LIVE UPDATES
Bota

Mjekët në Gazë: Nënat nuk kanë qumësht për t’i ushqyer foshnjat

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mbi 12 mijë fëmijë kanë vdekur gjatë luftës dhe 20 të tjerë nga uria javët e fundit.

16 Mars 2024, 16:58 Nga S.B
Mjekët në Gazë: Nënat nuk kanë qumësht për
foto ilustruese

GAZA- Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 20 fëmijë në Gazë kanë vdekur nga uria dhe mjekët thonë se një numër i shtuar i tyre po vuajnë nga sëmundje të rënda fizike dhe mendore. Korrespondentët e Zërit të Amerikës nga Stambolli dhe Rafah në Rripin e Gazës përgatitën materialin.

Fëmijët në Gazë nuk kanë shkuar dot në shkollë që kur filloi lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, por prindërit këto thonë se aktualisht ky është problemi më i vogël me të cilin përballen.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mbi 12 mijë fëmijë kanë vdekur gjatë luftës dhe 20 të tjerë nga uria javët e fundit. Mbi 17,000 të tjerë kanë humbur ose janë ndarë nga prindërit.

Pothuaj se të gjithë fëmijët në Gazë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe prindërit thonë se edhe ata fëmijë që janë në mesin e tyre për të cilët është ofruar kujdes i shtuar, janë të traumatizuar.

“Djali im është gjithmonë zgjuar gjatë natës, duke qarë. Më thotë se i mungon babai, se dëshiron të kthehet në shtëpi. Më thotë se dëshiron të jetojmë një jetë normale siç e kishim”, thotë Hekmat Almasri, një nënë në Gazë.

Shumica e popullatës 2 milionëshe të Gazës tani po strehohet në strehimoret e Rafahut, në afërsi të kufirit me Egjiptin. Në këtë spital, mjekët pediatër thonë se secili fëmijë që e kontrollojnë po vuan nga ndonjë traumë psikologjike ose fizike dhe nga pasojat e urisë.

“Secili prej tyre ka një frenim në rritje. Të gjithë janë të sëmurë. As nënat nuk kanë qumësht t’i ushqejnë foshnjat. Thonë që nuk po arrijnë të kenë qumësht dhe nuk kanë mundësi ta blejnë”, thotë doktor Saeed Abdulrahman Mahmour Marouf.

Disa fëmijë, thotë ai, mund t’i identifikojnë bombat, aeroplanët dhe kush nga familjarët e fqinjët e tyre kanë vdekur.

"Disa fëmijë vajtojnë dhe mbahen për prindërit e tyre pothuaj se gjatë tërë kohës. Shumë prej tyre kanë filluar të kenë halucinacione.”

Por ka ende fëmijë që shpresojnë se do të ribashkohen me të dashurit e tyre.

“Dua të kthehem në shtëpi”, thotë Abed Alrazeq Almasri, 12 vjeç.

Prindërit thonë se po u thyhet zemra ndërkohë që shohin vuajtjen e fëmijëve të tyre.

“Nënat nuk mund t’iu përgjigjen pyetjeve të fëmijëve. Nuk mund t’i përmbushin nevojat e tyre, as për ushqim. Fëmijët kërkojnë mish, apo peshk, apo çokollatë e ëmbëlsirat që i kanë ngrënë dikur. Por tani nuk mund t’ua sigurojmë”, thotë Hekmat Almasri, një nënë në Gazë.

Izraeli thotë se nuk ka vendosur kufizime mbi sasinë e ndihmës që mund të futet në Gazë, ndonëse këmbëngul që të inspektojë të gjitha dërgesat për t’u siguruar që nuk po transportohen armë për Hamasin.

Izraeli po ashtu akuzon Hamasin se po i ndryshon qëllimin e ndihmës për ta shfrytëzuar për pjesëtarët e vet. Por organizata Amnesty International akuzon ushtrinë izraelite se po zbaton kufizime të ashpra në futjen e ndihmës në këtë territor.

Kombet e Bashkuara thonë se njerëzit kërcënohen nga uria gjithëpërfshirëse nëse procesi i futjes së ndihmës në Gazë nuk përmirësohet rrënjësisht. Sipas tyre, përpjekjet për të futur ndihmë përmes ajrit apo detit, janë të mirëseardhura por nuk mund të zëvendësojnë fluksin e gjerë të ndihmës që duhet të bëhet përmes rrugës tokësore./ Marrë nga VOA

gaza femijet ne gaza

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit