Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shtëpia e Bardhë konfirmoi takimin mes Presidentit të SHBA-së Trump dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky të dielën në Palm Beach, Florida. Mbetet e paqartë nëse do të ketë bisedime edhe me palën ruse. Rusia nuk u përmend në njoftim.
SHBA- Përpara një vizite të planifikuar të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Florida të dielën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se asgjë nuk do të vendoset derisa ai ta miratojë atë. "Ai nuk ka asgjë sa kohë që unë nuk jap pëlqimin", tha Trump në një intervistë me revistën "Politico" të premten "Pra, do të shohim se çfarë do të ketë."
Shtëpia e Bardhë konfirmoi takimin mes Presidentit të SHBA-së Trump dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky të dielën në Palm Beach, Florida. Mbetet e paqartë nëse do të ketë bisedime edhe me palën ruse. Rusia nuk u përmend në njoftim.
Zelensky optimist
Vetë presidenti Zelensky njoftoi më parë se një marrëveshje sigurie midis Ukrainës dhe SHBA-së ishte "pothuajse e përfunduar". Drafti i një plani 20-pikësh ishte përfunduar 90 përqinga agjencia e lajmeve Reutersd, shkroi Zelensky në një bisedë në WhatsApp me gazetarët.
Zelensky i kishte thënë më parë portalit të lajmeve Axios se SHBA-të kishin ofruar një marrëveshje garancie sigurie 15-vjeçare, e cila mund të zgjatej. Megjithatë, Kievi dëshironte një afat më të gjatë.
"Mbështetje e plotë" nga Evropa dhe Kanadaja
Përpara udhëtimit në SHBA, Zelensky u konsultua edhe me aleatët europianë. Me iniciativën e Kancelarit Friedrich Merz, presidenti ukrainas informoi një numër krerësh shtetesh dhe qeverish dhe përfaqësues të BE-së dhe NATO-s rreth bisedimeve të tij të ardhshme me Trump, njoftoi qeveria gjermane në mbrëmje.
Deri më tani nuk janë publikuar detaje specifike. Në një deklaratë thuhet, se njëmbëdhjetë krerë shtetesh dhe qeverish nga Evropa dhe Kanadaja, si dhe udhëheqësit e NATO-s dhe BE-së, e kanë siguruar Ukrainën për "mbështetjen e tyre të plotë" dhe theksuan angazhimin e tyre për të punuar "në koordinim të ngushtë me SHBA-në për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë".
Zelensky theksoi të shtunën, se Evropa duhet të vazhdojë të punojë së bashku. "Ne po koordinojmë qëndrimet tona dhe të gjithë në Evropë duhet të bashkohen për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës evropiane, pavarësinë e shteteve tona dhe paqen në Evropë. Duhet të ketë paqe”, shkroi Zelensky në Platformën X./DW
foto ilustruese Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëvepo rritet. Në ...
Foto ilustruse RUSI- Gjatë luftës me Ukrainën, numri i miliarderëve në Rusi ka arritur një nivel rekord. Por në 25 vitet...
foto ilustruese GJERMANI- Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger (CDU), është i hapur për ndalimin e m...
pamje nga vendngjarja SHBA- Një stuhi e fuqishme dëbore ka përfshirë pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke mbuluar rrug&e...
GJERMANI- Katër nga pesë gjermanë mbështesin reformat strukturore në sistemin e pensioneve të vendit...
Foto ilustruese SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të hënën mbi njohjen&nb...
Foto ilustruese UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi drejtpërdrejt homologun e tij rus Vladimir Putin se "nuk d&...
Foto ilustruse ANGLI- Angola dhe Namibia kanë rënë dakord të pranojnë kthimin e migrantëve të p...
Foto ilustruse SUEDI- Stuhia Johannes, e cila goditi Suedinë dhe Finlandën të shtunën, vrau dy persona dhe la ...
foto ilustruese TAJLANDË- Kombet e Bashkuara shpresojnë që armëpushimi i rënë dakord sot midis Tajlandës dhe Kamboxhias...