28 Nëntor 2022, 15:17
Nga I.A
Pamje nga Vlora
VLORË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Vlora ka uruar shqiptarët për 28 nëntorin, Ditën e Flamurit. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se sot në Vlorë në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kanë kujtuar historinë, sakrificën dhe lavdinë e atyre që besuan në një vend të pavarur.
Postimi i plotë:
Nëntori i Flamurit dhe Forcës. Sot, në Vlorë, në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kujtuam historinë, përkujtuam sakrificën dhe nderuam lavdinë e atyre që besuan sepse ëndërruan, punuan sepse besuan. Çdo vit, 28 Nëntori na bën bashkë. 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit tonë. E ne duhet të jemi më shpesh bashkë. Të punojmë bashkë. Të rrugëtojmë bashkë. Sepse duam. Sepse duhet. Ndërkaq dje, ndërkohë që në Tiranë po mbanim mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, në Prishtinë, shënuam Ditën e Forcës. Për Qeverinë, ky ishte viti i ushtrisë. Me një ndarje buxhetore prej 123 milionë euro, që tejkalon çdo vit paraprak; e me 99% më tepër investime në blerje ushtarake përgjatë këtij viti, ushtria jonë po konsolidohet në aspektin profesional e operacional. Përkrahë aleatëve tanë po kontribuojmë në mbrojtjen e vlerave universale të lirisë, paqes dhe demokracisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e pashtershme e brezave të tërë të popullit tonë luftëtarë, të vendosur e të pathyeshëm. Urime të gjithëve 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Le t’i gëzohemi sukseseve të secilit shqiptar. Le t’i bëhemi krah secilit shqiptar.
albin kurti 110 vjetori i pavaresise
Bota
28 Nëntor 2022, 14:45
e.k
Pamje nga rrugët në Bruksel
BRUKSEL- Brukseli është përfshirë nga një valë protestash dhe trazirash pas humbjes s&e...
Bota
28 Nëntor 2022, 14:36
k.m.
Pamje nga videoja
BRITANI E MADHE- Policia ka publikuar pamjet e një makine pasi dëshiron të gjurmojë në gjurmimin e një burr...
Bota
28 Nëntor 2022, 14:12
k.m.
David Davis
BRITANI E MADHE- Më shumë se 50 deputetë konservatorë i kanë shkruar Rishi Sunak duke thënë se azilkër...
Bota
28 Nëntor 2022, 13:50
a.l
Kiev
RUSI- Prokurori i Përgjithshëm ukrainas Andriy Kostin tha se sulmet e vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës kritike në të...
Bota
28 Nëntor 2022, 13:52
k.m.
Gresa Krasniqi dhe i fejuari i saj
HAGË- Vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gresa është fejuar në Hag&...
Bota
28 Nëntor 2022, 13:36
a.l
Zaporizhja
RUSI- Termocentrali bërthamor Zaporizhja në Ukrainën jugore mbetet nën kontrollin rus, thanë sot në mëng...
Bota
28 Nëntor 2022, 13:18
a.l
Rrëshqitja e dherave në Itali
ITALI- Shkon në 8 numri i viktimave në Casamicciola Terme, Ischia pas përmbytjeve të mëngj...
Bota
28 Nëntor 2022, 13:19
e.k
Iljasa Fazliu
KOSOVË- Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu, i cili akuzohet se ka dhunuar 5-vjeçaren me autizëm do të qëndro...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:56
a.l
Saman Abbas dhe Shabbar Abbas
ITALI- Autoritetet italiane kanë zbardhur një ngjarje e ndodhur para 7 muajsh në Novellara pranë Reg...
Bota
28 Nëntor 2022, 13:11
e.k
Suella Braverman
BRITANI- Sondazhi më i fundit ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij, rezulton katastrofik përballë opozit&e...