Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lavrov e tha këtë vetëm disa ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se kishin nisur përgatitjet për t’i ulur ata së bashku në një tryezë bisedimesh.
RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të biseduar për përfundimin e luftës mbi trivjeçare.
Lavrov e tha këtë vetëm disa ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se kishin nisur përgatitjet për t’i ulur ata së bashku në një tryezë bisedimesh.
“Nuk është planifikuar asnjë takim” mes liderëve rusë dhe ukrainas, tha kryediplomati rus në një intervistë të regjistruar për emisionin e së dielës të NBC, “Meet the Press with Kristen Welker”.
Trump tha të hënën në rrjetet sociale se kishte folur me Putinin dhe se kishte tashmë kishin nisur përgatitjet për një takim në një vend që do të përcaktohej më vonë. Ai shtoi se do t’i bashkohej më pas atyre në një takim trepalësh.
Ditëve të fundit janë rritur dyshimet për përkushtimin e Moskës ndaj përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA-ja, pasi zyrtarët rusë kanë bërë kundërshtime ndaj pikave kyçe të propozimeve fillestare.
Lavrov tha të enjten se Putini është i gatshëm të takohet me Zelenskyn për t’i shtjelluar kushtet për paqe, por vetëm pasi çështjet kryesore të zgjidhen paraprakisht nga zyrtarët e lartë.
Ukraina kërkon nga Perëndimi garanci të sigurisë për ta parandaluar ndonjë sulm rus pas luftës, dhe zyrtarët amerikanë e evropianë po nxitojnë për të hartuar propozime të hollësishme se si mund të funksionojë kjo.
SHIKONI EDHE:Garancitë për sigurinë mbeten të paqarta pas takimit Trump-Zelensky
Por, Lavrov tha më herët këtë javë se të bësh marrëveshje sigurie për Ukrainën pa përfshirjen e Moskës është e pakuptimtë.
Të enjten, një sulm i madh rus me dronë dhe raketa mbi Ukrainë goditi një fabrikë elektronike në pronësi amerikane, pavarësisht kritikave të Trumpit ndaj Putinit për vazhdimin e bombardimeve mbi objektivat ukrainase ndërkohë që flitet për paqe./REL
foto ilustruese GAZA- Autoriteti kryesor botëror për krizat ushqimore njoftoi të premten se qyteti më i madh i Rripit të Gazë...
john bolton, donald trump SHBA- Agjentët e FBI-së kanë bastisur shtëpinë në Merilend dhe zyrën në Uashington DC t&e...
putin, trump UKRAINË- Një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ia shtroi qilimin e kuq homologut të tij rus, Vladimir Putin, nu...
foo ilustruese IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi – gru...
Foto SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, q&eum...
pamje nga vendngjarja Një shpërthim i fuqishëm ndodhi dje në një depo fishekzjarrësh në qytetin pak...
foo ilustruese SHBA- Administrata amerikane më 22 gusht njoftoi se po kontrollon mbi 55 milionë persona që posedojnë viza të vlefs...
foto ilustruese BOSNJE-HERCEGOVINA- Kuvendi i Republikës Sërpska (RS) më 22 gusht do të mbajë një seancë të jasht&...
Volodymyr Zelensky, UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se sjellja e Rusisë pas samitit SHBA-Rusi javën e kaluar dhe bise...
Foto SHBA- Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dyshohet se i premtoi homologut të tij rus Vladimir Putin në vitin 2000 se do të shqyr...