7 Shkurt 2024, 18:00
Nga N.F
Boris Pistorius
SERBI- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ka mbajtur një konferencë për media nga Beogradi.
Pistorius gjatë fjalës së tij tha se gjatë qëndrimit në Prishtinë ka bërë thirrje për dialog dhe që çdo masë legjitime të implementohet në atë mënyrë që askush të mos dëmtohet. Ministri gjerman tha se një qëndrim i Vuçiç është shumë i rëndësishëm për të.
“Dialogu nën patronazhin e BE-së duhet të vazhdojë me përkushtim të madh. Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet. Unë i jam mirënjohës presidentit dhe ai më siguroi se nuk duhet të presim ndikim negativ nga serbët që nuk do të kërcënojnë stabilitetin në rajon dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”, tha Pistorius.
Duke komentuar vendimin për ndalimin e dinarit serb për pagesa në Kosovë, Pistorius tha se zbatimi i vendimit duhet të jetë i organizuar dhe nuk duhet që askush të mos dëmtohet duke kërkuar një periudhë tranzicioni për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
“Nuk është në interesin e askujt që raportet të tensionohen edhe më tej”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes.
Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore njeh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.
boris pistorius serbi aleksandar vucic
Bota
7 Shkurt 2024, 17:46
N.F
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku në një intervistë për të përjavshmen katolike italiane "Credere" ka k...
Bota
7 Shkurt 2024, 17:40
h.k
Foto ilustruese
RUSI-Frika e Polonisë, se rrezikon të sulmohet nga Rusia, thuajse u bë realitet. Presidenti Vladimir Putin u zgjua, më...
Bota
7 Shkurt 2024, 17:45
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se është i alarmuar n...
Bota
7 Shkurt 2024, 17:23
r.ll
aleksander vucic dhe albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpreson se do të normalizohen marrëdhëniet me Serbi...
Bota
7 Shkurt 2024, 17:39
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “ende ka shumë punë” për të tejkaluar dallimet m...
Bota
7 Shkurt 2024, 17:24
N.F
Biden dhe Trump
SHBA- Një anketim i fundit tregon se amerikanët janë të shqetësuar për politikat ekonomike të Presiden...
Bota
7 Shkurt 2024, 17:17
r.ll
pamje nga konferenca
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot në Beograd një takim me ministrin e ...
Bota
7 Shkurt 2024, 16:34
h.k
Besnik Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovë, Besnik Bislimi ka thënë se Serbia po synon krijim artificial tё tensio...
Bota
7 Shkurt 2024, 16:31
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet në Serbi thanë se më 7 shkurt nuk u lejua dërgimi i dinarëve në Kosovë, por aut...
Bota
7 Shkurt 2024, 15:45
S.B
Princi Harry, Princi William dhe Mbreti Charles
SHBA- Princi Harry po kthehet në Kaliforni pas një udhëtimi të shkurtër p&eum...