22 Dhjetor 2023, 16:03
Nga h.k
SHBA dhe Rusia
MOSKË-Rusia mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni konfiskon pasuritë e ngrira të Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax duke cituar zëvëndës ministrin e Jashtëm Sergei Ryabkov.
Shtetet e Bashkuara "nuk duhet të veprojnë sipas iluzionit se Rusia është e varuar nga marrëdhëniet diplomatike me ta," tha zoti Ryabkov.
Rusia i ka cilësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara si "nën pikën zero" për shkak të ndihmës ushtarake dhe financiare të Sheteve të Bashkuara për Ukrainën.
Zoti Ryabkov tha se ndërprerja e marrëdhënieve nuk do të fillohej nga ana e Rusisë, por se një gjë e tillë mund të nxitej nga një sërë faktorësh.
"Shkak mund të jetë konfiskimi i pasurive, përshkallëzimi i mëtejshëm ushtarak, shumë gjëra të tjera. Nuk do të doja të hyja në parashikime negative," tha ai, duke shtuar se Moska ishte "gati për çdo skenar".
Disa politikanë perëndimorë po kërkojnë me forcë që pasuritë e ngrira të Rusisë, me një vlerë prej rreth 300 miliardë dollarësh, t’i jepen Ukraiës për ta ndihmuar në rindërtimin e ekonomisë të shkatërruar nga lufta.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të premten se çdo veprim i tillë do t'i jepte një goditje të rëndë sistemit financiar global.
Ai tha asnjë vend që konfiskonte pasuritë e Rusisë nuk do të lihej në paqe nga ana e Moskës dhe se në një skenar të tillë Rusia do të shqyrtonte se cilat pasuri perëndimore mund të konfiskonte për t’u hakmarrë./VOA
rusia dhe amerika
Bota
22 Dhjetor 2023, 15:44
h.k
Palestina
GAZA-Izraeli ka hedhur me qindra bomba të fuqishme 1-tonëshe në Gaza. Kështu raporton media prestigjoze CNN që ka b&eum...
Bota
22 Dhjetor 2023, 15:07
h.k
Avionet
HOLANDË-Holanda do t’ia dërgojë Ukrainës 18 avionë luftarakë F-16, për t’i ndihmuar në betej&e...
Bota
22 Dhjetor 2023, 14:52
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Krishtlindja dhe ditët para saj janë zakonisht sezon festiv në Bethlehem. Por këtë vit, siç nj...
Bota
22 Dhjetor 2023, 14:08
a.l
Montpellier
FRANCË- Qyteti francez i Montpellier në Francën jugore u bë metropoli më i fundit evropian që lejon t&e...
Bota
22 Dhjetor 2023, 14:04
a.l
Christopher Hill
SERBI- Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të enjten se Serbia duhet të punojë për të traj...
Bota
22 Dhjetor 2023, 13:47
a.l
Belgjikë
BELGJIKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë kur një grua 63-vjeçare humbi jet&e...
Bota
22 Dhjetor 2023, 13:27
a.l
Festa e çmendur e elitës së Putin
RUSI- Në rrjet janë duke u bërë virale disa pamje të shkëputura nga festa...
Bota
22 Dhjetor 2023, 13:24
a.l
Familjarët e Liridona Ademaj
KOSOVË- Familja e së ndjerës Liridona Ademaj e cila javë më parë është vrarë...
Bota
22 Dhjetor 2023, 13:01
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të m...
Bota
22 Dhjetor 2023, 12:53
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se ngurrimi për ta pranuar vendin e saj në...