LIVE UPDATES
Bota

Takimi i shumëpritur Trump-Putin në Alaskë/ Analiza: Cilat janë temat e diskutimit që mund të shtrohen?

Presidenti i Rusisë dhe ai i SHBA-së do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar për një përfundim të mundshëm të luftës në Ukrainë. Çfarë dëshiron të arrijë Trumpi dhe çfarë dëshiron të arrijë Putini?

9 Gusht 2025, 13:57 Nga M.B
Takimi i shumëpritur Trump-Putin në Alaskë/ Analiza: Cilat
Vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-sëDonald Trump dhe ai Rusisë Vladimir Putin të premten e ardhshme (15.08.2025) duan të takohen në Alaskë për t’u konsultuar mbi mundësinë e fundit të luftës në Ukrainë. Takimi në shtetin federal të SHBA-së në veri-perëndimin e largët pritet "me interes", deklaroi Trump në platformën e tij sociale "Truth Social". Kremlini e konfirmoi takimi dhe ftoi Trump pas takimit për një vizitë në Rusi.

Takimi me Putinin, tha Trump, ka për qëllim përshpejtimin e procesit të paqes. Lidhur me temat e mundshme të marrëveshjes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë Trump tha, se kjo mund të përfshijë edhe një "shkëmbim territoresh". Detajet sidoqoftë do të diskutohen më vonë. "Eshtë e ndërlikuar, vërtetë jo e thjeshtë", theksoi ai. Trump dhe Putin nuk janë takuar më personalisht që nga viti 2019.

Çfarë dëshirojnë të arrijnë Trump dhe Putin?

Presidenti amerikan Trump dëshiron të arrijë një armëpushim. Nëse jo të përhershëm, të paktën një armëpushim të qartë. Për këtë qëllim ai dëshiron të organizojë edhe një takim tripalësh me Putinin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski. Por asnjëri prej tyre nuk ka rënë dakord ende për një takim të tillë.

Presidenti rus dëshiron të parandalojë zgjerimin e mëtejshëm të aleancës ushtarake të NATO-s drejt lindjes. Prandaj ai ka të ngjarë të përpiqet ta bindë Trumpin të votojë kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Një pikë tjetër e rëndësishme është parandalimi i një pranie të mundshme ushtarake të NATO-s në territorin ukrainas. Putini gjithashtu dëshiron një qeveri të re në Kiev, e cila duhet të jetë miqësore ndaj Rusisë.

Po ashtu Putini synon edhe atë që ka kërkuar vazhdimisht edhe në të kaluarën: që disa territore të caktuara të pushtuara nga trupat ruse gjatë luftës në Ukrainë t'i jepen përgjithmonë Rusisë. Putini ka të ngjarë që të presë garanci nga Trumpi edhe për këtë.

Çështjet e bisedimeve?

Sulmet ruse ndaj objektivave ushtarake dhe civile në Ukrainë kanë shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve, përfshirë fëmijë. Gjithnjë e më shumë pjesë të infrastrukturës së Ukrainës po shkatërrohen nga dronët dhe raketat ruse.

Por edhe Ukraina po shkakton dëme në territorin rus përmes sulmeve ajrore dhe atyre me dronë. Megjithatë sidomos Ukraina synon t'i japë fund luftësdhe bashkë me të numrit në rritje të të vdekurve nv radhët e ushtrisë dhe të popullsisë së saj civile. Por me çfarë kostoje?

Sipas ekspertëve Rusia ka të ngjarë të mos jetë e gatshme ta përfundojë luftën pa lëshime në favor të saj. Një faktor kyç është anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

Çfarë dëshiron Ukraina?

Ukraina dëshiron të bëhet anëtare e aleancës transatlantike të mbrojtjes në mënyrë që të hyjë nën ombrellën e Traktatit të Mbrojtjes së Ndërsjellë. Sipas këtij traktati të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara të ofrojnë ndihmë ushtarake në rast të një sulmi ndaj një shteti anëtar të NATO-s.

Sipas Kievit anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të zvogëlonte ndjeshëm mundësinë e një sulmi tjetër rus në të ardhmen, sepse anëtare të NATO-s janë edhe fuqitë bërthamore SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca.

Një çështje tjetër do të jetë ajo e kufijve të Ukrainës. Kievi kërkon sovranitet të plotë për Ukrainën në kufijtë e para luftës. Por mendohet se do të jetë e pamundur që Rusia të bjerë dakord me këtë. Putini dëshiron që territoret e pushtuara nga ushtria ruse t'i përkasin zyrtarisht Rusisë.

Trupat ruse mbajnë aktualisht të pushtuar një pjesë të madhe të katër rajoneve lindore të Ukrainës: Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson. Rusia i pretendon këto territore për vete. Veç tyre në Ukrainë ka edhe territore të tjera, që aktualisht janë nën kontrollin e ushtrisë ruse, si dhe gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014./ DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës