Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky veprim vjen pasi administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ngriu në janar fondet e kësaj organizate për 90 ditë dhe që atëherë ka ndërmarrë hapa për ta shpërbërë agjencinë e ndihmave, duke shkarkuar mbi një mijë punonjës të saj.
SERBI- Policia serbe bastisi të martën zyrat e të paktën katër organizatave të shoqërisë civile si pjesë e një hetimi mbi dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) në Serbi.
Ky veprim vjen pasi administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ngriu në janar fondet e kësaj organizate për 90 ditë dhe që atëherë ka ndërmarrë hapa për ta shpërbërë agjencinë e ndihmave, duke shkarkuar mbi një mijë punonjës të saj.
Prokurori i Shtetit Nenad Stefanoviç tha se Serbia ka kërkuar informacione nga Departamenti amerikan i Drejtësisë mbi dyshimet për keqpërdorim të fondeve të USAID-it dhe pastrim parash në Serbi, duke iu referuar deklaratave të Presidentit Trump, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, miliarderit Elon Musk si dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë pas vendimit për ngrirjen e fondeve të USAID-it.
Departamenti i posaçëm kundër korrupsionit ka kërkuar nga policia “të mbledhë të gjitha të dhënat e zbulimit për të verifikuar informacionin dhe për të mbledhur prova mbi shpenzimet e dyshimta të fondeve të USAID-it, keqpërdorimit të fondeve dhe dyshimeve për pastrim parash”, tha prokurori Stefanoviç.
Policia është udhëzuar të mbledhë tërë dokumentacionin rreth donacioneve të USAID-it për katër organizata joqeveritare, tha ai.
Dy organizatat me seli në Beograd, Qendra për Hulumtime, Transparencë dhe Përgjegjësi, ‘CRTA’, si dhe Nisma Qytetare konfirmuan se forcat policore bastisën zyrat e tyre të martën.
CRTA, e cila bën vëzhgimin e pavarur të zgjedhjeve në Serbi, postoi në rrjetin X se “po bashkëpunonte plotësisht me autoritetet shtetërore”.
Organizata Nisma Qytetare e cilësoi bastisjen si një “sulm serioz kundër të drejtave themelore civile dhe vazhdimësi të trysnisë së jashtëligjshme ndaj shoqërisë civile në Serbi”.
“Përdorimi i policisë për qëllime politike paraqet një keqpërdorim të ashpër të institucioneve të shtetit për të goditur ata që mendojnë ndryshe dhe kufizim të aktiviteteve të lira dhe demokratike në Serbi”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.
Bastisjet në Serbi po ndodhin në një kohë kur Presidenti populist Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e tij po përballen gjatë muajve të fundit me protesta kundër korrupsionit. Demonstratat e udhëhequra nga studentët janë rritur dhe shndërruar në një lëvizje mbarëkombëtare kundër korrupsionit që po i krijojnë probleme Presidentit Vuçiç, përkrahës i zëshëm i Presidentit Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.
Që nga vitet 1990, USAID ka investuar miliarda dollarë në vendet si Moldavia, Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina – të gjitha shtete ish komuniste, që synojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
Në këto shtete, fondet e USAID-it kanë promovuar institucionet demokratike dhe reformat, kanë ndihmuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe sigurisë energjetike, kanë fuqizuar bizneset dhe ekonomitë dhe kanë mbështetur një numër të rëndësishëm organizatash joqeveritare dhe mediat e pavarura.
Shumica e donacioneve në Serbi u janë dhënë institucioneve shtetërore, sipas zyrtarëve të opozitës dhe njoftimeve të mediave të pavarura./VOA
Zelensky UKRAINË - Parlamenti i Ukrainës, në një shfaqje simbolike të mbështetjes, ka miratuar një rezolutë pë...
pete hegseth SHBA- Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth dha shpjegime gjatë fundjavës për largimin e Shefit të Shefave të Bashkuar ...
dmitry peskov MOSKË- Rusia ka thënë se e ka pranuar kërkimfaljen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pa...
foto ilustruese RUSI- Në 18 muajt e fundit ka pasur incidente të shumta në Detin Baltik, ku janë dëmtuar kabllot e telek...
Merz GJERMANI- CDU/CSU dhe SPD duket se po afrohen në debatin mbi shpenzimet e jashtëzakonshme për ushtrinë gjermane. Po diskutohet edh...
foto ilustruese SERBI- Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka njoftuar se ka hapur një rast në lidhje me dyshimet pë...
Foto ilustruese UKRAINË- Kostoja e përllogaritur e rimëkëmbjes së ekonomisë së Ukrainës pas pushtimit në shkal...
zelensky trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se dëshiron të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski,...
Jorg Kukies GJERMANI- Rusia nuk do të kthehet në G7 (grupin e shtatë shteteve më të industrializuara të botës) siç...
Friedrich Merz dhe Markus Söder GJERMANI- Forca më e madhe politike dhe posti i kancelarit të ardhshëm – këtë synim e k...