10 Mars 2023, 15:20
Nga a.l
Memli Krasniqi
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Mermli Krasniqi ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Ai u shpreh se gjatë takimit i bëri me dije zyrtarit të BE-së lidhur me rezervat dhe qëndrimin e PDK-së për dakordësimin e planit evropian për normalizimin e marrdhënieve mes dy vendeve. Sipas tij kjo marrëveshje nuk i plotëson kërkesat, nevojat dhe qëllimet e Kosovës.
"Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës sot prita të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, posaçërisht për propozimin tashmë të dakorduar evropian mes Kosovës dhe Serbisë. Emisarit Lajçak ia ripërsërita qëndrimin tim dhe të PDK-së dhe rezervat që kemi në raport me këtë marrëveshje, e cila, sipas nesh, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për një progres final, të cilin e kishim pritur të gjithë. Për dy vjet ne kemi mbështetur Kryeministrin Kurti në raport me dialogun me Serbinë dhe e kemi inkurajuar që të angazhohet në këtë proces. Fatkeqësisht, neglizhenca e tij, mosdakordimi me partnerët ndërkombëtarë kur duhej, kokëfortësia e tij për të dëgjuar propozimet e opozitës, përfshirë pesë pikat tona të deklaruara edhe në ëashington, Bruksel e Kuvend të Kosovës – janë arsyet kryesore që sot kemi një marrëveshje e cila nuk i realizon kërkesat, nevojat dhe qëllimet shtetërore të Kosovës. Kjo marrëveshje, duhet thënë qartë, heqë dorë prej arritjes së njohjes së ndërsjellë. Kryeministri Kurti e ka keqpërdorur legjitimitetin qytetar për t’i bërë një dëm afatgjatë Kosovës, duke ia zvarritur në pafundësi konfliktin e ngrirë me Serbinë. Përfundimisht, sot, ne kemi përpara një transformim të marrëveshjes së paralajmëruar dhe kërkuar nga ne dhe partnerët ndërkombëtarë për vite me radhë, nga një marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë në qendër, në marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër. Dhe, të gjithë ne, i dijmë pasojat që mund të sjellë një status-quo e tillë e re në aspektin e integrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-në. Sot, ne nuk kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Sot, ne nuk kemi një marrëveshje finale. Sot, ne nuk kemi njohje të ndërsjellë. Sot, kemi një marrëveshje të përkohshme. Sot, kemi nene të caktuara në marrëveshje që rrezikojnë të shkojnë përtej Kushtetutës së Republikës së Kosovës", shkruan Krasniqi.
+4
All reactions:
296296
memli krasniqi
Bota
10 Mars 2023, 15:18
I.A
Ramush Haradinaj dhe Miroslav Lajçak
KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për diskutimet e zhvilluara p...
Bota
10 Mars 2023, 15:15
I.A
Pamje nga takimi
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian p...
Bota
10 Mars 2023, 09:23
I.A
Xi Jinping
KINË- Udhëheqësi i Kinës Xi Jinping ka siguruar një mandat të tretë historik si president nga parlamenti i ve...
Bota
9 Mars 2023, 23:32
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i gatshëm të nënshkruajë Marr&e...
Bota
9 Mars 2023, 23:31
I.A
Saranda Bogujevci dhe Husamedin Abazi
KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci ka deklaruar sot se ajo ka vendosur ...
Bota
9 Mars 2023, 23:22
I.A
Pamje nga vendngjarja
EKUADOR- Jeferson Solís, djali i këshilltarit të zgjedhur të Machala, Oswaldo Solís, u vra mbrë...
Bota
9 Mars 2023, 23:04
I.A
Pamje nga operacioni
GJERMANI- Të shtëna me armë në Gjermani. Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën...
Bota
9 Mars 2023, 22:51
I.A
Policia e Kosoves
KOSOVË- Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në veri të Kosovës ku policia ka urdhëruar për n...
Bota
9 Mars 2023, 22:45
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albi...
Bota
9 Mars 2023, 22:29
I.A
David Geer dhe Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Maqedonia e Veriut ka pranuar mbështetjen e premtuar financiare në vlerë prej 80 milion...