“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Mes lotësh dhe dhimbjes, familjarët i japin lamtumirën e fundit Hamide Magashit
Mes lotësh dhe dhimbjesh familjarët e saj po i japin lamtumirën e fundit të dashurës së tyre e cila u vra para dy ditësh nga bashkëshorti i saj teksa ishte shtruar në maternitetin e Prishtinës pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë.
2 Dhjetor 2022, 13:30Nga d.a.
Pamje nga funerali
KOSOVË- Trupi i pajetë i 35-vjeçares Hamide Magashi është dërguar nga morgu në shtëpinë e familjes së saj në fshatin Llugaxhi.
Mes lotësh dhe dhimbjes familjarët e saj po i japin lamtumirën e fundit të dashurës së tyre e cila u vra para dy ditësh nga bashkëshorti i saj teksa ishte shtruar në maternitetin e Prishtinës pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit, ndërkohë në vendngjarje ndodhen edhe patrullat e Policisë së Kosovës.
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.