisë, për ta ndërtuar një sistem më të mirë të mbrojtjes”, thotë Tola./ REL

ai kosove te rinj

Sondazh

Poll
Bota 17 Gusht 2024, 08:58 N.F

Përdorimi i armëve gjermane në Rusi

Foto ilustruese GJERMANI- Ligjërisht, përdorimi i armëve gjermane në Rusi nuk është problem. Por politikisht, situata ës...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit