Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të dyja palët BE dhe Zelenskyy theksuan se ndryshimi i kufijve të njohur ndërkombëtarisht është i papranueshëm dhe bënë thirrje për rritjen e presionit mbi ekonominë ruse. Deklarata u lëshua nga Presidenti i Ukrainës, si dhe presidentët e Francës dhe Finlandës, kryeministrat e Britanisë, Italisë, Polonisë dhe Norvegjisë, Kancelari i Gjermanisë, Presidenti i Komisionit Evropian dhe Presidenti i Këshillit Evropian.
UKRAINË- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, lëshuan sot (21 tetor) një deklaratë të përbashkët, duke mbështetur iniciativën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në Ukrainë dhe fillimin e negociatave të paqes në bazë të vijës ekzistuese të kontaktit.
Të dyja palët BE dhe Zelenskyy theksuan se ndryshimi i kufijve të njohur ndërkombëtarisht është i papranueshëm dhe bënë thirrje për rritjen e presionit mbi ekonominë ruse. Deklarata u lëshua nga Presidenti i Ukrainës, si dhe presidentët e Francës dhe Finlandës, kryeministrat e Britanisë, Italisë, Polonisë dhe Norvegjisë, Kancelari i Gjermanisë, Presidenti i Komisionit Evropian dhe Presidenti i Këshillit Evropian.
“Ne mbështesim fuqimisht qëndrimin e Presidentit Trump se armiqësitë duhet të ndërpriten menjëherë dhe se vija ekzistuese e kontaktit duhet të jetë pika fillestare për negociatat. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimit se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë”, thuhet në deklaratë.
Deklarata thekson se vonesa e Rusisë në proces tregon se Ukraina është e vetmja palë që dëshiron vërtet paqe, prandaj duhet të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm para, gjatë dhe pas çdo armëpushimi.
“Ne duhet të rrisim presionin mbi ekonominë ruse dhe industrinë e saj të mbrojtjes derisa Putini të jetë gati të bëjë paqe. Aktualisht po zhvillojmë masa që synojnë përdorimin e vlerës së plotë të aseteve sovrane ruse të ngrira në mënyrë që Ukraina të ketë burimet e nevojshme”, thuhet më tej në deklaratë.
Dokumenti gjithashtu thotë se këtë javë udhëheqësit do të takohen brenda Këshillit Evropian dhe brenda Aleancës së të Gatshmëve për të diskutuar se si të ecin përpara me këtë punë dhe të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.
Presidenti amerikan deklaroi, pas takimit me presidentin ukrainas, se Zelensky dhe Putin duhet të ndalojnë luftën brenda kufijve aktualë territorialë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kremlini u përgjigj duke hedhur poshtë idenë e “ngrirjes” së vijës së frontit./Dosja.al
Vladimir Putin dhe Donald Trump RUSI- Takimi i paralajmëruar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin duket se nuk do t&eu...
Millorad Dodik MAQEDONI E VERIUT- Vizita e Ana Trishiq Babiqit dhe Zhelka Cvijanoviqit këtë muaj në Uashington, ku takuan “persona t&e...
FRANCË- I kapur dorë për dore me partneren e tij, Carla Bruni, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy doli nga shtëpia...
Donald Trump dhe Jared Kushner SHBA- Historia e Jared Kushner është një takim i rrallë pushteti, ndikimi familjar dhe cinizmi...
foto ilustruese BUDAPEST- "Nëse bëhen përpjekje për arritjen e paqes, dhe nëse kushti për këtë është, q&...
Kaja Kallas BRUKSEL- E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas tërhoqi vëmendjen, që të mos i imponohet U...
foto ilustruese RUSI- Në fillim të këtij muaji, njësitë e mbrojtjes ajrore në qytetin Lviv në perëndim të Ukr...
Sanae Takaichi JAPONI- Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike në pushtet, Sanae Takaichi, fitoi një votëbesim në ...
foto ilustruese ITALI- Italia synon të rrisë me 50% taksën e sheshtë mbi të ardhurat e huaja të individëve të pasu...
foto ilustruese SERBI- Serbia është në gjendje shumë të vështirë dhe pothuajse të pashpresë, tha të h&eu...