Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I përballur me akuza që variojnë nga shkelja e censurës së kohës së luftës, deri tek tradhtia e lartë, Vladimiri kaloi 1 vit në paraburgim dhe në prill të këtij viti u dënua me 25 vjet burg. Më pas në shtator, autoritetet e transferuan nga Moska vetëm disa ditë përpara ditëlindjes së tij të 42-të.
Kur bashkëshorti i Evgenia Kara-Murza u arrestua në Rusi në prillin e vitit 2022, ajo vendosi ta vazhdonte në mërgim misionin e bashkëshortit të saj. Një disident i vjetër anti-Putin, burri i saj, politikani opozitar Vladimir Kara-Murza, kishte folur publikisht kundër pushtimit të plotë të Ukrainës nga ushtria ruse.
I përballur me akuza që variojnë nga shkelja e censurës së kohës së luftës, deri tek tradhtia e lartë, Vladimiri kaloi 1 vit në paraburgim dhe në prill të këtij viti u dënua me 25 vjet burg. Më pas në shtator, autoritetet e transferuan nga Moska vetëm disa ditë përpara ditëlindjes së tij të 42-të.
Avokatët e tij, arritën ta lokalizojnë me shumë vështirësi në një burg të sigurisë maksimale në qytetin siberian Omsk, ku ai vazhdon të mbahet i izoluar në një birucë ndëshkimore për një kohë të pacaktuar. Evgenia bisedoi me ne gjatë pjesëmarrjes në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax.
Sa shpesh komunikoni aktualisht me Vladimirin? Çfarë dini mbi kushtet dhe trajtimin e tij në burg?
Sapo mbërriti në burgun e sigurisë së lartë në Siberi, ai u fut menjëherë në një qeli ku mbahen të burgosurit që marrin ndëshkime shtesë. Vladimiri po mbahet në një qeli me përmasa 3 me 1 metra e gjysmë. Ai nuk ka të drejtë të marrë telefonata dhe as të vizitohet nga të afërmit. I lejohet të takojë avokatin e tij një herë ose dy herë në javë, në mënyrë që ky i fundit të sigurohet që është ende gjallë.
Bashkëshorti juaj vuan nga një çrregullim nervor, si pasojë e dy sulmeve me agjentë nervorë ndaj tij në të kaluarën. Çfarë dini mbi gjendjen shëndetësore aktuale?
Unë e di që gjendja e tij nuk do të përmirësohet në këto rrethana. Po ashtu, e di që polineuropatia, është në listën e gjendjeve shëndetësore që pengojnë burgosjen e dikujt edhe sipas ligjit rus. Dhe kjo për një arsye të fortë:konsiderohet një gjendje e rëndë mjekësore që mund të çojë deri në paralizë.
Pas 2 sulmeve, Vladimiri pësoi dëmtim nervor periferik, dhe ai po humbet ndjeshmërinë tek këmbët dhe duart. Për t’i mbajtur nën kontroll këto simptoma, ai duhet të bëjë rregullisht ushtrime fizike. Duhet të jetojë në ajër të pastër, dhe të bëjë shëtitje të rregullta në natyrë.
Por për shkak të burgosjes gjendja e tij do të përkeqësohet. Qelitë ndëshkimore përdoren në fakt si një metodë torture nga autoritetet ruse. Alexey Navalny u mbajt për shumë muaj në një qeli të tillë, dhe ai është gjithashtu një i mbijetuar i një atentati me agjent nervor, që me siguri i ka lënë pasoja në shëndetin e tij.
Gazetarja Maria Ponomarenko, është mbajtur gjithashtu në një qeli të tillë. Po ashtu, i riu Nikita Uvarov, që u arrestua pa i dhënë asnjë shpjegim prindërve apo avokatëve të tij. Apo Alexey Moskalev - babai i Masha Moskaleva, që u burgos pasi refuzoi të dënonte veprimin e vajzën e tij që kishte bërë një vizatim kundër luftës.
A mendoni se ka mundësi që Vladimiri të lirohet përmes një shkëmbimi të burgosurish?
Besoj se kur flasim për ata të burgosur politikë, që janë në një sfidë për jetë a vdekje, duhet të përdoren të gjitha metodat për lirimin e tyre njerëzve. Ky do të ishte një mesazh i fuqishëm solidariteti me ata qytetarë rusë që refuzojnë të jenë bashkëpunëtorë në krimet e kryera nga regjimi aktual.
Dhe ky do ishte një mesazh i rëndësishëm edhe për rusët në përgjithësi, sepse nëse duam ta shohim Rusinë që të bëhet një ditë një demokraci, ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’u siguruar që njerëzit që janë fytyrat e asaj Rusie ndryshe t‘i mbijetojnë regjimit, në mënyrë që të jenë nesër në krye për të rindërtuar vendin nga e para.
Në dallim nga të tjerët, bashkëshorti juaj ka një shtetësi të dyfishtë. Ai ka një pasaportë britanike. A kanë lobuar autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për lirimin e tij?
Unë i jam shumë mirënjohës qeverisë britanike, për vendosjen e sanksioneve specifike bazuar na Aktin Magnitsky kundër persekutorëve të Vladimirit. Edhe pse jam e habitur që lidere ne këtë aspekt ka qenë Kanadaja. Londrës iu desh një vit për të bërë një deklaratë në lidhje me ndalimin e paligjshëm të Vladimirit. Sa i përket një mbështetjeje më të fuqishme, e di që politika e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ka qenë prej kohësh qasja pasive, që për mendimin tim është e papranueshme në shekullin XXI.
A mendoni se ka ende potencial për një alternativë politike në Rusi?
Nëse alternativa për të cilën fola më lart - të gjithë rusët që e kuptojnë se çfarë po ndodh dhe që po përpiqen ta kundërshtojnë -, atëherë nuk do të ketë alternativë tjetër ose do të ketë diçka më të keqe se Vladimir Putin. Prandaj duhet bërë gjithçka për të siguruar mbijetesën e këtyre njerëzve.
Nuk po flas vetëm për të burgosur politikë, por edhe për qindra mijëra qytetarë rusë që u larguan nga vendi, pasi nuk duan të jenë bashkëpunëtorë në ato krime. Unë punoj me Fondacionin “Rusia e Lirë”, dhe ne po bëjmë gjithçka për të mbështetur dhe inkurajuar aktivitetet dhe nismat iniciativat e shoqërisë civile ruse.
Këto të fundit po shfaqen kudo. Pra, ne e dimë që ekziston alternativa. Por nga ana tjetër është në interesin e Vladimir Putinit të krijojë një imazh të deformuar të realitetit, sipas të cilit e gjithë popullata ruse e tubuar në masë pas tij dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.
Fakti që ka çdo ditë arrestime, që vazhdojnë gjyqet farsë, që jepen dënime shumë të rënda, që po përdoren tortura dhe mbylljen e detyrueshme në psikiatri, tregon se shumë njerëz po protestojnë dhe refuzojnë gjithçka që po ndodh. Është e vërtetë, që aktualisht nuk po shohim protesta të mëdha.
Në vendet totalitare, protestat masive nuk ndodhin shpesh. Dhe kur ndodhin përfundojnë me gjakderdhje. Protestat e vitit 2020 në Bjellorusi çuan në gjakderdhje, dhe tani atje nuk ka më protesta masive. A do të thotë kjo se opozitarët janë zhdukur? Jo, ata janë atje.
Por kushtet në të dyja këto vende, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusi, janë të tilla që njerëzit nuk mund të dalin jashtë masivisht, pasi nuk shohin asnjë mjet për të ndryshuar situatën. Unë besoj se duhet bërë çdo gjë për të dobësuar regjimin si nga brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke e mbështetur shoqërinë civile ruse dhe luftën e Ukrainës deri në fitoren e saj. Kjo do të dobësonte regjimin, ashtu siç lufta në Afganistan e dobësoi regjimin sovjetik në vitet 1980.
A keni përshtypjen se komuniteti ndërkombëtar nuk e sheh më potencialin për një Rusi “ndryshe”?
Për këtë ka mjerisht disa shenja paralajmëruese. Një ndër to është fakti që Ukraina po nxitet gjithnjë e më shumë drejt negociatave me Rusinë. Por nëse Ukraina do të detyrohet t’i “dhurojë” një pjesë të territorit të saj Rusisë, atëherë lufta nuk do të ndalet. Vladimir Putin do të fitojë kohë, do të ri-forcohet dhe do të sulmojë sërish pas vetëm disa vitesh.
Dhe nëse shënjestra nuk do jetë Ukraina, mund të jetë Moldavia apo ndonjë nga shtetet baltike. Ai ka nevojë për luftë që të vazhdojë të mbetet në pushtet. Ndaj nëse duam që rajoni të jetojë në paqe dhe siguri, mënyra e vetme për ta arritur këtë, është duke e bërë një demokraci Rusinë. Për sa kohë që këtu ekziston një regjim autokratik, luftë-nxitja do të vazhdojë, po ashtu edhe agresioni dhe shtypja.
Foto ilustruese KOSOVË-Autoritetet e Serbisë ditë më parë i kërkuan misionit të OSBE-së në Kosovë, por jo...
UKRAINË- Rusia e ka sulmuar Ukrainën me një numër rekord dronësh iranianë më 25 nëntor, duke i plagosur disa njerë...
Derek Chauvin SHBA-Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë së Minneapolis i dënuar për vrasjen e George Floyd është goditur me ...
Trazirat në Dublin IRALNDË-Shefi i policisë së Republikës së Irlandës ka fajësuar për trazirat në qend&e...
Foto ilustruese IZRAEL-14 pengje të mbajtura nga Hamasi do të lirohen sot, si dhe 42 të burgosur palestinezë, sipas...
Gaza Nga Saul Zadka & Yigal Chazan “Geopolitical Monitor” Është folur shumë ditët e fundit mbi atë që mund t...
Izrael GAZA- Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara – pritet që sot të shkëmbejë m&...
Bill Gates SHBA- Themeluesi i Mircrosoft Bill Gates ka thënë se përparimi i shpejtë i inteligjencës artificiale do t’i lejoj...
Video-lojerat "Në utopinë që kam unë për Inteligjencën Artificiale çdo gjë është më krijuese. Ne d...
Pakistan PAKISTAN- Së paku nëntë njerëz janë vrarë nga një zjarr që shpërtheu në një qendër tre...