22 Dhjetor 2023, 16:20
Nga I.A
Kamera
KOSOVË- Rreth 50 kamera të sigurisë, të cilat kishin qenë të vendosura në zona të banuara me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit, janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, të premten. Prokuroria e Gjilanit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se konfiskimi është bërë nga Policia, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, dhe me urdhër të gjykatës kompetente në Gjilan.
“Dyshohet se të njëjtat [kamera] janë përdorur për fotografime dhe incizime të paautorizuara”, ka thënë Liridona Xheladini, zyrtare për komunikim në Prokurorinë e Gjilanit.
Prokuroria nuk ka treguar saktë se në cilat zona është bërë sekuestrimi, teksa ka thënë se bëhet fjalë për fshatra të banuara me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit. Përveç disa fshatrave në Komunën e Gjilanit, që janë të banuara me serbë, në rajonin e Gjilanit përfshihen edhe dy komuna të tjera ku serbët përbëjnë shumicën - Ranilluku dhe Parteshi.
Në këto dy të fundit, Radio Evropa e Lirë në vitin 2022 pati raportuar se janë të vendosura dhjetëra kamera të sigurisë nëpër hapësira publike, të cilat nuk dihen se nga kush kontrollohen. Më 2022, REL ka raportuar se kamera të sigurisë, që nuk dihet se kush i kontrollon, vëzhgojnë edhe hapësirat publike në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Kamerat e tilla janë të vendosura në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. Sipas ligjeve në fuqi, në Kosovë, vëzhgimi i hapësirave publike me kamera mund të bëhet vetëm për nevoja të Policisë së Kosovës.
Marrë nga REL
prokuroria e gjilanit sekuestrohen kamera sigurie ne gjilan
Bota
22 Dhjetor 2023, 16:03
h.k
SHBA dhe Rusia
MOSKË-Rusia mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni konfiskon ...
Bota
22 Dhjetor 2023, 15:44
h.k
Palestina
GAZA-Izraeli ka hedhur me qindra bomba të fuqishme 1-tonëshe në Gaza. Kështu raporton media prestigjoze CNN që ka b&eum...
Bota
22 Dhjetor 2023, 15:07
h.k
Avionet
HOLANDË-Holanda do t’ia dërgojë Ukrainës 18 avionë luftarakë F-16, për t’i ndihmuar në betej&e...
Bota
22 Dhjetor 2023, 14:52
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Krishtlindja dhe ditët para saj janë zakonisht sezon festiv në Bethlehem. Por këtë vit, siç nj...
Bota
22 Dhjetor 2023, 14:08
a.l
Montpellier
FRANCË- Qyteti francez i Montpellier në Francën jugore u bë metropoli më i fundit evropian që lejon t&e...
Bota
22 Dhjetor 2023, 14:04
a.l
Christopher Hill
SERBI- Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të enjten se Serbia duhet të punojë për të traj...
Bota
22 Dhjetor 2023, 13:47
a.l
Belgjikë
BELGJIKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë kur një grua 63-vjeçare humbi jet&e...
Bota
22 Dhjetor 2023, 13:27
a.l
Festa e çmendur e elitës së Putin
RUSI- Në rrjet janë duke u bërë virale disa pamje të shkëputura nga festa...
Bota
22 Dhjetor 2023, 13:24
a.l
Familjarët e Liridona Ademaj
KOSOVË- Familja e së ndjerës Liridona Ademaj e cila javë më parë është vrarë...
Bota
22 Dhjetor 2023, 13:01
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të m...