LIVE UPDATES
Bota

Deputetët rusë duan të ndalojnë përmbajtjet e Deutsche Welle në të gjitha platformat në vend

Kërkesa e tyre është dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme të Federatës Ruse, deklaroi të martën kryetari i Komisionit për Siguri dhe Kontroll të Korrupsionit, Vasili Piskarev.

21 Gusht 2024, 12:59 Nga N.F
Deputetët rusë duan të ndalojnë përmbajtjet e Deutsche
DW

RUSI- Deputetët rusë po bëjnë thirrje që Deutsche Welle të shpallet "e padëshirueshme", gjë që do të çonte në ndalimin e përmbajtjes së saj në të gjitha platformat në vend. Deputetët e Dumas, dhoma e ulët e Parlamentit rus, propozuan që Deutsche Welle dhe British Council të shtohen në listën e organizatave "të padëshirueshme" në Rusi.

Kërkesa e tyre është dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme të Federatës Ruse, deklaroi të martën kryetari i Komisionit për Siguri dhe Kontroll të Korrupsionit, Vasili Piskarev.

"Ne nënkuptojmë bllokimin e llogarive të tyre, mbylljen e degëve dhe zyrave të tyre dhe ndalimin e shpërndarjes së materialit informativ”, tha ai. Dhe ata që vazhdojnë të bashkëpunojnë apo vendosin kontakte me ta do të jenë subjekt i përgjegjësisë administrative dhe penale”.

Rusia e quan Deutsche Wellen tashmë "agjente të huaj"


Autoritetet ruse e ndaluan Deutsche Welle-n të transmetonte në Rusi më 3 shkurt 2022 dhe e etiketuan atë si "agjente të huaj" në mars të të njëjtit vit. Drejtori ekzekutiv i Deutsche Welle, Peter Limbourg, e dënoi veprimin, duke e quajtur atë një "vendim arbitrar nga autoritetet ruse".

"Është një sulm i ri ndaj lirisë së shtypit dhe një përpjekje e re për të izoluar popullsinë ruse nga mediat e lira dhe të pavarura”, deklaroi ai.

Organizata "të padëshirueshme" në Rusi


Gushtin e kaluar, Rusia miratoi një ligj të ri për të ashtuquajturat organizata "të padëshirueshme". Deri atëherë, vetëm organizatat joqeveritare mund të shpalleshin "të padëshirueshme", veçanërisht institucionet opozitare si fondacionet politike, grupet e të drejtave të njeriut dhe shoqatat mjedisore.

Me ligjin e ndryshuar, çdo organizatë e huaj mund të shpallet "e padëshirueshme” nëse "themeluesit apo palët e interesuara të saj janë organizata shtetërore të një shteti të huaj”.

Pjesëmarrja në aktivitetet e organizatave të tilla parashikon dënime të rënda deri në katër vjet burg, si dhe heqje të së drejtës për të mbajtur poste të caktuara. Financimi i organizatave të tilla mund të dënohet deri në pesë vjet burg, dhe organizimi i aktiviteteve të tyre mund të dënohet deri në gjashtë vjet.

Numri i organizatave "të padëshirueshme" në Rusi është rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vitin 2022, autoritetet ruse thuhet se klasifikuan 23 organizata si "të padëshirueshme", dhe në vitin 2023, numri u rrit në 58. Që nga 14 gushti 2024, pothuajse 200 organizata në Rusi janë klasifikuar si "të padëshirueshme"./ DW

rusi dw

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen