28 Nëntor 2022, 13:36
Nga a.l
Zaporizhja
RUSI- Termocentrali bërthamor Zaporizhja në Ukrainën jugore mbetet nën kontrollin rus, thanë sot në mëngjes autoritetet e instaluara nga Moska në qytetin e afërt Enerhodar. Kjo deklaratë vjen pasi një zyrtar ukrainas sugjeroi se forcat ruse po përgatiteshin të largoheshin.
"Mediat po përhapin në mënyrë aktive lajme të rreme se Rusia gjoja po planifikon të tërhiqet nga Enerhodar dhe të largohet nga (uzina). Ky informacion nuk është i vërtetë," shkroi administrata e instaluar nga Rusia në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Dje, kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës tha se kishte shenja se forcat ruse mund të përgatiteshin për të liruar uzinën e madhe të Zaporizhzhia, të cilën e kapën në mars, menjëherë pasi pushtuan Ukrainën, shkruan SkyNews.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike dëshiron që të krijojë një zonë mbrojtëse rreth centralit bërthamor. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ Dosja.al
lufta ne ukraine
Bota
28 Nëntor 2022, 13:18
a.l
Rrëshqitja e dherave në Itali
ITALI- Shkon në 8 numri i viktimave në Casamicciola Terme, Ischia pas përmbytjeve të mëngj...
Bota
28 Nëntor 2022, 13:19
e.k
Iljasa Fazliu
KOSOVË- Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu, i cili akuzohet se ka dhunuar 5-vjeçaren me autizëm do të qëndro...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:56
a.l
Saman Abbas dhe Shabbar Abbas
ITALI- Autoritetet italiane kanë zbardhur një ngjarje e ndodhur para 7 muajsh në Novellara pranë Reg...
Bota
28 Nëntor 2022, 13:11
e.k
Suella Braverman
BRITANI- Sondazhi më i fundit ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij, rezulton katastrofik përballë opozit&e...
Bota
28 Nëntor 2022, 13:01
k.m.
Pamje nga shpërthimi
HAWAII- Mauna Loa në Hawaii, vullkani më i madh aktiv në Tokë, ka shpërthyer për herë t&e...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:56
k.m.
Foto ilustruese
Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka ulur për gati 4.000 numrin e mjekëve evropianë që kanë punuar ...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:43
e.k
Flamuri kanadez
KANADA- Kanadaja ka rikthyr vëmendjen drejt emigrantëve për të mbushur një boshllëk në tregun e punë...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:28
e.k
Pamje nga Samiti 'Ballkani i Hapur' 2022 Strugë
MALI I ZI- Ministria e Malit të Zi për Çështjet Evropiane përgatiti nj...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:01
a.l
Rishi Sunak
ANGLI- Pakënaqësia e konservatorëve po rritet në disa fronte vetëm disa javë pas marrjes së postit të k...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:02
e.k
Alpistit nga Kosova valvisin flamurin Kuq e Zi
KOSOVË- Një grup alpinistësh nga Kosova kanë dhuruar një spektakël magjik n&eu...